Thursday, November 13, 2014

Ikin vitet


Se ikin vitet ashtu pa u kuptuar
Treni i jetes nxitone me shpejtesi
Rrugeve s'reshtim duke vrapuar
Dhe cdo gje lem pas une edhe ti

Jetes vrapin dot ne jo s'ja ndalim
Dhimbshem vitet ja falim ne asaj
As revanshin dot jo ne s'ja marrim
S'mund ti themi dot me fal pastaj

Se ikin vitet e jeta dikur mbaron
Dhe askush s'jeton per gjithnji
Zjarrit te zemrave qe dashurojn
U mbetet thjeshte nje grushte hi

Ne kete jete humbem shume gjera
Dhe as vleren s'deshem ne t'ja dim
Me shpirt ja kam ber hallall te tera
Ne dashuruam sa jetuam perjetesin.


No comments:

Post a Comment