Saturday, January 31, 2015

Une dhe Esenini

E dashur nene sonte me zgjove ne mes nate
Me drite hene nje leter per ty nis te shkruaj
Me shpirtin lodhur nga mungesa jote e gjate
Dhe zerin e ngrohte qe une me dashuri e ruaj

E dashur nënë me yjet po bisedoje ngadalë
Ju tregojë për atë të bukurën fëmijërine time
Athëre kur ti  më qortoje  me mijra fjalë
Kur ti ishe ishe e vetmja mikja ime

E dashur nënë e di gjumë nuk ke në sy
Në prag te derës je ulur e mendon për mua
Sot do të doja t isha  me të vërtet me ty
Sot i kujtoj te gjitha fjalët e tua

Kjo hënë  e zbehtë smë le të shkruaj
Më duket sikur vargjet janë brenda shpirtit tim
Unë ty përpara syve të mi ashtu të bukur të ruaj
Si nje muzik që ne shpirt cdo moment më rri

E dashur nënë mos u merakos për mua
Kur nata të vij e te mbuloj si nje mantel qetesia
Kur unë dhe tani i ndjej perkedheljet e tua
Ah nënë ti per mua je vete Perendia

Sot në këtë buzë liqeni më mungove dyfish
Kur librin tim te pare ne duar o nene e mora
Ashtu në një mes rruge per ty qava ta dish
Dhe nje psherëtimë nga zemra e nxorra

U ndjeva vetem se pa nënën pranë vetëm je
Me  sy te kërkoja mes njerëzve por më kote
Unë qe ti kaq shumë dashuri më dhe
Sot zërin tim e shpërndaj kudo në botë

E shpërndaj e i flas botës me zërin tim
Por me shpirtin tënd në shpirtin tim ngujuar
Ti ishe muza në cdo germe e në vargun tim
Për të gjitha perlat që dora më ka shkruar

Ah nënë  në shpirt me mua fle cdo natë
Dhe pse ne jemi kontinente larguar
Ti mallë do t'mbetesh për nje kohë te gjatë
Ashtu si poezit që per ty kam shkruar

Të them natën e mira këtu brënda shpirtit
Dhe me nje  puthje merr fund ky bisedim
Sepse ti muza je mbretëresha ime e librit
Zili do te na  kishte dhe i madhi Esenin







Friday, January 30, 2015

Nate dimri

Me shiko nen kete shi
Hap dritaren nje kanate
Dhe e lodhur un do t'vij
Ne mes dritash kete nate

S'dua jo te pres kaq gjat
Hape dritaren nje kanate
Dergom vetem ti nje fjale
Te kuptoj qe jam e gjalle

Me shiko nen kete shi
Lodhur mungeses vij te ti
Me dhensh pake dashuri
Nje puthje ta mbaj ne gji

Falme puthje nese mundesh
Puthje une do t'fale sa dua
Nga mendimet mos lekundesh
Vullkan je qe me djeg mua

Ate nate shpirtin ta dhashe
Sot po shkoj ti s'me pranove
Qindra puthje atje une lashe
U largova dhe ti u largove

Frymes tende kaloj naten
Dites agimin dua tja vjedh
Kujtimet tona aq e paten
Ylbere te grisura i mbledh

Thursday, January 29, 2015

Lulja e harruar

U zhveshen pemet nga vjeshta
Si vajzat e brishta e lozonjre
Kete pejsazh e hedh ne rreshta
E trumcakeve u flas ne dritarte

Lulen qe e mbolla dikur me dashuri
Te pyes nga larg a e mban mend
Kur pyetem si ta quanim un apo ti
Ti me thoje ta quajm me emrin tend

E shoh atje tej xhamash se dritares
Nje trup i dobet qe lekundet nga era
Mezi pres te mbushet serish me lule
Dhe pak kohe deri sa te vij pranvera

Me kete lule e nisem tonen dashuri
Kur une isha nje e bukur adoleshente
Ajo mbeti ne kopesht sot e pergjithnji
Si nje kujtim i pa harruar i kesaj jete

