Saturday, November 8, 2014

Kohe tjeter


Vertet ajo kohe nuk ishte aq e bukur
Dhe me e bukur eshte kjo kohe sote
Sot dhe vetem un ndjehem e lumtur
Dhe pse te mendoj dhe s'te gjej dote

Me mungove sot kaq shume miku im
Ne tingujt e kesaj muzike te kerkova
S'di pse u harruam mbetem nje vegim
Dhe harresen prej mallit ta dashurova

Ndjej lotet e ngrohte ashtu pa dashur
Dhe kjo muzike ne shpirte sa po dhemb
Ti e vetmja gje e bukur qe kam pasur
Humbja jote sa shume sote me tremb

 S'di pse u ktheva sote ne tjeter kohe
Vjeshtes mendushem te shoh dhe ty
Une vij drejt teje ti ule syte po e shoh
Vec atehere ne shiheshim sy nder sy

Lamtumire miku im te them ne heshtje
Merre ne zemer zerin tim per ta kujtuar
Po te jap si femij i lumtur nje buzeqeshje
Ne vetmi e zhytur ty duke te menduar.


No comments:

Post a Comment