S'me mbeti vecse te largohesha
Rruges qe te prita shume gjate
Ecja e ne shpirt po trishtohesha
As rrugen s'po e gjeja ate nate
Me humbe ti e un me s'te kisha
E ne rruge hapat une shpejtoj
Ne shpirt shkretetire une isha
E ne shkretetire sot po t'mendoj
E un ikja e koken pas e ktheja
Ndoshta pendoheshe ti serish
Jo asgjekundi sonte s'po te gjeja
Me friken se per ne ky fundi ish
Shpirti im te mbart me vete
Dhe pse s'erdhe une po te fal
Ne gjithe rruget e kesaj bote
S'do t'them per ty une asnje fjale
Ca gjethe rruges u shperndan
E u ngaterruan sot me lotet e mi
Me keto gjethe syte e mi qan
Une ty sot te humba per gjithnji
Mos me kujto e as do te kujtoje
Se perjetesisht jo nuk pres njeri
Nese une te them se po te harroje
Lamtumire atehere thuam edhe ti
No comments:
Post a Comment