Thursday, January 8, 2015

Ah Nënë

Nënë të solla në vargun tim
të ula këtu në poezi
Ti gjithë vargut mi dhe shkëlqim 
nga drita jote që ke veç ti
Nënë të thirra sot të jesh këtu
të vish e të rrish me mua
Këto rrjeshta nuk janë asgjë
para fjalëve të arta të tua
Nënë më mungove sot ta dish
asgjë nuk ndriçon asgjëkund
E di je larg nuk mundet të vish
prandaj dhe syri im lotët po i shkund
Nënë do të doja mos ishe larguar
të të kisha çdo çast këtu
Kur netëve yjet  të jenë shuar
unë dritën e shpirtit shoh te syt tu 

No comments:

Post a Comment