Sunday, November 30, 2014

Thanks a lot my friends!

Jam shume e lumtur, poezia ime u lexua ne te njejten kohe ne kater vende te botes: Canada, New York, Switzerland dhe Tirane. Ju falenderoj nga zemra!





Lamtumire


S'me mbeti vecse te largohesha
Rruges qe te prita shume gjate
Ecja e ne shpirt po trishtohesha
As rrugen s'po e gjeja ate nate

Me humbe ti e un me s'te kisha
E ne rruge hapat une shpejtoj
Ne shpirt shkretetire une isha
E ne shkretetire sot po t'mendoj

E un ikja e koken pas e ktheja
Ndoshta pendoheshe ti serish
Jo asgjekundi sonte s'po te gjeja
Me friken se per ne ky fundi ish

Shpirti im te mbart me vete
Dhe pse s'erdhe une po te fal
Ne gjithe rruget e kesaj bote
S'do t'them per ty une asnje fjale

Ca gjethe  rruges u shperndan
E u ngaterruan sot me lotet e mi
Me keto gjethe syte e mi qan
Une ty sot te humba per gjithnji

Mos me kujto e as do te kujtoje
Se perjetesisht jo nuk pres njeri
Nese une te them se po te harroje
Lamtumire atehere thuam edhe ti


Shtegetare


Shtegetare dua te jem si dashuria
Qe shpirtrat e larget ajo bashkon
Dhe nese ti trembesh nga largesia
Si nje ure mes detit ajo qendron

Dua te jem  si zogjte e pranveres
Qe fluturojne ne qiellin e pa fund
Dhe largohen ata ne fund te veres
Kur gjethet vjeshta nis i shkund

Une shtegetare dua te jem si malli
Qe kurbetqarin aq e bren ne shpirt
Dhe shpesh enderron ai te jete i pari
Qe te kthehet ne token e tij nje dite

Shtegetare une dua te jem si ndjenja
Qe shpirtin nga mungesa ma trazon
Kur te kerkoja dhe askund s'te gjeja
Une humbja si zoge qe s'di ku shkon

Shtegetare dua te jem une si vete jeta
Qe e bukur vjen e iken e s'kthehet me
Ndaj pa dashuri, pa mall e pa ndjenja
Te vdekur jemi e nuk vlejme ne asgje


Fund dashurie

Ishte e kote ne bashk te rrinim
E s'kishim c'te thonim ne asgje
Njeri tjetrin me nuk po e njihnim
E thjesht ne nuk duheshim me

C'do gje u ftoh e u tret si bore
Kur dielli rrezet hedh mbi te
Sot njeri-tjetrit i bejme me dore
Largohemi nuk u deshem me

As ti as un nuk po trishtohemi
Sot ne i dhame fund ne cdo gje
Dhe s'kemi pse te zemerohemi
Ne thjesht nuk u deshem me

Te tjera kan hyre ne jeten tende
Se di kush jane me ke rri me ke ?
Vec te dy e pranojm me nje mendje
Ne thjesht nuk u deshem  me

Thursday, November 27, 2014

Shkolla ime


Serish ktheva te shkolla ime
Ku larg ne vite kam studjuar
Futur thelle une ne mendime
Shoh nje mimoze te lulezuar

Dhe po i kerkoj ne trotuar
Ato te brishtat hapat e mia
Kujtoj ketu nisa vitin e pare
Dhe sa kish nisur pak rinia

Shoh cdo gje dhe ndiej malle
Sot grua jam une me femij
Ne kete vend vij shum rralle
S'di pse m'u kujtove sot dhe ti

Shoke ne ishim ne nje bange
Sa te kujtohem une nuk e di
Jane vertet shume vite large
Dhe sot une s'di ku je as ti

Hyj ne klas ku kam mesuar
Me lot me mbushen mua syte
Provimesh shpesh kemi kopjuar
Ne bangen ku sot s'jam vet i dyte

Dhe i kujtoje te gjithe te klases
Shume malli sot per ta me mori
Oh ja dhe fshirsja e derrases
Sa here mesuesja jasht na nxorri

Me mall u ula sot ne kete oborr
Trotuarin tej po shoh me sy
Me duket se ti ma ben me dore
Edhe un kur te buzeqeshja ty

Lamtumire e dashur shkolla ime
deren po e mbylle une me ngadal
ketu lash vite dhe shume gezime
Dhe lashe ketu me mijra fjale

Koken ktheje une dhe lotoje
Serish do kthehem them pa ze
Dhe kjo mimoze ateher lulezoj
Dhe sot sa lule shoh ne te

