Sunday, July 31, 2016

Edhe 100 e dashur!!

Pasuritë e mëdha janë miqtë e mirë e të përjetshëm.
Kur në jetë kemi njerez të dashur si ty Anita, miqësia gjithmonë ka kuptim më të bukur. Sonte ke ditëlindjen, dhe unë të uroj më të mirat e kësaj bote sic ti i meriton. Pasi je e rrallë, një femer fisnike, e zgjuar, e mirë, dhe bën krenar gjithë të njohin.
Një nga artistet më të mira që ka Shqipëria, ku me Penen tende ke arritur të shkosh dhe pertej Oqeanit, atje ku poezitë e tua frymëzojne qindra dashamirës të librit.Është fat të kemi njerez të tillë afer, unë e di sa shumë adhurim kanë njerezit për ty, një nder ata jam dhe unë.
Kozeta Cosette Cosetta për Anita Hoxha



Saturday, July 30, 2016

Thuam që ishte ëndërr !

Dhe ti atë ditë humbe ashtu si me magji Por unë n'udhëkryq dola dhe tjetër herë Me orë prisja të më shfaqeshe sërish ti Me aromën e parfumit përhapur në erë
Kujtesës ajo ditë më mbeti kohë të gjatë Isha i lumtur o i trishtuar jo as vetë se di Ti ëndrrave m'shëtisje e bukur ditë e natë Me aromën e parfumit mbetur hajmali



Tuesday, July 26, 2016

Po iki nënë


Po iki nënë dita pa u gdhirë akoma
Se s'dua të lendoj aspak largimi im
Ndaj po të lë ketu gjith kujtimet tona 
Atë fëmijën që përkundje plot gëzim


Eh më tremb kjo ikje dita pa u gdhirë
Se s'dua të mërzitesh kur të ngrihesh
N'agim do kërkosh ti kafen për ta pirë
Kurr e braktisur botës te mos ndihesh


Po iki nënë u rrita tani më duhet të le
Me erën mbremjeve lajme do të sjell
E buzëqeshjen time shtëpise aty e ke
E atë fëmijën e zhurmshëm diku atje


Nga lodrat prej kohësh jam shkëputur
Por shpërndar janë ato nëpër shtëpi
Të bëhet netëve ti hënes duke ju lutur
Kohërave të kthehesh në timen fëmijëri


Në dhomën time derën ti mos e mbyll
E dritën ndezur lëre të lutem mos e fik
Kur nata të bjer unë do të bëhem yll
Errësirën ta ndrij që ti të mos kesh frik


Po iki nënë ti më fal perëndesha ime
Në zemër mirësine tënde mora hajmali
Unë librat po t'le e poezit plot kujtime
Dimrit ti lexosh e netëve me borë e shi


Saturday, July 2, 2016

Mos pyet !


Mos pyet si quhej ajo që për ty derdhi lot
Për ditet, për vitet e c'ngjyrë kishin ata sy
Thuaj një vegim ishte shuar në këtë botë 
Mos harro për jete ajo fle në shpirt me ty