Gjethet vjeshta i rrezoi pa meshire
Dhe dimri me bore do ta thaj fare
Dhe une ne cdo kohe e di shum mire
Nga large do t'a ndjek ketu ne dritare

Pranveres  kur te kthehesh ajo do t'cel
Por s'e di a do kthehesh me tek mua
Nje kujtim i bukur kjo lule le te ngele
Ku une c'do dite ti pershperis te dua

Wednesday, January 28, 2015

Ndoshta nje dite

Merzia me vrau per fjalet qe me the
E une buze detit vrapova e braktisur
Sot gezohu afer trupit tend s'me ke
Nga sot per ty nje jete tjeter ka nisur

Nje jete tjeter ku une vertet nuk jam
Por pikturuar mbeta ne tenden zemer
Zhurma e valeve me ndjek nga cdo ane
Thjesht u larguam e s'ishte asgje tjeter

Ne nje te ardhme ne ndoshta shihemi
Do kemi ndryshuar valle as vete s'e di
Nga puthjet dhene njeri tjetrit do njihemi
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri

Tuesday, January 27, 2015

Nese do me duash

Nese do me duash me prano keshtu
Si zoge shtegetar diteve shkoj e vij
Por gjithmon ndaloj aty ne syt e tu
Dhe pse lodhur fluturimesh mezi arrij

Nese do me duash pranom te brishte
Mallit shpeshhere per ty me ler te qaj
Perhumbur kujtimesh ashtu te trishte
Mbremjeve shpirtit tend prehem pastaj

Menduar sot shoh qiellin e pa funde
Ai ngrohte me buzeqesh plot kaltersi
Mijra kujtime ne shpirt kjo ere me fute
Dhe si enderr bregut detit shfaqesh ti

Me endje sot ndjek rrugen e kujtimeve
Si pulebardh dua lartesish te fluturoj
Atje larg rruges se gjate te harrimeve
Me nje fyme drejte  teje shpirtin ta coj


Nje gote lamtumire

Po iki i dashur sonte lamtumire
Per ty me fund e piva une nje gote
Ashtu  e vetme mendimesh ngrire
Sa e trishte me duket sot kjo bote

U munduam fjalet  bashk ti gjejme
Fjala e ngrohte per ne eshte harruar
Perpara teje e bukur me s'do t'jem
Por thjesht nje hije nates erresuar

Mos me permend kafeve me te tjere
Kur rruges time me hapa te nxitoj
E di nga sot s'do t'jete me si atehere
Ndaj per ty une sonte piva te harroj

Po iki i dashur ndaj per ty sot piva
Ndoshta do shihemi si miq te vjeter
Nga zemra me dhimbje ty te fshiva
Ne jeten tone do t'fusim dike tjeter

Sunday, January 25, 2015

Te them te verteten

Nese duhet te them sot te verteten
Mungesen tende e ndjeva plotesisht
Dikur nje premtim ne beme per jeten
Te duhemi gjithe koheve perjetesisht

Ti ndrite si nje ylle ne hapsiren time
Ditet e mia ndryshuan ashtu papritur
Por larg mbete shpesh ne enderrime
Se drejt meje rrugen s'e kishe gjetur

Nese me duhet te them te verteten
Embelsisht jetes time si fllad u fute
Mendimet e keqia per ty larg mbeten
Ti shpirt u bere e kraharorit u struke

Me mori malli vertet betohem ne zot
Ti i bukur vjen leviz si hije cdo nate
Te te harroj ty e paskam kaq te kot
Te une ti do t'mbetesh koheve gjate

Ti sot u shfaqe pa pritur pa kujtuar
Perjetova une nje puthje imagjinare
E ndjeva tmerresisht sa ke munguar
Ne zemren time ti kishe humbur fare