Sot ndermend shoket une i solla
Dhe shoqet i solla gjithashtu
Kujtimesh rrugen une vazhdova
Vitet me te bukura po i le ketu


Wednesday, November 26, 2014

Sa large


Zogjte qiellin sot boshe e lane
Dhe fjalet tona leht i mori era
Cfar me the e cfare ne thame
Ngrire mbeten si shum te tjera

E lenduam ne dashurin me fjale
Cdo gje e tham ne pa menduar
Eshte vone per te then me fale
Dhe kete histori per ta rishkruar

Shtegetuan zogjet dimrin e sollen
Ftohet bene e vetmi une shoh kudo
Endrrat tona rrugen larg e moren
Ndaj sot une te theme ti me harro

E si me pare ti mos mendo per ne
Mendo per veten e do t'jet me mire
Nese diku ne mendje fshehur me ke
Te lutem sot harrome ti pa meshire

Dhe s'do te pendohem une aspak
Ne kete bote cdo gje eshte deshire
Me vetedije ne mbetem kaq large
E s'mundem as te thonim lamtumire

Tuesday, November 25, 2014

Te miret prinder


U plaken prinderit e u kerrusen
U tkurren e mbeten ashtu nje dore
Rrudhat thelle ballit ju skaliten
Dhe floket ju zbardhen si debore

U plaken e u kthyen serish femije
Dhe koha per ta sa ka ndryshuar
Un i kujtoj gjithmon ashtu te rinje
Kur dhe une femije isha i gezuar

Ashtu mrekullishte nga Zoti krijuar
Keta idhuj qe une ju falem cdo dite
Madheshtore qe gabimet na pranuan
Me kete shpirt dhurat nga perendite

U plaken e une s'mundem dot ti shoh
Per cdo rrudhe te tyre ndjehem me faje
Ata engjej do te jene ne cdo kohe
Edhe kur parajsa tju hapi dyert e saj

Ah Tango


Ah Tango Argjrentina kercim i vjeter
Si nje vegim me erdhe sot ne shpirt
Ti e vetmja dashuri dhe askush tjeter
Unike atehere dhe sot e ne cdo dite

Ah Tango me i bukuri kujtim dashurie
Dy sy qe shpesh kujtoj ne kete vallzim
Mjaft te kerkoja ti fluturimthi do te vije
Ashtu magjishem lumturoje shpirtin tim

Ah ! Tango ti kercim i bukur dashurie
Si atehere shpirtin ma rrembeve sot
Troku i takave nje moment cmendurie
Ishte dhurata me e bukur ne ket bote

Ah! Tango me rrembeve sonte perseri
Te lumtur nen ritmin e hapave te tua
Me te kuqin fustan jam por mungon ai
Qe aq shume e desha dhe do ta dua

Ah! Tango ti me cmend me turbullon
Kur te kujtoj akoma e jam e dashuruar
S'ndjej vitet qe ikin as kohen qe shkon
Une penge mbeta e ndjenjes se shkuar.

Sunday, November 23, 2014

Serish me mua


Mu ktheve ne jeten time ti serish
Dikur atje kryqezimit te braktisa
Te kujtoj koke ulur e dite dimri ish
E une rrugetimin diku tjeter e nisa

Mu ktheve mrekullishte si nje flutur
Dhe ne supin tim qendrove ti ngadal
Vetem  nje krijes hyjnore aq e bukur
Mund ta pranonte shpirti im pa fjale

Mu ktheve e per ty une ndjeva malle
Dhe shpirtin ti ma kaplove perseri
Kuptova se per ty une isha e gjalle
Si atehere edhe sote plote  dashuri

Saturday, November 22, 2014

Kjo mbremje


Kjo mbremje sonte dritash vezulluar
Qe thelle depertojne ne shpirtin tim
Me zgjoi deshiren ty per te kujtuar
Kur njeri tjetrit i kerkonim dashurin

Sot kjo mbremje me beri te vi te ti
A do te gjej nuk mundem ta mendoj
Ne rrugen tone une po eci perseri
Dhe dritat  e vetme une po shikoj

Femi do te kthehem nje moment
Dhe drita e qytetit te gjitha do ti fik
E di ti sdo jesh me ne ate vend
Nga largimi yt sa shume paskam frik

Serish do te kerkoj ashtu ne rresire
Kudo qe te jesh ti ne cdo vend
Por nese sje nje gje une e di mire
Me yjet lart do shkruaj emrin tend

Ty te dija te harruar


Une ty te dija te harruar
Vite larg me kishe mbetur
Sot pa pritur e pa kujtuar
Fati serish na paska gjetur

