Sunday, February 22, 2015

Dikur njerez

S'mbaj mend sa kohe ikur pa te pare
Si atehere kur shkoje rruges i nxituar
Mendova se emigrimi te kishte marre
Endrres per jete te mire kishe shkuar

Ti ne karroce paralizuar qendron ulur
Une dridhem e s'mundem dot nje fjale
Veshtrimi yte diku qiellit large ngulur
Une doren lehte mbi supe ve ngadale

Ankthit mberthyer pyes c'te ka gjetur
Zot sa dhimbje ndjej qe ti ke ne shpirt
Perjete paralizuar mike ti paske mbetur
C'ka ngjar me ty ne ate te mallkuar dite

Ne mundesh me trego c'te ngjau or mike
Fukarralliku rende vendin e kish'goditur
Une prinde deri vone punoja djersa pike
Por fatekeqesite prej qiellit paskan zbritur

E degjoja ate kur fliste une me lote ne sy
Me dhimbje me pa e filloj dhe ai te qaj
Provoj te ngrijhej te ecte e te ulej diku aty
Por kembet tashme trupin me s'e mbajne

Ishte rruge ne erresire nje vend pa drita
Ecja me nje mike pune rruges fare qete
Nate dhe akoma s'kishte zbardhur dita
Dikush me ze mbrapa me inat me flete

Leket me jep se te vrava me jep cdo gje
Miku im tmerruar vrapoi ne tjeter rruge
Une s'kisha pse te vrapoja fuqi skisha me
I varfer isha thjeshte mbaheshim me buke

S'kam asgje per te dorzuar leke e as flori
Une i mjeri u ndjeva perendishe mallkuar
Me mundime bera mure e mbi te nje cati
Dhe kurre ujin ne jete s'e kisha turbulluar

Ne moment ai me shtyu me aq sa mundi
I pafuqishem ne mes te rruges perfundova
Nje makine mes rrotash shpirtin ma tundi
Mes mjekeve ne spital isha kur u zgjova

Provova une te eci por jo s'munda dote
Kembet si ne mes mu duke s'e mu thyen
Qe atehere kam mbetur ky qe jam sot
Mjeket donin leke ndaj mua me genjyen

Miku im ti sot thjeshte mua me tmerrove
Ne kete bote miresia tashme ka vdekur
Me fale ti ate dite me dhimbje e kujtove
Dhe per pake para ti paralitik ke mbetur

Zgjata doren e pershendeta syte me lote
Me zemer u luta sheruar te shoh nje dite
Te uroj shendet or mike une per jet e mot
Dhe harroje ate dite denuar nga perendite


No comments:

Post a Comment