Nese ti me s'vjene me s'vjene as pranvera
Ky dimer i acarte do t'mbes ne shpirtin tim
S'do t'celin me mimozat dhe as lulet e tjera
Dhe dita do te gdhij e pa jete e pa kuptim
Nese ti me s'vjene as arome e blirit s'ndihet
As parfum i dheut t'ngroht shiut lagur papritur
Pa mua i dashur aq large thuam si te rrihet
Sot dhe ylli polar une s'di pse rri merzitur
Nese ti me s'vjen heshtur thelle rri dhe pylli
Edhe enderres sonte e vetme i frikesohem
Shoqeri kerkoj por dhe nata porten ma mbylli
Harrimit te mergoj vec prane teje te afrohem
No comments:
Post a Comment