Tuesday, January 27, 2015

Nese do me duash

Nese do me duash me prano keshtu
Si zoge shtegetar diteve shkoj e vij
Por gjithmon ndaloj aty ne syt e tu
Dhe pse lodhur fluturimesh mezi arrij

Nese do me duash pranom te brishte
Mallit shpeshhere per ty me ler te qaj
Perhumbur kujtimesh ashtu te trishte
Mbremjeve shpirtit tend prehem pastaj

Menduar sot shoh qiellin e pa funde
Ai ngrohte me buzeqesh plot kaltersi
Mijra kujtime ne shpirt kjo ere me fute
Dhe si enderr bregut detit shfaqesh ti

Me endje sot ndjek rrugen e kujtimeve
Si pulebardh dua lartesish te fluturoj
Atje larg rruges se gjate te harrimeve
Me nje fyme drejte  teje shpirtin ta coj


No comments:

Post a Comment