Sunday, February 8, 2015

Alo...kush je?

Duke kerkuar mes numrash te tjere
Numrin tend lexova une mrekullisht
Ndjeva te dridhesha si gjethe ne ere
Ndaj mallengjyer e pashe ate serish
 
Syte e lumtur i hodha mbi receptore
Mes dyshimesh a ishe a nuk ishe ti
Numrat i prekja nje nga nje me dore
Dhe si e trembur largohesha perseri

Dhe veten e mblodha u bera e forte
Numrin e formova une jo pa ndrojtje
S'di por e vetme me s'u ndjeva sote
Ndonse te kerkoja sonte si mbrojtje

Me fal mike ndoshta sonte te zgjova
Atje large tani vellon ka hedhur nata
Sot me malle mes fotosh te kerkova
Dhe large nder vite u ktheva mbrapa

O zote ashtu mes loteve qe rrjedhin
Zerin t'a degjoja doja cuditerisht tani
Kujtimet mallin lemsh fytit e mbledhin
Mu be te shihja si atehere une perseri

Dhe kete moment u bera nostalgjike
Shihja foton ne doren time shtrenguar
Si dallandyshe ti rrugeve te botes ike
Qe sot te ktheheshe vec per te kujtuar

Vazhdoj foton ta shoh e po rri vetem
E ndermend sjelle ate kohe e lumtur
Adoleshent aq bukur flisnim per jeten
Dhe ti me thoje - je vajza me e bukur

Ja ketu te lumtur te dy jemi perqafuar
Ky bredh  renduar kaq shume nga bora
Ja dhe manushaqja qe me pate dhuruar
Sot nga kutia e kujtimeve une e nxorra

Ndaj numrin tend sot formova pa te keq
Dhe me shpirt prita ti te pergjigjeshe atje
Ndjeva dhimbje qe kurre s'munde ta heq
Kur aq ftohte ti u pergjigje Alo... kush je

Receptorin ula dhimbshem une penduar
Treni i jetes mendova ecen me shpejtesi
Une adolishente serish  paskam mbetur
Enderrimtare atehere ajo jam edhe tani

Kujtimeve per ty ju them sot lamtumire
Nje tjeter jete ndoshta neser do te nise
Kete s'do ta harroje une e di shume mire
Ti enderra ime ishe me e bukura e rinise

No comments:

Post a Comment