C'dreqin je qe ketu me dole
Une te dija fare te humbur
Ti qe dhimbje dikur me solle
S'mundesh sot t'me besh te lumtur

Mos ul koken para meje
Por me shih vetem ne sy
S'dua me te rend mbas teje
Asgje nuk dua me nga ty

Here une dua te largohem
Here serish me ty dua te rri
Por kam frik se dashurohem
E s'dua me te vuaj sot nga ty

Ik me mire ne rrugen tende
As ne rruge sdua te te njohe
Te harroj e di s'e kam te lehte
Por dhe as mundem qe te shoh


Friday, November 21, 2014

Kur shpirti vuan


  • Kur shpirti vuan trupi si gjethe lekundet Dhe nje ere e lehte e fryn andej kendej Atehere mendja kujtimesh fillon e tundet Kerkon te buzeqesh dhe veten te genjej
    Dhe ti ne kete buzqeshje shef trishtimin Heshtur vetes i thua rri urt se nuk je ti Tashme statcione larg e ke len gezimin Dhe po vuan per te pamunduren dashuri
    Por kur shpirti vuan dhe trupi me nuk flet Dhe ti vehtveten sheh ashtu ne pasqyr Guximshem vetes me ze te fort ti i bertet Anonim pa shpirt e buzeqeshje ne fytyre

Nje leter


Po te nise une sot nje leter
Ndoshta ti e kupton vete
Un skam kujt ti shkruaj tjeter
Dhe pse emer s'do te kete

Kur te mbrrij ne vendin tend
Do e lexosh ti i befasuar
Miket do sjellesh nder mend
Doren qe mund ta kete shkruar

Nder kujtme ti do t'futesh
Dhe do merzitesh une e di
Dhe kujteses do ti lutesh
Kush ma solli a mund ta di

Ne ato rreshta qe te shkruajta
Fjale dashurie do kete pak
Shkruajta une aq sa munda
Per ty ne kontinentin larg

Neper nate ti do shetisesh
Se dhe gjumi s'po te ze
Letren s'mundesh qe ta grisesh
Dhe fshehtas syte hedh ne te

Melankolik te bera une sot
Dhe kurioz ndoshta patjeter
Mos e lodh mendjen me kot
Ta ka shkruajtur mike e vjetetr

Hapat ndalove nje moment
Si duket me njohe nga shkrimi
Mes habise mbete nje cast
Pastaj fluturove nga gezimi

Mike une te kisha harruar
Nga kjo leter te gjeta perseri
Dhe pse jam kaq i gezuar
Mike i vjeter mbetem gjithsesi


Tuesday, November 18, 2014

Enderr vjeshte


Me fol kete nate per veten
Nen qiellin me yje ndricuar
Tregome ti gjithe te verteten
Si dy njerez te dashuruar

Me fol per veten fare thjeshte
Pran kesaj peme te braktisur
Gjethet i paska  rrezuar krejt
Edhe pse vjeshta sa ka nisur

Folem per veten e mos u druaj
Tregom ti gjithe dashurit e tua
Prane teje jam gjithshka e afert
Dhe per ty s'ndihem me e huaj

Nese druhesh nga fjalet qe thua
Me mire te flasim ne me shpirt
Nen driten e henes thuam te dua
Ketu ku lindin te gjitha dashurit.

Folem dhe ne sy drejt me shiko
Ata sy qe sonte flasin aq shume
Une s'do pyes me me do s'me do
Po do tregoj sa te dua edhe une.










Monday, November 17, 2014

Nese fjalen do t'ma marrin


Nese fjalen do t'ma marrin
Dhe s'do mundem te flas dot
Oh un me sy do t'i flas botes
Drit do te marre te syri jot

Dhe nese trupin do ma heqin
E do t'me thone qe me nuk je
Eshte nje perralle mos i beso
Ti brenda trupit tend me ke

Nese nje dite do te murosem
Gure do t' behem apo shkemb
Un nuk zhdukem nuk harrohem
Jam bere shpirt ne shpirtin tend


Friday, November 14, 2014

Kur ti buzeqesh


  • Ti mos mendo per asgje tjeter
    Dhe pse i merzitur mund te jesh
    Harroje te lutem inatin e vjeter
    Me te bukurin shpirt ti buzeqesh

    Mos u be xheloz pse shoh diellin
    Ai kurr nuk eshte i bukur aq sa ty
    Ciltersia jote mua me fal qiellin

    Ti je e vetmja drit qe kam ne sy

    Dhe mos mendo per diten tjeter
    Me e bukur do te jete kur te vij
    Mes bukurise harroje inatin e vjeter
    Dhe i lumtur buzeqesh ti perseri

