Saturday, November 8, 2014

Nate e pa harruar


Fytyren tende sonte mbaj ne duar
Dhe te puthe cdo caste pa pushim
Cdo sekonde qe iken ta ndale dua
Vec ti folem pa fund per dashurine

Sonte zemren tende dua ta degjoj
Me zjarre t'me flase si asnje here
Drite dhe  dashuri une po jetoj
Ne kete caste e lumtur si pranvere

Mos u pendo per asgje qe sonte thua
Kete nate ne shpirt do e mbaj gdhendur
Te njihja ty zoti dhurate ma beri mua
Folme per dashurine folem pa reshtur

Larte jane yjet ti tjeter mos me thuaj
Nuk me duhet as bota kete moment
Bota kete cast fshehur le te na e  ruaj
Dhe mistere kjo mbremje le te mbete

No comments:

Post a Comment