Friday, November 27, 2015

I dashur baba


I dashur baba sot mbeta i papunë
I ftohti dimer e bora ketej ka filluar
Mbetur vetem në këtë dhomë unë
Nisur mallit s'munda pa të shkruar
Sot me nënën në telefon fola gjatë
E merzitur dukej fliste shumë rrallë
N`moment shpirti `s`më rri rehat
Vuan nga ti apo e lodh imi mall ?
Miqtë thonë ti ke filluar të pish
Klubeve të lagjes i pirë cdo natë
Nuk do më vi mirë aspak ta dish
Nëse thonë është pijanec yt atë
Makinën që të solla e ke shitur
Kazinove më thanë të kan parë
Kur kjo leter atje të ketë mbërritur
Mbas c`do fjale si fëmi kam qarë
I vështirë kurbeti baba besom
Natën nga puna vij i raskapitur
Këpucë veshur dremis në sallon
Por jam puntorë si ti më ke rritur
C`ndodhi me ty baba më thuaj
Asnjëthirrje s vjen më nga ti
Fjalët e tua brenda shpirtit i ruaj
Pse kaq të largët ma thuaj ta di
Dorë nënës i ke vënë ndihem keq
Doja avionin ta marrë sa më parë
Mungesës time ajo dhimbje heq
S`duroj dot më ta shohe duke qarë
Të dua baba sa jetën time të dua
Kthehu një cast e kupto c`ke bërë
Ke kohë që s`flet një fjalë me mua
Pija hasem të bën me botën tërë
Kthehu baba atë kohën e bukur
Motra dhe unë ishim të vegjël fare
Ti aq i dashur na beje të lumtur
Zogjte shihnim sa bukur në dritare
Kjo letër do të lëndoj o im atë
Në kurbet jeta është e vështirë
Sytë drejt qiellit zotit i lutem lart
Të dua me shpirt uroj të gjej mirë
Më prit në ballkon si a`therë fëmi
Kur ktheheshim nga shkolla vonë
Ah baba je plag që dhëmb gjithnji
Për ty mall kam sa më mungon



Monday, November 23, 2015

Cmimi i Pare

Ditë gëzimi në këtë fundëvjeshte të artë! " Dua të këndoj " Kënga Fituese e Festivalit te Fëmijeve " Bilbilat e Korabit " 2015 me muzik të Zinçe Mimidinoski dhe tekst Anita Hoxha e kënduar mrekullisht nga vogëlushja e bukur Jozefina Jani, ishte një triumf i vërtet! Një mbrëmje e pa harruar për mua falë organizimit dhe pritjes së ngrohtë të miqëve në Dibër! Falenderoj me mirënjohje drejtorin e Festivalit Zinçe Mimidinoski për organizimin e përsosur të Festivalit dhe familjen Jani për mikëpritjen e ngrohtë tradicionale shqiptare. Përqafoj dhe falenderoj vogëlushen e bukur Jozefina Jani që me zërin e saj e ndezi flakë atë mbrëmje! 


Sunday, November 22, 2015

Sikur një ditë

Lamtumir ne tham por u penduam
Udhëkryqit t'ndarjes kthyem përsëri
Prej mallit t'lodhur sërish kërkuam
Tonat hapa ku dikur ecëm unë e ti
Dhe ashtu mes mallit tim e harruar
Orë të tëra asaj rruge prita më kot
Unë s'di të kujtoj sa kohë ka shkuar
Rrjedhën lumit s'mundem ta kthej dot
Në ëndërrat e tua fshehurazi do t'vij
Mesnate prej meje frik mos ki aspak
Si dikur dritën do ta fik unë përsëri
E n'agim do m'gjesh udhëkryqit larg

Monday, November 16, 2015

Histori shqiptare suksesi 2015

Pershendetje te dashur miq! Duke Ju falenderuar po ju lutem:
Me rastin e konkurimit per EXELENC ALBANIA per " Histori shqiptare suksesi 2015 per POEZIN " emri im eshte ne gare per vendin e pare. Ju lutem te mbeshtesni emrin tim duke me propozuar per Poeten me te mire te vitit, duke shkruar ne adresen e-mail : albexcellence@gmail.com