    Buzqeshja jote si ky fllad i lehte
    Cmendurisht me jep krah te fluturoj
    Jeta ime kete buzeqeshje do te kete
    Dhe un mrekullin pran teje do jetoj

    Dua pran meje si gjithnji te ndjej
    Trupin tende e dua te me japi jete
    Asgje sme ndan  te ty shpirtin e gjej
    Vec lumturi kjo jeta ime do te kete




Ky qiell gri


E deshperuar s'ndihem per qiellin gri
Ai sot ka kohen e vete me te bukur
Deshpruar jam pse nuk e sheh dhe ti
Se bashku nen kete qiell duke ecur

Nen kete gri edhe pemet xhveshur jane
Te lumtura njera-tjetres bukurine i tregojn
Deti i lodhur i merzitur sot me ngjane
Dhe pulebardhat te trishtuara fluturojn

Nen kete qiell gri duket sot dhe dashuria
Pa te tuat puthje dhe ajo smund te jetoj
Frike kam se nje dite prej diteve te mia
Mbi kete qiell ajo si zog i lir do te fluturoj.

Thursday, November 13, 2014

Dhe yjet dashurojne


Kur yjet mesnate krahet shtrijn hapsires se pa fund
E me shpirtrat zjarr qiellin ne kozmos ata pershkojn
Rrethe se artes drite te henes ata era lehte i lekund
Ashtu ngadal pa fjal ne fshetesi pa fund dashurojn

Dhe kur qiellin yjet ta mbulojn si xixellonja ne largesi
Si hene e menduar te pres atje cdo nate une e vetmuar
Mes miliona yjesh atje lart une te ndjej diku je dhe ti
Mister prej botes fshehur diku atje me pret i dashuruar

Dhe hapesires atje lart lojen tone ne te dy vazdojm
Un behem hene e ti yll qe netet e vjeshtes i ndricon
Mos me fole fjal galaktike  thjesht vetem dashurom
Le te jete nje rit qe nder vite ne te lumtur perjetojm.


Ikin vitet


Se ikin vitet ashtu pa u kuptuar
Treni i jetes nxitone me shpejtesi
Rrugeve s'reshtim duke vrapuar
Dhe cdo gje lem pas une edhe ti

Jetes vrapin dot ne jo s'ja ndalim
Dhimbshem vitet ja falim ne asaj
As revanshin dot jo ne s'ja marrim
S'mund ti themi dot me fal pastaj

Se ikin vitet e jeta dikur mbaron
Dhe askush s'jeton per gjithnji
Zjarrit te zemrave qe dashurojn
U mbetet thjeshte nje grushte hi

Ne kete jete humbem shume gjera
Dhe as vleren s'deshem ne t'ja dim
Me shpirt ja kam ber hallall te tera
Ne dashuruam sa jetuam perjetesin.


Wednesday, November 12, 2014

Mbremjes bie debore


Oh ngadale floket e debores
Rrugen si qilime e shtruan
Degeve te xhveshura te molles
Si pambuk i bardhe qendruan

Dritareve shohe me malle qiellin
Ashtu gri nga zogjte i braktisur
Flokezat e bardha kujtimet mi sjellin ,
Ne pemen ku dashurine patem nisur

Ne inicialet mbi te shkruam dikur
Ashtu fshehurazi ne rinine tone
Gdhendur jane ne trung  te zhveshur
Vec nga ne harruar per gjithmone

Ti i bardhe erdhe sonte si kujtim ,
Si ndjenje qe shpirtin ma ngre peshe
Me kohen do harrohesh pa dyshim
Por tek une harrese jo sdo te keshe.

Tuesday, November 11, 2014

Large teje


Ka kohe qe nuk te shohe me perballe
Nga mungesa e gjate te kam harruar
Une s'di c'fare eshte harrese apo malle
Qe shpirtin ma mban keshtu shtrenguar

Vertet te larget u beme sa vete largesia
Dhe njeri - tjetrin kohe kemi pa kujtuar
E braktisur andej diku ngeli dashuria
Dhe ashtu e lodhur nga ne te dy harruar

Per ty me zemer une lutem te jeshe mire
Eh dikur ne jetonim me te njejtin shpirte
Kjo jete large teje qenka shume veshtire
E ndoshta s'dihet do te shihemi nje dite.