Dielli i se dieles

Perse mungon dielli i se djeles ne vendin tim
Njerzit shkujdesur me hallet e tyre sot levizin
Dielli ndrin boten vec ketu s'ka me shkelqim
Fjale te renda degjoj dhe shume me merzisin

Po perpiqem ta gjej ate diell sepse eshte diku
Atje ne femijerine time te lumtur large mbetur
Sot perpiqem rrezet e zbeta ti gjej ti sjell ketu
Jane shperbere ne therrmija diellore jan tretur

Dallandyshe gumezhinin femijet e mbaj mend
Ja ku e shoh veten une te lumtur aty mes tyre
Sot asgje s'dalloje rikthehem ne te njejtin vend
Nje kopesht pa lodra tmerre si nje shpull fytyre

Ah femijria jone atehere me prinder per dore
Te lumtur shetisnim zhurmshem neper rruge
Ah kohe sa dhunshem kete diell qiellit ia more
Sot femijet flene zbathur pa lare e te pa buke

Ku eshte dielli i se dieles pse nuk ndrin me
Ku jam une qe shpesh qeshja me gjith shpirt
Si ka mundesi ne pak vite te zhduket cdo gje
Na e vodhen perendit o te pa besat qeverit ?

Njerezit e mi levizin shkojne e vijne cdo dite
Si nje skice zogjsh qe largohen ne cdo vjesht
Neper bote kan lene ate kohe kan lene rinine
Dhe sot s'dine ti bejne dy dite te lumtura rresht

Ku shkoi djelli e se djeles valle sot ku humbi
Pse une ndjeje ne shpirt nje bore si ne janar
Si anije qe po mbytet shpresen fort ma tundi
Dhe ti ke mbetur larg s'te shoh me si me pare

Ej diellin e se djeles ketij populli kush ja mori
Ku jane ata femij ajo rini e lumtur ku ka shkuar
Kush ket'zbrazdesi ne shpirt si fare na hodhi
Ku jane prindrit tane prej femijeve sot harruar

Lereni diellin te ndrij kete toke mos e ndaloni
Nje mrekulli eshte dhe zoti na e beri ne dhurat
Jeten me shpres ta mbushni e paqsisht jetoni
Kurre ne vetes t'mos i themi se jemi te pa fate

Po le nje buzeeqeshje atje teje ne nje rruge
Tja fal dikujt qe me shum se te tjeret po vuan
Djelli i se djeles nga qielli yne si magji u zhduke
Vetem ne disa pasanike shkelqimin fallc e ruan

Diellin e se djeles thelle shpirtit time e ndjeva
Dhe fryme mora kaq thelle ndonse trishtuar
Me te kaluaren diku harruar veten s'e genjeva
Qeverite na kane mallkuar! Zoti na ka bekuar!

Saturday, January 24, 2015

Enderr dashurie

Ne te dy nje histori e shkruar
Here si ne enderr e here realitet
Ne te dy cmendurisht dashuruar
Une ne vargje humbur ti ne potret

Me zemer i shkruajta dashurise
Ti pranveren pikturove me kujdes
Ne jemi te dy jemi pjese  e magjise
Qe kur zbret nata e deri ne mengjes

Trishtohem shpesh une me vargjet
Dhe fletet  me dhimbje i kam grisur
Ndjej se vetmuar i kam len parqet
Dhe ti vjeshten ende s'e ke nisur

Ne te dy nje enderr kaq e bukur
Une qiellit e sjell per ty atje large
Vargjet i ngarkoje i kthej ne flutur
Te vijne te ty ti perkedhelesh pak

Me ngjyra aq bukur ti ke qendisur
Nje trendafil te kuq me drite e hije
Nga vendi jot per mua e ke nisur
Per me te bukuren vajze Shqiperie

