Ne u takofshim nje dite ne kete bote
Me malle do te shihemi si miqe te vjeter
S'do mendojme per ndarjen eshte e kote
Pershendetja do t'mjaftonte e asgje tjeter
Dita ne statcionin e pritjes kur te zbresesh
I lodhur rreth e rrotull do m'kerkosh me sy
I vetem perlotur nje moment do t'heshtesh
Kur te kuptosh qe une sjam duke t'pritur ty
Mes udhetareve hapin rende do t'hedhesh
Me shpirt hapin tim do t'kerkosh t'a ndjesh
Kujtimet tona dhimbshem do t'i mbledhesh
E oren e kohes serish mbrapa do t'a kthesh
Ashtu nje moment do t'qeshesh ti me vete
Dhe do t'kujtosh qe uji i lumit s'rri ne vend
Dikur te afert por edhe large sot kesaj jete
Pluhuri i harreses ka mbuluar emrin tend
No comments:
Post a Comment