Xhelozia


Si anije qe po mbytet dashuria jone
Mes valesh qe e shtyjne gjithandej
Ashtu e lekundur ka qen gjithmone
Vec stuhi e xhelozise s'di te genjej

Varferi e fjales e humbi dashurine
Ne detin e gjere te merzise pa funde
Me dhimbje ne shpirt ajo po lundrone
Era e fryne e stuhi e xhelozise e tund

Humbem dashurine sot ne kete moment
E lame te mbytet e ashtu te pa ndihmuar
Ajo u fundos por deti serish eshte i qete
Heshtur me lutet te shkoj per ta kerkuar.

Monday, November 10, 2014

Ti ishe


Ti ishe per mua i pa arritshem
E dija qe kurre s'do  do te takoja
Here si nje yll qiellit i ndritshem
Dhe here fare s'doja te shikoja

Por neteve ne enderrat e mija
Hena ma harronte kete dileme
Ti vije embel si vjen dashuria
E vec ne enderra dua te kem

Ti vjen tek un ashtu ngadale
Mbi qerpiket heshtur ti ze vend
Pergjumesh s'te them asnje fjale
E lumtur dremitja me potretin tend

Ti ishe per mua i pa arritshem
Te dashurova  vetem ne enderra
Ti mbtesh nje yll i qellit i ndritshem
Galaktik qe shpirtin tim mban brenda


Une po vij


Per te ardhur te ty nuk njoh asnje kufi
Ura si ylbere ne qiej ndertoj cdo dite
Per te mos qene e gjate rruga per te ti
Fluturimthi do t'kaloje edhe mrekullite

Per te ardhur tek ti kthehem ne flutur
Me krahe te shkruara sa bukur fluturoj
Po vij te ti ndaj ndihem kaq e lumtur
Pa frike dhe stuhite mbi detin do kaloj

Per te ardhur tek ti sme duhet asgje
Vetem dashurin ta sjell tek ti si diell
Per te qen me ty do behesha  cdo gje
Edhe zoge qe fluturone neper qiell

Po e nis udhetimin nga large gjithsesi
Ne fund te botes do te jem besome
Atje diku je duke me pritur je dhe ti
Per nje fjale te vetme - dashurome!



Sunday, November 9, 2014

Me perqafo


Me krahet e tua ti me ngroh
Me mbaj brenda gjoksit tend
Forte mes vjeshtes me shtrengo
Kjo dite e arte po me cemend

Ngrohet mbame ashtu shtrenguar
Me zjarre perqafome e me pasion
Mes vjeshtes se arte e te praruar
Mes heshtjes se pafunde dashurome

Fjalet me kote te lutem mos mi thuaj
Sot prej fjaleve une asgje skuptoj
Ne shpirt e jo ne leter ti me shkruaj
Je e imja zemer per jete te dashuroj

Premtome sot ne kete fund vjeshte
Ashtu me tenden dashuri mbuluar
Yjet larte ta degjojne ti mos heshte
Per mua je cdo gje qe kam enderruar.

Saturday, November 8, 2014

Per ty nene


Nene ti mu shfaqe ne enderr perseri
Malli jote zemren ma trembi ne gjume
U ngrita e te kerkova si atehere femi
Mes lotetsh qe me rrjedhin sonte si lume

Ngrihem vetem shpeshe neper nate
Dhe te kerkoj me zemer e me shpirte
Nene ti je mungesa ime me e gjate
Zote sa e larget me duket ajo dite

Ne foto me buzeqeshe ti ne cdo kohe
Me dukesh e bukur e re se te kam nene
Te kerkoje e s'mundem une te shohe
Sa shume gjera nene kam per te thene

Dhe flase me foton mes nates menduar
Oh nene shpirti im sonte po te kerkone
Sa vite kane ikur e sa kohe ka shkuar
Ti me mungon o nene sa me mungone

Mes lotesh me fale te them ne erresire
Gjithmon do te jesh mall e e pikellime
Sonte veten e mallkoj per nje deshire
Si s'munda te jepja shpirt nga shpirti im.


Kohe tjeter


Vertet ajo kohe nuk ishte aq e bukur
Dhe me e bukur eshte kjo kohe sote
Sot dhe vetem un ndjehem e lumtur
Dhe pse te mendoj dhe s'te gjej dote

Me mungove sot kaq shume miku im
Ne tingujt e kesaj muzike te kerkova
S'di pse u harruam mbetem nje vegim
Dhe harresen prej mallit ta dashurova

Ndjej lotet e ngrohte ashtu pa dashur
Dhe kjo muzike ne shpirte sa po dhemb
Ti e vetmja gje e bukur qe kam pasur
Humbja jote sa shume sote me tremb

 S'di pse u ktheva sote ne tjeter kohe
Vjeshtes mendushem te shoh dhe ty
Une vij drejt teje ti ule syte po e shoh
Vec atehere ne shiheshim sy nder sy

Lamtumire miku im te them ne heshtje
Merre ne zemer zerin tim per ta kujtuar
Po te jap si femij i lumtur nje buzeqeshje
Ne vetmi e zhytur ty duke te menduar.