Wednesday, November 11, 2015

Eterit s'do na e falin


Kohë që shoh njerëz të largohen
Rrugëve e udhëkryqeve pa kthim
Si karvanët shkretetirës harrohen
Endërrash gënjyer për në mërgim
Ikin e braktisin shtëpinë ku jetuan
Sypërlotur shohin për t'fundit herë
Tokën e lënë djerr dot se punuan
Pemët pa vjesht e lule në pranverë
Kohë që shoh njerëz që shkojnë
Një ditë e një vite kthimi jo s'kanë
Harruar t'qeshin e shpirt t'këndojnë
S'dinë të kenë vdekur e si hije janë
Kohë që shoh njerez që largohen
Qiellit dhe zogjtë fluturojn aq rrallë
Shtegtarët rrugën humbin harrohen
Luten ata frymën ta mbajën gjallë
Arom e tokës i ndjek oqeanit përtej
Lotët tharë që viteve në sy mbetën
Vargje t'trishta e një muzë jo se gjej
Për ata që iluzionin si dhurat gjetën
Humbur ndihem n'vendin tim ka kohë
Nuk flas dot e fuqi më s'kam të flas
Asgjëkundi as pleq e rini më s`shohë
Ndër shekuj mallkimi ne na ndjek pas
Fytyra t'verdha pa gjak nëpër damarë
Rrugeve si kufoma njerez ecin më kot
Shami bardhat nëna dritë kurr pa parë
Që ditët i mbysin vetëm n'mjerim e lot
Kam kohë që karvanit unë jam ndar
Përcjell e shtrëngoj duar ftoht në derë
Shpesh si femijë dhimbjes kam qar
E cdo ditë dhimbshëm përcjell të tjerë
Hije të rënd ky vend s'di pse ka marr
Shpirtin tim do t'jepja të ishte ndryshe
Paqe s'do gjej as kur t'tretem në varr
Qiellin e kaltër t'shoh plot dallëndyshe


Faleminderit Vjollca Gerxhaliu

Nje dite plot emocione kjo e sotmja. Nga Amsterdami, mikja ime Vjollca Gerxhaliu sot ndau me mua kenaqesine e mbrritjes se librit tim te ri " Te flesh me yjet ne agim " Faleminderit mikja ime Vjollca, uroj qe cdo poezi te sjelli momente lumturie ne jeten tuaj.



I dashur mik!


I dashur mik! Mik emrin ta kam venë
Mbas shumë kohësh përsëri të kujtova
Ndoshta ca fjalë lamë dikur pa thënë 
A ndoshta mallit unë prap u gjunjëzova
Ngrysur letrën time do ta lexosh e di
Nga ajo tjetra do përpiqesh ta fshehësh
C`do rresht do e shohësh serioz me habi
Gabimet e rinisë mua ti do t`mi hedhësh
Do nxitosh në dhomën tënde i trishtuar
Rrëmon me duar në atë sirtar të vjetër
Viteve kujtimet janë zverdhur e harruar
Dhe pse ti ke ruajtur cdo timen letër
Mos u tremb nga letra ime ti sot aspak
Inatin e dikurshëm unë e kam, harruar
Ajo dashuri më dhemb akoma këtu larg
Mbrëmjes fshehurazi ta kam shkruar
Mos më mbaj inat është kohe e shkuar
Letrat e mia netëve lexoi ti më shpesh
Në foto unë një adoleshente dashuruar
Me dy gërsheta bukur ty të buzëqesh
Ajo tjetra carcafëve pret pergjumur
Për mua s`degjoi asnjëherë kurrë
Në krah vite me ty gjatë dashuruar
Puth cdo nate atë të lumturin burrë
Me fal që gjumin sot ta prisha më fal
Por dhe unë me hënën fola kaq gjatë
Dy pika lot më rrodhën syve ngadal
Ndaj te shkruajta k`të letër në mesnat
Si tren ka ecur koha cudi sa shpejt
Dy njerëz të largët botës mbetëm e di
Eshtë harruar ajo vajza me gërshet
Ai djali i klases nuk humbi për cudi
Letrën e mbylla pa fjalë dashurie
S`munda ti shkruaj për dreq pata frikë
Dimrit kur bora maleve t`filloi të bie
S`të shkruaj i dashur por thjesht Mik 