Friday, January 23, 2015

Libri im i pare

E mora ne duar sot une librin Dhe cdo faqe shfletova me kujdes Ne cdo germe kam lene mendimin Dhe rrjeshtave ndeza nje shprese Madheshtore me duket ky liber Ne cdo poezi dhe ne cdo flete Ketu shkruajta per te egrin dimer Per vjeshten shkruajta ato nete Dhe shpirtit c'kisha ketu e hodha Me bukurin e fjales kam ndertuar As nje here nuk i thashe u lodha Oreve vone kur per ju kam shkruar Ne mes jush bleroi muza e vertete Ndaj dhe rrjeshtat dolen kaq bukur Pjese e jetes tyre ishit dhe ju vete Forc e gezim kesaj rruge te ndritur Ne funde t'leximit mendova e cuditur Fletet te gjitha ja mbylla me ngadal Ketu te gjitha stinet sot kane zbritur Te gjitha dashurite kane lene fjale

Thursday, January 22, 2015

Te dashur miqe! Librin tim te pare munde ta prenotoni ketu! Kliko mbi foto

Te dashur miqe! Me gezim ju informoj se te portali " BOTIME SHQIP " duke filluar nga data 23.01.2015 Ju munde te blini librin tim duke klikuar mbi cdo njeren foto te librit te publikuara ne blogun tim. Gjithashtu edhe te " Librari Agolli " Rruga Abdi Toptani , Tiranë ( prane postes qendrore, mbrapa bankes se shtetit ) Ju falenderoj nga zemra!




http://www.botimeshqip.com/poezi/193167-zgjimi-i-nje-endrre-64.html

Tuesday, January 20, 2015

Kujtim i largët

Borë e ngricë në të largëtën Rusi
Tek ty jam nisur pa kuptuar
Se di si nje kujtim plot mall më erdhe ti 
Sot më lëndove në shpirt më ke turbulluar
U mbyllen kufinjt më kujtohet si sot
Të dy student me shpirt dashuruar
Ti më the nuk mundem të dua dot
në vendim tim kam për të fluturuar
Bota në kokë mu shemb në moment
Veten pa ty e mendova të humbur
Ne ishim dy të dashuruar student
Ne ishim bashkë aq të lumtur
Avionët drejt qiellit Rus fluturuan
Ti ike nga unë shum larg atë koh
Sot fotot në mur tek ty më çuan
Në këtë jetë dua dhe njëherë të shoh
Qielli gri në Rusi avioni ndaloi
Zemra ime të kërkon kaq me ngulm
Se di a do ta gjej më, ankthi më pushtoi
Atë studentin e Rusisë që e deshi aq shumë
Jemi thinjur jemi plakur koha ka vrapuar
Cdo gjë ka ndryshuar është e vërtetë
Me shpirt në dorë drejt teje kam fluturuar
Te shoh dhe njëherë në këtë jetë
Rusisë rrotull i rashë kudo në cdo vend
Stë gjeta dhe pse te kërkova kudo
Shkela me hapat e mi atje në vendin tend
Me lot në sy përshpërita Kurrë mos më harro
Sa zemra u ndanë në atë kohë
Sa dashuri u prenë në mes pa përfunduar
Sa lot me mëndjen time unë shohë
Vendosen qeveritë qe të mbetemi të harruar


Monday, January 19, 2015

Shqiptare


Ah shqiptare ty si te shkoj jeta
Lindur kesaj bote aq i pa fate
Do shkruaj per ty ca te verteta
Rruga jote vertet ka qen e gjate


Endesh rrugeve te kesaj bote
Bota me ty u talle shume here
Mbi shpine te vune fjale e vepra kote
Si te ishe me i keqe se te tjere


Percmuar e shtyre me qellim
Te detyruan emrin ta nderroje
Ti o bashke kombes i vendit tim
S'di ne shpirt si munde ta duroje ?