Nate e pa harruar


Fytyren tende sonte mbaj ne duar
Dhe te puthe cdo caste pa pushim
Cdo sekonde qe iken ta ndale dua
Vec ti folem pa fund per dashurine

Sonte zemren tende dua ta degjoj
Me zjarre t'me flase si asnje here
Drite dhe  dashuri une po jetoj
Ne kete caste e lumtur si pranvere

Mos u pendo per asgje qe sonte thua
Kete nate ne shpirt do e mbaj gdhendur
Te njihja ty zoti dhurate ma beri mua
Folme per dashurine folem pa reshtur

Larte jane yjet ti tjeter mos me thuaj
Nuk me duhet as bota kete moment
Bota kete cast fshehur le te na e  ruaj
Dhe mistere kjo mbremje le te mbete

Friday, November 7, 2014

I penduar


Kur te kthehesh i penduar
Atje ndoshta s'do me gjesh
Koha jone tashme ka shkuar
Dhe afer vetes sdo me kesh

Se une s'te lidha me zinxhire
Ti munde te ikje kur te duash
Te shohe tani menduar  mire
Qe serish per mua ti po vuan

Dhe me ze ti fillone te qashe
Si nje femije se te njohe mire
Lutjesh gjate ate ti do kerkoshe
Zemren qe te lidhi me zinxhire.

Thursday, November 6, 2014

Mendimet

Mendimet e mia sote i lashe te lira
Qiellit te shtegetojne ku kane deshire
Prej zemres dore per dore fluturuan 
Kaltersive si nje kurore e bukur e arrire

Mendimet vershojne ashtu hazdisur 
Me vijne e ulen me mua bisedojne 
Disa koha mrekullishte i ka qendisur 
Te tjera ajerit trishtuar fluturojne

Mendimet i lashe te lira i braktisa 
Me s'duroja dote une shqetesime
Kujtimet me te hidhura si leter i grisa 
E te tjera mbeten thjesht mendime

Ndonjehere shpirtin ma rrembejne 
Jetoj enderra mendimesh ngaterruar 
Shpeshe koheve te shkuara me kthejne 
Ne kohet plote malle kur isha dashuruar

Wednesday, November 5, 2014

Kthehu


Eja si zoge e drejte meje fluturo
Nga rete shpirti im ti mos ki frik
Eja me krahe si zoge te une qendro
Me shiko e me prek dhe pastaj ik

Naten e pa gjume dritareve qendroj
Fluturimin tend se largu ndjek me sy
Parmakeve mbeshtetur qiellin veshtroj
Heshtur e vetmuar per ty cdo nate aty

Ne heshtje e lumtur belbezoj  pa ze
Himnin tone te vjeter te dashurise
Me zemer e mendje e kendoj ate
Dhe fjalet nje nga nje i perserise

Fluturo e fluturo sote drejt shpirtit tim
E i lodhur kur te jeshe ketu ulu perseri
Jo mos rri si zogjte vetem ne fluturim
Drejte rrugen e kthimit ti tashme e di

Large enden dashurite rrugeve pa fund
Disa harrohen e te largeta mbeten vertet
Te tjera i kerkojme e nuk i gjejme askunde
Vec nje ne zemer na mbetet ne per jete.


Te mendoj


Eca mbi hapat e tua
ne ato gjurme qe le ti
se di a me degjon mua
te lutem kthehu perseri

Nuk te kerkoj asgje ne bote
vetem ne shpirt me ruaj
asgje nuk vlen eshte e kote
vetem thjeshte me duaj

Kujtohu neteve te vona
kur yjesh qielli ndizet plot
si mtrekulli ajo kohe e jona
por njesoj jo s'eshte me sot

Kur te buzqesh bukur dita
nga large thuam une te dua
puthjet qiellit si ylber i ngrita
puthme, puthme dhe ti mua

Kur detit valet vijne ngadale
dhe perlasen bregut lehte
une te kerkoje mbi cdo vale
me shprese se po vjen vertet

U lodha ty duke te kerkuar
per jete me s'dua qe te vuaj
sot nje fjale ta them menduar
lutem thjeshte vetem me duaj

Dhe nese mbetemi si histori
qe se bashku ne e shkruam
shpirtit brenda do lexosh ti
ne vetem thjeshte u larguam

Mos thuaj gjera qe si degjoj
thuam nuk jemi bere te huaj
me dhimbje nje gje po ta kerkoj
nga large per jete me duaj.

