Wednesday, January 28, 2015

Ndoshta nje dite

Merzia me vrau per fjalet qe me the
E une buze detit vrapova e braktisur
Sot gezohu afer trupit tend s'me ke
Nga sot per ty nje jete tjeter ka nisur

Nje jete tjeter ku une vertet nuk jam
Por pikturuar mbeta ne tenden zemer
Zhurma e valeve me ndjek nga cdo ane
Thjesht u larguam e s'ishte asgje tjeter

Ne nje te ardhme ne ndoshta shihemi
Do kemi ndryshuar valle as vete s'e di
Nga puthjet dhene njeri tjetrit do njihemi
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri

2 comments:

  1. talent i vertete..vargje kaq te bukur..Jam e lumtur per suksesin tend..po me shume per forcen qe ke brenda vetes..

    ReplyDelete
  2. dhe une jam me shume fate qe kam nje mike si ty Teuta, te falenderoj
    ... e vertet, pas librit te pare po perjetoj nje moment shume te bukur!

    ReplyDelete