Si dikur fillim pranvere e ngrohte
Sythe mes gjethesh plote kane celur
Ne femij ne shpirt ngelur edhe sot
Hapat tona ndjekim dikur shkelur
Kujtoj femije e shoqe banke ishim
Kur dita zgjatej e rrinim deri vone
Me te bukuren mike ne ty te kishim
Si atehere dhe sot e pergjithmone
Mikja ime malli me ka marre shume
Drejte jetes hareshem ne vrapuam
Qeshnim dhe pafunde shkruaja une
Loznim dhe shpesh here u rrezuam
Floket dhe qeshjen tende shume i doja
Kur ti vrapoje e lumtur vend me vend
Dite e benin mbremjen dhe xixellonjat
Kur te lumtura ato degjonin zerin tend
E mban mend mos qesh kur ta lexosh
Kur une varesha ne degen e qershise
Perhere kete moment do me kerkosh
Si atehere fshehur ne oborrin e shtepise
Kur lulekuqet skuqnin kopeshtin tone
Dhe ti me do s'me do me nje luledele
Kur te thoja sa bukur ky fustan te shkone
Kur karefica te vogla vije mbi kacurrele
Kujtoj kur doje t'me beje ti te lumtur
Ne gabimishte fjale kishim nderruar
Ti ne duar mbaje nje krahshkruar flutur
Dhe une fluturova gezimit t'patreguar
Thuam a te merr malli per femijerine
Ajo moshe e trendafilte dhe plote diell
Sa shpejte e kaluam ne edhe rinine
Te lutem mike kthehu ti nje te djele
Kete mbremje te bukur jame e gezuar
Dhe qielli xixellonjash eshte qendisur
Dhe zogjte qe diten u lodhen fluturuar
Tani jan kthyer ne fole per te dremitur
No comments:
Post a Comment