Nese dikush nje dite do me thoje
S'e syte pasqyra jane te shpirt tim
Atje thellesive lumturine ta kerkoje
Ku magjike une e rrise dashurine
Nese dikush nje dite do me thoje
Se pranvera ne dere paska trokitur
Arome lulesh une dua te me sjelle
Mengjesit vesearte qe sa ka zbritur
Nese dikush nje dite do me thoje
S'e i pafunde qielli eshte e i kthjellet
Per zogjte mbremjeve te me tregoje
Pse trishtuar hena rri nates se erret
Nese dikush nje dite do me thoje
I dashur vetem ne metro te ka takuar
Per ku shkoje une s'dua t'me tregoje
Mallit po cemendem qe kur je larguar
Nese dikush nje dite do me thoje
Se per mua malli nenen e ka marre
Zemra e saj zerin time do ta degjoje
E sa here agimeve per te kam qare
Nese dikush nje dite do me thoje
Se menduar babain rruges ka takuar
Dikur femij me te lozja do ti tregoje
E sa shume cdo dite me ka munguar
Nese dikush nje dite do me thoje
Vellai per ty fliste koheve t'femijerise
Me te une dore per dore s'e harroje
Te lumtur ne vraponim rrethe shtepise
Nese dikush nje dite do me thoje
Valle motrat a me mungojne ndopak
Dua deri atje large ato te me degjojne
Une jeten t'jua fale me duket vertet pak
No comments:
Post a Comment