Lamtumire


Jo kjo nuk eshte lamtumire
Thjeshte large teje sot po shkoj
Qe nga ky cast une e di mire
Skutave te mendjes do te kerkoj

Besome nuk eshte lamtumire
Por thjeshte vetem larg pak koh
Per veten dua te mendoj  me mire
Vetmuar kur as ty mos te te shohe

Jo kjo nuk eshte lamtumire
Por thjeshte e vetme dua te rri
Te kuptoj qe dhe pa ty ja dale
Dhe e vetme pa ty mund te rri

Jo kjo nuk eshte lamtumire
Nga kjo bote u lodha shume
Cdo gje do te shkoj me mire
Thjesht do mungojm ti dhe une

Jo kjo nuk eshte lamtumire
Serish te kujtova kaqe shpejte
Kuptova se e kam te veshtire
Por edhe  pa fund nuk do te jete

Jo kjo s'munde te ishte lamtumire
Kur un si e cmendur serish te mendoj
Eshte thjeshte nje arratisje nga vetja
Provova nese mundesha te harroj

Jo kjo s'munde te ishte lamtumire
Ishte si te endem rrugeve ne erresire
Ne zemren tende kthehem e lire
Per te mos thene kurre me lamtumire


Tuesday, November 4, 2014

Lerem


E perhumbur kraheve te tua
Ne ate te vetmen dashuri ,
Pa funde peshperis te dua
Te dua dhe un thua edhe ti

Ne kete fllad te leht vjeshtor
Kur gjethet  marrin vallezimin
Ndjehemi te dy si meteor
Qe qiellit i japim ndricimin

Nga bota larg jemi larguar
Bota per ne ska me kuptim
Ne krahet e tua perqafuar
Rreh cdo cast krahrori im

Me ler ne shpirtin tend te futem
Atje te jetoj vec sote e kuptova
Te dy te rrime e mos ik te lutem
Sot vertete qiellin e pushtova.


Monday, November 3, 2014

Je drite ne syte e mi


Me shif te lutem sot ne sy
Dua te turbullohem nga ky  veshtrim
Dua te mbetem pafundesisht aty
Si nje drit qe e ndrin shpirtin tim

Me shif dhe afrohu afer meje
Te dua afer , te prek
Sdo ndodh asnje shkendije rrufeje
Un sot si hena yjet do te ndjek

Me thuaj thjesht qe me do
Me thuaj qe shpirtit tend i jam deshire
Me gjuhen e zemres sot me lexo
E un me krahe do luturoje ne hapesire

Puthme pafunde dua te njej
Si e i humbur perball mos me rri
Dhe sikur qellit te endem pambarim
Prap ne shpirtin tend do te vi

Ne dashuri te humbasim te dy
Asgje rreth nesh nuk e kziston
Te betohem ti mbetesh drita ime ne sy
Te vetmen drite qe shpirti im pranon

Te dy te humbasim ne perqafime
Me zemer e shpirt te flasim sot
Sot dua te jap jeta nga jeta ime
Le te mbetemi te perjetshem ne kete bote.

Harres


Te prita ne kete stol ne park Kam vite qe dal ashtu i ulur Kujtimet tona mbeten shum larg Apo ti me deshire nga zemra i ke shkulur ?
Po ulem e shof parkun e habitur Gjurmet tona koha i paska fshire Mendja ime . ne shpirtin tende paska zbritur Cudi a there s tham lamtumire 
Tham thjesht mirupafshim si dy miq te mire Rrugen larg njeri tjetrit e morem Si duket largimin e paske menduar veshtire Ne kete park , te humbura kujtimet hodhem
Mos u kthe nese sdo por sme ndalon te te dua Une ashtu hallakatur ndjek hapat e mia ne park Ti ne jeten tende , s mendove me kurr per mua Un te solla nga harresa , te ktheva nga shume larg
Mirardhsh te them ashtu me veten duke biseduar Ti ne kete momente je larg se di me cte them Un parkut i hodha te gjitha kujtimet e tua coptuar Po iki dhe un , sdua nga koha braktisur te jem.




