Saturday, November 1, 2014
Arratisemi
Arratisemi ne kete nate
dua te ikim ne larg diku
le te jete kjo rruge e gjate ,
e lodhur do te fle ne syt e tu
Ne nje ishull te braktisur shkojm
te harruar le te mbetemi nga bota
mbas endrres tone ne vrapojme ,
une dua perjetesisht te jem e jotja
Askush zerin tone te mos degjoj
me dashuri mbuluar do flejme aty
as qelli me yjet per ne mos tregoj
dhe yjeve do tu fshihemi ne te dy
E gezuar te theme eja sote te ikim
dhe frike mos ki nga braktisja
me guxim nje tjeter jete te nisim
me emrin aq te bukur arratisja
Eja i dashur te ikim ne nje ishull ,
premtome askujt per ne mos i trego
per te tjeret le te mbetemi nje idhull ,
le te na quajn dhe Robinson Kruzo
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment