Saturday, November 22, 2014
Kjo mbremje
Kjo mbremje sonte dritash vezulluar
Qe thelle depertojne ne shpirtin tim
Me zgjoi deshiren ty per te kujtuar
Kur njeri tjetrit i kerkonim dashurin
Sot kjo mbremje me beri te vi te ti
A do te gjej nuk mundem ta mendoj
Ne rrugen tone une po eci perseri
Dhe dritat e vetme une po shikoj
Femi do te kthehem nje moment
Dhe drita e qytetit te gjitha do ti fik
E di ti sdo jesh me ne ate vend
Nga largimi yt sa shume paskam frik
Serish do te kerkoj ashtu ne rresire
Kudo qe te jesh ti ne cdo vend
Por nese sje nje gje une e di mire
Me yjet lart do shkruaj emrin tend
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment