Saturday, November 1, 2014

Dikur


Nje ndjenje e bukur ish dikur
por harresa sot e ka mbuluar
eshte sikur zemra te behej gure
si nje zjarre i bukur qe eshte shuar

Por kohen pas nuk e kthen dote
provo ngrihu e ec me nje hap tjeter
per fate ca rregulla ka kjo bote
dita qe iken tashme quhet e vjeter

Cfare ka shkuar nuk te vjen me
edhe po te vije nuk ka me vlera
sa shume pluhur ka rene mbi te
sa kane shkelur gjurme te tjera

Po cfare u thye nuk ngjitet me
sado me mundim ti te perpiqesh
per fate zjarri i fikur e ka nje gje
po i fryve perser ti do te digjesh.

No comments:

Post a Comment