Monday, January 19, 2015

Shqiptare


Ah shqiptare ty si te shkoj jeta
Lindur kesaj bote aq i pa fate
Do shkruaj per ty ca te verteta
Rruga jote vertet ka qen e gjate


Endesh rrugeve te kesaj bote
Bota me ty u talle shume here
Mbi shpine te vune fjale e vepra kote
Si te ishe me i keqe se te tjere


Percmuar e shtyre me qellim
Te detyruan emrin ta nderroje
Ti o bashke kombes i vendit tim
S'di ne shpirt si munde ta duroje ?


U bere Grek e cdo tjeter nga halli
Te hoqen nga vetja cdo identitet
Thelle ne shpirt qaje nga malli
Ndonse e dije gabimi ishe vete


Per te tjeret punove nate e dite
Familjen e harrove ketej large
Sa here shkojne e vijne qeverit
Ti emrin do nderrosh o i pa fate


As kush per ty nuk mendoi ku je
Kur halli ne vend te huaj te zuri
Dhe pse nje shtet e ke nje atdhe
Qe ujin kurr ne zjarr per ty se vuri


Kjo toke e juaja shekujsh ta dini
Ju do ashtu sic jeni ne te vertet
Dhe pse ne vende te tjera rrini
Shqiptare i vetmi juaj identitet 



No comments:

Post a Comment