U bere Grek e cdo tjeter nga halli
Te hoqen nga vetja cdo identitet
Thelle ne shpirt qaje nga malli
Ndonse e dije gabimi ishe vete


Per te tjeret punove nate e dite
Familjen e harrove ketej large
Sa here shkojne e vijne qeverit
Ti emrin do nderrosh o i pa fate


As kush per ty nuk mendoi ku je
Kur halli ne vend te huaj te zuri
Dhe pse nje shtet e ke nje atdhe
Qe ujin kurr ne zjarr per ty se vuri


Kjo toke e juaja shekujsh ta dini
Ju do ashtu sic jeni ne te vertet
Dhe pse ne vende te tjera rrini
Shqiptare i vetmi juaj identitet 



Mos me prit me

Mos më prit ne statcionin e kujtimeve te tua
treni i jetes time tashme është larguar
Smundet dot as aty te më gjesh mua
flaka e dashurisë u bë hi u shua

Nga ai zjarr asgjë më nuk ka mbetur
por vetem kujtime strehuara ne shpirt
lulet pranveres do kenë celur
dhe pse une me ty sdo te jem atë ditë

Njerez te tjera do sjelli koha ne jeten tone
se asgje i dashur nuk mbetet njesoj
Ditet e jetuara bashk i mbylla ne nje nje vagon
drejt nje statcioni te panjohur une vetem po nxitoj

Nuk te them dot lamtumirë është vone
me kokën mbrapa dhe une per nga ty mbeta
Mirupafshim te thash duke u larguar
se fjalen lamtumire ne shpirt nuk e gjeta





Saturday, January 17, 2015

Nje tjeter sukses

Sote nje tjeter kenaqesi pa funde me dhuruan miqt e mrekullueshem te blogut time! Ne te njejten kohe sote nga pese shtete, United States, Albania, Grece, Serbia dhe Albania si ne diten e poezise!

Ju falenderoj nga zemra miqe te mrekullueshem per mbeshtetjen tuaj!



Shqiperia ime

Lerem sot mbeshtetur ne prehrin tend oj loke
Si dikur lodrash po kthehem e brishte si femij
Deri ne dhimbje une e ndjej eren e kesaj toke
Ate ere legjendash dhe mallin qe ma jep vec ti

Lerem ti burim i jetes sot une dua fort te perqafoj
Kohe mundimesh une kam mbetur sot ketu me ty
Valixhet mbushur plote dhimbje rinia jote emigroje
Vec une jam besnikja jote ndaj sot shihemi ne sy

Ata te thjeshtet bije malesh rritur me uje te bekuar
Jeto moj loke kurre mos ndalesh ti je nene e uruar
Dhimbje s'dua ne syte e tu le te shkojne ti me ke mua
Ata me shpirte jane ketu e therrasin Nene sa te dua

E degjon zerin e bijeve jehone fort sot neper bote
Eshte si shqipja mes qiejve ndaj ti nene behu e forte
Le te flas bota per ty e le te shaj te thojn c'te duan
Ti ke mijra zemra e sy qe jeten japin skan ce duan

Shqiperi emrin ta thone  por loke un te perkedhel
Ti gjithmone e jona nene dhe pse si jetime ke ngele
Ti jetime se femijet shkuan eh kjo bote po te mundon
Lote per ty large leshuan ti je dhimbje per ta gjithmon

Ndaj therrit dhe ti o loke dhe zerin coje anembane
Jepi dridhmen gjith kesaj toke te bucasi ne cdo ane
Le ta degjoj e gjith globi dhe gjith planeti ta degjoje
Shqipja krahet prapi i hapi ne qiell te kalter fluturoj

