Wednesday, March 4, 2015

Me mungon baba















Tek nxitoja rruges kete mengjes
Mjegulla gjithe si vello ka mbuluar
Lulet plote brilantesh nga kjo vese
E gjumit qyteti ndjej te jete zgjuar

Mes njerezish une ecja me nxitim
Mirmengjes degjoj te stacioni linjes
Ne ate Mirmengjes ndihej pikellim
I nje burri buze rruges se makines

Ktheva koken nje lyps shikoj zbathur
Kete bote e urreva une si asnjehere
Babane kujtova dita sa ka zbardhur
Kur perballe une gjeta nje te mjere

Mu kujtua femijeria ime aq e lumtur
Ti perdore me mbaje c'do mengjes
Une nje femije e vogel dhe e bukur
Ty te kisha idhull ty te kisha shpres

Ah baba malli per ty me ka djegur
Ti si engjell fluturove ne tjeter bote
Perball njeriut qe mjerimi e ka gjetur
Ti ne shpirt me malle me erdhe sot

Baba si atehere te kame para syve
Me pallton e gjate ngjyre gri veshur
Koha kur n'oborr mbi deget e hardhive
Ttrumcaku kendonte per ne pareshtur

Sot ky lypsar kete mengjes te ftohte
Mendjen ma hoqi nga ty nje moment
S'di c'mu kujtua palltoja jote e ngrohte
E mes mallit shpirti mu drodhe vertet

Si gjethe lekundesh ky i shkret njeri
Me shpirt mallkova kete bote te ndyre
Baba si kur ta shohesh me syt e tu tani
Buza i dridhet nga era e ftohte ne fytyre

Ndalova e u ktheva andej nga erdha
Dhe shkallet e pallatit i ngjita me nxitim
Dhimbjes duke ecur lot nga syte derdha
Dhe frymen e mbajta para dollapit tim

Pallton tende gri ne dore baba e mora
Sa kujtime i solla ne mendje une tani
Me dashuri e palosa por me dridhej dora
Ndonse shkallet i zbrita si dikur femij

Tej rruges ndalova para tij si e ngrire
Dhe pallton ia dhashe me aq dhimbsuri
M'u be te degjoja ah bij zermer mire
Krenare me bere te ndihem mua tani

Lypsi menduar buzqeshi ashtu pajete
Pallton tende ne krah hodhi e vazhdoi
Ate kujtim zemre nga ti mbetur kaq vjet
Sot ja le dikujt tjeter ne jete t'a gezoi


No comments:

Post a Comment