E deshperuar s'ndihem per qiellin gri
Ai sot ka kohen e vete me te bukur
Deshpruar jam pse nuk e sheh dhe ti
Se bashku nen kete qiell duke ecur
Nen kete gri edhe pemet xhveshur jane
Te lumtura njera-tjetres bukurine i tregojn
Deti i lodhur i merzitur sot me ngjane
Dhe pulebardhat te trishtuara fluturojn
Nen kete qiell gri duket sot dhe dashuria
Pa te tuat puthje dhe ajo smund te jetoj
Frike kam se nje dite prej diteve te mia
Mbi kete qiell ajo si zog i lir do te fluturoj.
No comments:
Post a Comment