Saturday, November 1, 2014

Neper erresire


E rrembeva zemren tende
Si hajdute neper erresire
Tani e lumtur do jetoj gjate
Tani mendova do jem me mire

Por ne cast ngela e cuditur
Keq u ndjeva me te vertet
Nese zemren ta kam grabitur
Me siguri pa zemer ti s'ke jete

Ndjeva te rrahi zemra jote
Tik - tak tik - tak duke punuar
Thash me vete jam idjote
Si hajdute s'kam per te jetuar

E penduar tek ty vrapova
Ne per nate nder erresire
zemren me duar serish ta cova
Dhe ate cast u ndjeva mire

Dhe e paster mbeta kesaj bote
Me syte e ulur te thashe - Te dua,
E lumtur filloi rrahjet zemra jote
Frym nga vetja me dhe dhe mua.


No comments:

Post a Comment