Sunday, November 8, 2015

Vëllai i shkruan vellait


I dashur vëlla si më i vogel po të shkruaj
Letra ime ndoshta do t'mbrrij në mesnat
Jemi një gjak dhe pse u bemë si të huaj
Ti lexoje në agim e këtë herë jo me inat
Nga ajo ditë pa u parë u parë u bë kohë
Vite vëlla me sy e zemër që ty të presin
Zotit i lutem n'atë tavolin ty të të shoh
Si dikur fëmije kur nëna sillte mëngjesi
Vitesh kujtoj përher atë të trishtë behar
Kur për një gardh u ndamë ne për dreq
Njeri tjetrin kujtoj sa rëndë e kemi sharë
Ndaj sot po t'shkruaj ketë merak ta heq
Lotët më mbuluan nga një foto dal të dy
Atje fushes me top ne jemi duke luajtur
Kete mëngjes sa mall une ndjeva per ty
Ndaj si më i vogel s`rrija pa te shkruajtur
Nëna është plakur e sëmur kam dëgjuar
Një fqinji ynë më shkroi para ca kohësh
I vdekur u ndjeva e me shpirt të coptuar
Rëndë tha pse s'ke ardhur që ta shohësh
C`fëmijë i keq paskam qënë sot kuptova
Inati s`më la atje të vija kohë më parë
Përpara zotit fajtor në kembë qëndrova
Dhe nga malli për ju atje larg kam qarë
Falmë vëlla të lutem mos gjyko rënd
Nuk jam i lumtur në këtë vend të huaj
Nuk ka më bukur se zot në vëndin tënd
Dy rrjeshta pendimi dhe ti më shkruaj
Llullën babai e ndez në oxhakut tregom
Sa herë nëpër shtëpi ja kishim fshehur
Thoje fajtori jam unë baba mua qëllomë
Qeshnim me xha Lipen kur vinte i dehur
Ta harrojmë inatin që sytë na ka zenë
Të duhemi si athere pse nuk mundemi dot
Ti harrojmë fjalët viteve të dy kemi thene
S`më duhet gardhi ta falë gjithë këtë botë
Lexoje letrën e shkruam dhe ti dy rreshta
Mallin e prindërve të lutem ti ma shkruaj
Fluturim do kthehem kur të hyjë vjeshta
Jemi gjak o vëlla nuk jemi dy të huaj



Tuesday, November 3, 2015

Letra e djalit për nënën


Po të shkruaj një letër moj nënoke
Se telefoni di që shpesh të tremb
Nënë mbretëresha ime e kësaj toke
Sonte për ty shpirtit po më dhëmb
Po vjen dimri moj nënoke po vjen
Ftohtë bën e kam filluar te mërdhi
Ndjej se një zjarr i ngroht më gjen
Kur corapet vesha punuara nga ti
Lotë mu mbushën sytë nga malli
Si s'munda të vija dot ketë beharë
Mes dhuratave nënë dhe ai shalli
Që ma kërkove një dimër më parë
Pranë oxhakut kur të rrish mërzitur
Mos më kujto nënoke mua me lot
S'jam më ai femija i prap jam rritur
Prandaj merak ti mos u bë më kot
Kujtoj fshatit shëtisja në të gdhirë
E pellumbave emra ju kisha venë
Në arë këndoja grurin duke shirë
E vajzat enderroja netëve me hënë
Nënë malli për ty sa më merr
Ndonse jam rritur jam bërë burrë
Ditët numëroj deri kur t'vij në verë
Duket se ky vit s'do mbaroj kurrë
O nënë tani kete letër po e mbyll
Nata hodhi tantellën e zeze të saj
Si hënë të shoh e herë ndrin si yll
Herë qiellit pëllumb fluturon pastaj
Të dua nënoke t'falem si perëndi
Me letrën time sonte mos u merzit
Perëndisë lutju si nënë që t'lutet di
Festave do t'vij në t'bekuarën ditë