Ah imja nene si te kam a mbahesh
E vetme shkallet kur i ngjit e zbret
Prej mallit per mua shpesh ti qahesh
Te premtoj o nene do t'kthehem shpejt
Miqt me kan thene se ti o nene je tretur
Rrugeve kerusur ecen ashtu ngadale
E une ketej larg e veteme kam mbetur
Me malle per ty do tretem deri ne varre
Ah nene me thone s'e kur zbardh agimi
Rrugen merr e vetme e zbret atje ne krua
Me thone qe te ka humbur gjithe gezimi
E shpesh duke qare henes i flet per mua
Ah nene dhe une ketu ne toke te larget
Ika per pak kohe dhe mbeta vite shume
Atdheu me vjene si nje imazh i vaget
Vec ti me shfaqesh endrrave ne gjume
Ah nene eshte dimer ftohtit mos shetit
S'e semuresh e ty s'ka kush te sherbej
Te vetme ne dore te lame te perendite
Derisa une te kthehem te vij e ty te gjej
Ah o nene te lutem ti neteve mos qaj
Une me shpirt te ndjej ne t'huajn vend
Dhe merak per mua fare mos mbaje
Vec kujdesu nene per shendetin tend
Ah nene o Perendi per ty une sa po vuaj
Ne gjunje dua t'ulem te puthe kemb e duar
E nese nje cope leter ky shtet ketu s'ma jep
Si zoge drejt teje une kam per t'fluturuar
No comments:
Post a Comment