Ka kohe qe nuk te shohe me perballe
Nga mungesa e gjate te kam harruar
Une s'di c'fare eshte harrese apo malle
Qe shpirtin ma mban keshtu shtrenguar
Vertet te larget u beme sa vete largesia
Dhe njeri - tjetrin kohe kemi pa kujtuar
E braktisur andej diku ngeli dashuria
Dhe ashtu e lodhur nga ne te dy harruar
Per ty me zemer une lutem te jeshe mire
Eh dikur ne jetonim me te njejtin shpirte
Kjo jete large teje qenka shume veshtire
E ndoshta s'dihet do te shihemi nje dite.
No comments:
Post a Comment