Thursday, January 15, 2015

Kthim ne Paris

Dy adoleshent ne rruget e Parisit
te dashuruar te cmendur marrezisht
Te dy flisnim me gjuhen e shpirtit 
te lidhur me njeri tjetrin perjetesisht
Te dua me thoje ne kullen e larte
e une me krahe nga gezimi fluturoja
Mberthyer te dy nga kjo dashuri e zjarrt
ditet e vitet me ty pa numeruar i coja
Ku shkuan ata dy te rinje athere ?
ato puthje pa fund ne kullen e larte?
Ti ike u largove ne nje stine pranvere
une mbeta vetem si nje dimer i acarte
Sot po shetise rruget e Parisit perseri
sjam adoleshente por grua ne moshe
Ti me shfaqesh para syve si nje mrekulli
dhe i harruar prap arrin dhe me josh
Afrohu therras emrin tend si e cmendur
njerzit me shohin te gjith te habitur
Ti si statuje ne zemer me je gdhendur
Ne Shen Elize si hije paske zbritur
Ah Notre Dam te kjo katedrale madheshtore
dashuri te perjetshme premtuam te dy
une me buzqeshjen time engjellore
Ti me shkelqimin qe te ndrinte ne sy
Lamtumire Paris Shen Elize Notre Dam
Shpirtin tim peng tek ju e lashe
Po kthehem dhe pse sot e vetme jam
dikur dashuri pa fund ketu tek ju dhash


Kërce me mua

Kërce me mua sot harro çdo gjë tjetër
të mendosh çastet e shkuara është e kotë
Lëri larg në një sirtar mbyllur mbetur 
mendo një jetë e re për ne fillon sot
Kërce me mua është moment magjik
afër trupit tim afrohu të ndjej
Nga e kaluara jote i dashur mos ki frikë
në krahet e mi ajo smundet të të gjej
Kërce me mua mendo sikur jemi vetëm
kjo muzike si valë e qetë deti zemrën na prek
Do jetë nje kujtim i bukur për gjithë jetën
si një lule e bukur harruar në një degë
Kërce me mua puthje pafund të japim
e gjith bota ime ti për mua je tani
Dashurohemi dhe këtë çast ta kapim
çastet e bukura nuk mbeten përgjithnji


Tuesday, January 13, 2015

Te Desha Heshtur


Te desha heshtur fare pa fjale
brenda shpirtit monument te kisha ngritur
Ti behesh breng me behesh malle 
mrrekulli nga qielli zbritur
Te desha spata guxim ta thoja
para teje me ngrinte mendimi
Me mendje tek ty ditet i coja
per mua ishe vete jeta e vete gezimi
Te desha pa te thene asgje
ne zemren time ti cdo dite flije
Te dua dhe sot cdo dite edhe me
ti dashuri bekuar perendie


Monday, January 12, 2015

Nate e trishte

Vargje te trishtuara dua te shkruaj kete nate
Kerkoj nje Pse ne s'e vazhduam rrugen tone
Ishte si nje enderr aq e bukur por e pa fate
Si endrrat qe ne zgjim harrohen pergjithmone

Vargje te trishtuara dua te shkruaj kete nate
Kujtoj kohen kur une te humba pa e kuptuar
Si ne nje film ku gjithe historite e kane nje fate
Ndaj mbetem peng e nje dashurie  te ndaluar

Vargje te merzitura une vazhdoj te shkruaj
Dhe yjet lart sonte i ftoj te jene miq me mua
Nen driten e tyre une shpirtin tend e ruaj
Dhe si legjend mes yjesh afer vetes te dua

Nates te trishtuara vargjet larg shtegetojne
Me shpirt henes te me tregoj per  ty i lutem
Nese te ka pare ajo e lumtur do t'me thoje  
Dhe une rrugicave te shpirtit tend do t'futem

Saturday, January 10, 2015

C'far ti them!

C`ti them une sonte nates vetem jam me lot ne sy
Kerkoj kot larg horizontesh se mos valle te gjej ty
C`ti them hënës se menduar kur t'me pyesi ti ku je
Ti them mbete larg harruar por ne zemër serish je

Edhe detit une c'far ti them sonte duket kaq i bukur
Ti them ti me mua s'je s'e ne s'ishim më të lumtur
Edhe shpirtit une c'far ti them qe e ka kaq të vështire
Per ty qenka kaq e leht te thuash une s'ndjehem mire

Sonte kjo nate mu duke e zbehtë pa qirinje pa dashuri
Nëse fundi ky do te jetë atehere denuar do te jesh ti
Nese nje dite do te mendosh se c`bëre ti në te vërtet
Me shume dhimbje do degjosh Lamtumir edhe përjet

