Te pres e vetme në këtë park
Ku me mall te prisja atë kohë
Pres të shfaqesh ti nga largë
Dhe pse të larget une të shohë
Gjethet vjeshta i ka shpërndarë
Mes tyre e veteme eci e shastisur
Dhe zogjte fluturimin paskan marre
Unë te pres ketu ku e patëm nisur
Ca gjethe marr e pëshpëris me vete
Mes pemësh qe mbetën zhveshur
Ti dashuria ime e vetme e kësaj jete
Me gezimin e hershem buzeqeshur
J'o ti s`munde të kthehesh persëri
Parkut shkujdesur ndjej hapat e mia
Sot më pelqën te me lagi ky shi
Sot më lendoi me të vërtet vetmia
Sot vec do te doja dhe pse nuk je
C'do minut ja perseris une vetes
Ti ëndërr e imja te harruar jo s`ke
Une do te dua përtej limitit te jetës
No comments:
Post a Comment