Vargje te trishtuara dua te shkruaj kete nate
Kerkoj nje Pse ne s'e vazhduam rrugen tone
Ishte si nje enderr aq e bukur por e pa fate
Si endrrat qe ne zgjim harrohen pergjithmone
Vargje te trishtuara dua te shkruaj kete nate
Kujtoj kohen kur une te humba pa e kuptuar
Si ne nje film ku gjithe historite e kane nje fate
Ndaj mbetem peng e nje dashurie te ndaluar
Vargje te merzitura une vazhdoj te shkruaj
Dhe yjet lart sonte i ftoj te jene miq me mua
Nen driten e tyre une shpirtin tend e ruaj
Dhe si legjend mes yjesh afer vetes te dua
Nates te trishtuara vargjet larg shtegetojne
Me shpirt henes te me tregoj per ty i lutem
Nese te ka pare ajo e lumtur do t'me thoje
Dhe une rrugicave te shpirtit tend do t'futem
No comments:
Post a Comment