Thursday, January 8, 2015

Ah Nënë

Nënë të solla në vargun tim
të ula këtu në poezi
Ti gjithë vargut mi dhe shkëlqim 
nga drita jote që ke veç ti
Nënë të thirra sot të jesh këtu
të vish e të rrish me mua
Këto rrjeshta nuk janë asgjë
para fjalëve të arta të tua
Nënë më mungove sot ta dish
asgjë nuk ndriçon asgjëkund
E di je larg nuk mundet të vish
prandaj dhe syri im lotët po i shkund
Nënë do të doja mos ishe larguar
të të kisha çdo çast këtu
Kur netëve yjet  të jenë shuar
unë dritën e shpirtit shoh te syt tu 

Monday, January 5, 2015

Luli i vocerr

Kush tha qe lulit te vocerr i ka ikur koha
Dhe se Migjeni e shkruajti per kohe tjeter
Me dhimbje e tmerre sot une e kujtova
Ne nje kohe moderrne ate histoi te vjeter

Duke ecur rruges trotuarit sot me nxitim
Syte me gozhduan aty ne nje kende rruge
Nje djale i vogel robagrisur e pa kepuce
Fshehurazi njerezve hante nje cope buke

Ngriva e u bera statuj nene ne moment
Si gjethe vjeshte u drodha dimrit e thare
Shpirtit thelle ndjeva urrejtje: no koment
Atje mes ketij dimri te ftohte e me acar

Nje buzqeshje nene munda qe ti jap
Dhe pse gjith boten une do t'ja dhuroja
Me vrap serish u ktheva ta gjeja e ta kap
Si femijen tim me aq mall ta perqafoja

Ti afrohesha doja por s'mundesha dot
Ne zemer me mbeten syte e vegjel blu
Veshtire t'harroj trishtimin i kam dhe sot
Dhimbjen qe lexova shpirt ne syt e tu

Si engjell rruges ikte ashtu i vetmuar
Ne duart e ngrira ajo cope buke e thate
Migjeni ne nje kohe tjeter e kish shkruar
Por koheve moderne me force u perhap

Mire u takofshim thash thelle vetes time
Dhe me urrejtje pa fund mallkova qeverite
Ti ne jeten tende shpirt pac vetem gezime
Kur s'kujdeset shteti te ruajtshin perendite


Saturday, January 3, 2015

Nese Ti

Nese ti iken une ty sdo te kerkoj
Fijet e shpirtrave tane do keputen
Pa kuptim drejtim tjeter un do shkoj
E fjalet e asaj nate nga ty do zhduken

Nese iken une jo s'them se s'do jetoj
Por do t'jem me shpirt aq te lenduar
Si nje brilant ne kohera do te kujtoj
Jo ne krahet e nje tjetre perqafuar

Nese ti iken braktisur do te jem diku
Por s'do te pres serish kete ta them
Atehere kur te mungosh e sdo jesh ketu
Une vec shpirtin dhe veten do te kem

Nese ti iken un do te dua po njesoj
Dhe ndoshta ti kurr sdo ta kuptosh
Dhe ashtu te ikur serish do te mendoj
Dhe ashtu e ikur serish do me kerkosh

Po largohem

Kur dielli te nise e ngrihet ngadal
Trishtuar reflektimin shikoj ne liqen
Un do largohem heshtur e pa fjale
Dhe tek ty asgje kurre jo s'me kthen



Rruges ku shkoj asgje s'dua te shohe
Ndjej hapat qe zvarriten pa deshir
Une sot as edhe veten me s'po njohe
Dhe pse largohem adresen e di mire


Ndonse ky shpirt tradhetar sot u ndje
Dhe thelle dhimbjes jo asgje s'kupton
Me force i themi une e urrej e urrej ate
Ai me fort me thote ti ate e dashuron


Ne gjysem te rruges me nuk kthehem
Ne medyshje jam e s'kam shpirt ta them
Ne udhekryq e vetme sot po ndjehem
Une dhe dielli qe fytyren sheh mbi liqen





