Te prushtat gjethe vjeshta i rrezoi
Si kujtime rrethe pemeve shpleksur
Renduar prej mallit sot era i largoi
Nga udhetaret si qylym i pa shkelur
Shiu embel si ne endrra pa trokitur
Si agimet i mbulone e kristalta ves
Dimri fundit t'vjeshtes paska zbritur
Ndaj i trishte u gedhi sot ky mengjes
Qiejt gri akuj te ftohte pa fluturime
Sot zogjt e avjonet i kane braktisur
Ylberet harruar fshehur hapesirave
Dimri nje flete kalendari paska grisur
No comments:
Post a Comment