Saturday, November 8, 2014

Per ty nene


Nene ti mu shfaqe ne enderr perseri
Malli jote zemren ma trembi ne gjume
U ngrita e te kerkova si atehere femi
Mes lotetsh qe me rrjedhin sonte si lume

Ngrihem vetem shpeshe neper nate
Dhe te kerkoj me zemer e me shpirte
Nene ti je mungesa ime me e gjate
Zote sa e larget me duket ajo dite

Ne foto me buzeqeshe ti ne cdo kohe
Me dukesh e bukur e re se te kam nene
Te kerkoje e s'mundem une te shohe
Sa shume gjera nene kam per te thene

Dhe flase me foton mes nates menduar
Oh nene shpirti im sonte po te kerkone
Sa vite kane ikur e sa kohe ka shkuar
Ti me mungon o nene sa me mungone

Mes lotesh me fale te them ne erresire
Gjithmon do te jesh mall e e pikellime
Sonte veten e mallkoj per nje deshire
Si s'munda te jepja shpirt nga shpirti im.


No comments:

Post a Comment