Te shkruaj per ne

Desha të shkruaj kaq shumë për ne
por smundem dot as dhe një fjalë
Ti vjen me shpirt atje larg ku je
ti sot më bëhesh ndjenjë e mall

Më fal se di pse nuk mundem
të shkruaj për ne qenka vështir
Si një lastar peme para letrës lëkundem
ca fjal i fik nuk mund ti shkruaj mir

Çfarë mbetëm të dy të pyes në heshtje
të njohur ? miq a të harruar ka mundësi
Ti fshehur rri mbas një të ftohte buzqeshje
kaq shumë indiferent ashtu si vetëm ti di

Mos u ndje i trishtur për vargun tim
janë thjesht fjalë nuk janë asgjë tjetër
Për ty në shpirt e kam shkruajtur një dedikim
mos beso këto rrjeshta në një copë letër 


Kur ti premton se do vish

Kur ti me premton se do vish une neteve pres
ashtu duke folur me henen e duke numeruar yjet
Degjoj valet e detit qe vijne ne veshet e mi si nje muzike
dhe veshtrimin tres tutje neper horizont
Kur ti me premton se do vish qindra pulbardha fluturojne
dhe shpirti im prej vitesh zbrazur pret ndjenjen tende
Me mijra kilometra rruget shtrihen para syve te mi
dhe zvogelohen kur hapat e tu ecin lehte ti je ne mendjen time
Kur ti me premton se do vish un fluturoj ne endrra larg
te sjell me shpirtin tim aty afer meje
Me duket se ne jemi pashmangshmerisht te lidhur
kur ti premton se do vish ti se di sa vite kam ketu duke te pritur


Nese ti me harron

Nese ti me harron un si zog pa krah do fluturoj ne kujtimet tona
nuk e di ne do te gjej aty apo ti ke fluturuar ne qiej te tjere
Ylberet e shpirtit tim qe lidhnin tendin shpirt jan shuar 
ne qiellin gri shpirti im i zhurshem do te ndejek kudo nese ti me harron
Nese ti me harron krahet e mi do shtrihen pafundsisht drejt qiellit
per tu lidhur me te largetit krahet e tu ne nje trup tjeter perqafuar
E un ashtu therras me ze te fort vetmine time te vetmen mike qe kam
nese ti me harron mos me kujto me jam kthyer ne nje gjethe pa frym pa ze
Nese ti me harron vendin e shpirtit le ta ze dikush tjeter
per mua mos pyet nese naten trupit tend i mungon i imi trup
Ashtu me le ne kujtime le te mbytem le te jem nga ty e harruar
nese ti me harron ti kurr sme ke njohur , une kurr nuk kam egzistuar


Friday, January 2, 2015

Kjo Gote

Ne goten e veres sot po humbas
Nga merzitja qe smunda dot te jem me ty
Ne fundin e saj ty po te therras 
Le ta pime ne nje gote merzitjen te dy
Ne me trulloste sot kjo vere
Mos beso asnje fjale nga mua
Kam pire dhe vite te tjere
Por sot u deha pa puthjet te tua
Te them te dua aty ne heshtje me goten
Sa me do as nuk dua tja di
Per ty dhe mbrapsh do ta permbysja boten
Per nje fjale te ngrohte per pak dashuri

Po te sjell nje puthje

Po te sjell nje puthje me eren
Kur dita syt ti mbylli e nata te vi
Po ta sjell neper fllad edhe zemren 
Sot le te te vi dhe ajo tek ti
Po te sjell nje puthje ne kete puhiz
Le te lundroje si varka neper dete
Brenda shpirtit tend nje zjarr dhe ti ndiz
Ska gje se larg nga une mbete
Po te sjell nje puthje qe ketu ngadal
Mos u tremb nese arrin tek ty ashtu furishem
Mallin tim e ka rrembyer e ka bere vale
Dhe ne trupin tend le te notoj magjishem