Kur pranvera vinte


Pranvere lulet sa i kishte celur mimozat manushaqet deshmimtare Ca gjethe dimri qe kishin ngelur rrinin fshehur neper dritare E shikoj e me qesh shpirti ,per dimrin u merzita pak Per trumcaket e vegjl kur kendonin , e pemeve rrinin perqark
Zogjte po vijn dalngadal secili ne folen e vet Dimri ashu iku me nerva me fjale i eger ishte vertet Toka filloje te gjallerohet , era e dheut si parfum natyror Fusha me jeshillik po mbulohet , dielli po i shkrin , malet me bore
Sa bukur je natyr piktur e bere nga zoti Fushat pikturuar me mjeshtri , me shekuj mot mbas moti Qingjat neper fushe u shperndane ,si ne enderr si ne perrall Ikin gezojne anembane , per pranveren paskan malle
Po ndrin dielli gjihe kete toke me kete bukuri pafund Veshur jeshil kemb e koke . pranvera shpirtin e saj po shkund Rrjedhin ujrat , vijne nga malet , gurgullojn ashtu ne lum Ndjekin rrugen e nuk ndalet i detit humbin neper shkum
Sa bukur erdhe pranvera shpirti fillon ndjehet i qet Ashtu ikin e vijne stinet e tjera , cdo gje rrjedh ne kohe te vete Mrekulluar eshte natyra . dimrit i tham lamtumire Diellin ndrin si paqyra . bekuar kjo toke si ylber ngjyra ngjyra

Sunday, November 2, 2014

Enderr


Enderr e hershme e rinise
Serish me gjete ne tjeter kohe
Buze detit kujtimet i rendis
E ty mes tyre po te shohe

Serishe me erdhe ketu ngadal
Ashtu me gjete te menduar
Athere te doja heshtur pa fjale
Sot ke mbetur ne zemer  shkruar

Te lutem rri nje cast me mua
Zjarre serish ma ke ndezur zemren
Me pelqejn pafund castet e tua
Lerem te jetoj akoma kete enderr

Eja nje cast te vetem dhe shko prap
koha me s'ndalet ka ikur, ka vrapuar
Tani kuptoj se kemi mbetur larg
Treni i jetes pa ne para ka nxituar

Shfaqmu te lutem vetem nje moment
Si atehere ne mbremje te ndiej perseri
Per ndjenjen time ste jap asnje koment
Di qe shume malle per mua ke edhe ti.

Saturday, November 1, 2014

Arratisemi


Arratisemi ne kete nate
dua te ikim ne larg diku
le te jete kjo rruge e gjate ,
e lodhur do te fle ne syt e tu

Ne nje ishull te braktisur shkojm
te harruar le te mbetemi nga bota
mbas endrres tone ne vrapojme ,
une dua perjetesisht te jem e jotja

Askush zerin tone te mos degjoj
me dashuri mbuluar do flejme aty
as qelli me yjet per ne mos tregoj
dhe yjeve do tu fshihemi ne te dy

E gezuar te theme eja sote te ikim
dhe frike mos ki nga braktisja
me guxim nje tjeter jete te nisim
me emrin aq te bukur arratisja

Eja i dashur te ikim ne nje ishull ,
premtome askujt per ne mos i trego
per te tjeret le te mbetemi nje idhull ,
le te na quajn dhe Robinson Kruzo


Neper erresire


E rrembeva zemren tende
Si hajdute neper erresire
Tani e lumtur do jetoj gjate
Tani mendova do jem me mire

Por ne cast ngela e cuditur
Keq u ndjeva me te vertet
Nese zemren ta kam grabitur
Me siguri pa zemer ti s'ke jete

Ndjeva te rrahi zemra jote
Tik - tak tik - tak duke punuar
Thash me vete jam idjote
Si hajdute s'kam per te jetuar

E penduar tek ty vrapova
Ne per nate nder erresire
zemren me duar serish ta cova
Dhe ate cast u ndjeva mire

Dhe e paster mbeta kesaj bote
Me syte e ulur te thashe - Te dua,
E lumtur filloi rrahjet zemra jote
Frym nga vetja me dhe dhe mua.


Dikur


Nje ndjenje e bukur ish dikur
por harresa sot e ka mbuluar
eshte sikur zemra te behej gure
si nje zjarre i bukur qe eshte shuar

Por kohen pas nuk e kthen dote
provo ngrihu e ec me nje hap tjeter
per fate ca rregulla ka kjo bote
dita qe iken tashme quhet e vjeter

Cfare ka shkuar nuk te vjen me
edhe po te vije nuk ka me vlera
sa shume pluhur ka rene mbi te
sa kane shkelur gjurme te tjera

Po cfare u thye nuk ngjitet me
sado me mundim ti te perpiqesh
per fate zjarri i fikur e ka nje gje
po i fryve perser ti do te digjesh.