Monday, August 31, 2015

Gezimi i se henes

Gezimi i së henës do ta quaja: Poezit e mia të publikuara në gazetën prestigjoze të shqiptarëve " DIELLI " në New York falë etusiazmit të miqve lexues të poezive të mia që i falenderoj nga zemra kudo që ndodhen, arriti sot mbi njëmij komente e shpërndarje së bashku!

Sunday, August 30, 2015

A do te takohen valle nje dite

Me detin përjet hëna e dashuruar
E arta netëve plot drit del nga retë
Endërr mbi ënderr kurr pa u takuar 
Mrekullisht ardhur nga të tjer planet
Yjet cmendur xhelozie dëshmitare
I bukuri det dallgët në ditar kthyer
Hënën e shohin netëve duke qarë
Une s'kujtoj histori me te perkryer
Endrra fle mbi ënderr e su takuan
Prej zotit ata bekuar t'jenë per jetë
Puthjeve njeri tjetrit kurr si harruan
Me shpirt dhën agimeve ndër netë

Friday, August 28, 2015

Kjo nate vere

Mesnat vonë kujtimet mledhur
N`tonën bank të klasës sa cudi
Duar fëmijësh qëndrojn heshtur 
Mes tyre duart tona shoh si tani
Me ato duar ditarit nis e kërkoj
Valle në c'kohë ne kemi mbetur
Tej dritares dritë hënë po kujtoj
Ajo dritë syve t'njeri-tjetrit tretur
Gjethe vjeshte u drodha përsëri
T'parën puthje kujtoj përmalluar
Kujtoj këngën që e dinim unë e ti
A+B perjëtë mbi bankë shkruar

Wednesday, August 26, 2015

Faleminderit gazeta " DIELLI "



Faleminderit gazeta "DIELLI "
Sot nje tjeter gezim per poezine time. Gazeta prestigjoze " DIELLI " ne New York ne rubriken e saj SOFRA POETIKE prezantoi per publikun shqiptare ne Stati Uniti e kudo ne bote ku ajo lexohet rregullisht, librin time te ri " Te fleshe me yjet ne agim ". Nje falenderim te vecante per kryeredaktorin e gazetes zotin Dalip Greca per kujdesin e tij per artistet shqiptare. Faleminderit!

Sot dite e gezuar


Saturday, August 22, 2015

Ky emer i bukur moter

Ne folen prinderore ktheve moter
E vetme ketu te prita si cdo here
As prinderit s'jan si dikur ne vater
Mengjes heret migruan si te tjer

Ti drite e mall te dera para meje
Me syt plot dhimbje, gezim e lote
Ura shpirti ngritur mes meje e teje
Te shoh me sheh e s'besojm dot

Si mike ulur te shkallet e shtepise
Sa keq moter s'do qendrosh gjate
Rrethe nesh kujtimet e femijerise
Ne te dyja i mblodhem kete nate

E hapem moter ate kutin e vjeter
Atje e jona kukull aq bukur veshur
Si piktore e skicuam me laps e leter
Diten bashk kalonim duke qeshur

Kujtuam moter dritaren perkarshi
Djali qe fishkellente eshte martuar
Sa here qeshem me lot une e ti
Me premtimet qe ai na pat shkruar

Do shkosh motra ime ti do shkosh
Ti gjak qe rrjedh gjakut tim ne deje
Neteve do t'kerkoj e do m'kerkosh
Ures mallit ngritur mes meje e teje

Sunday, August 16, 2015

Nate e trishte

Ajo dhome qirinje ndezur ku mbreteronte qetesia
Nje manjetofon heshtjes degjohej e trishta muzike
Une s'mundem ti afrohem ndaj large tij e ulur rrija
E trembur erresires si nje zog qe ka shume frike

Mu be si n'enderr te degjoja te tijen kolle te thate
Dhe une ne heshtje e degjoj e s'mundem te bej ze
Sa malle o zote sa malle e nostalgji ne kete nate
E s'di si ulur afer meje mu be te shihja serish ate

Kujtoj kur shkove se ajo nate me shi jo s'harrohet
Ne jete mendova me e qete e vetme pa ty do isha
E kujtoj kur t'thashe se jeta me ty jo me s'durohet
Dhe se pa ty vertet te lumtur une jeten do ta kisha

Ashtu koke ulur shkallet zbrite e shihje ti menjane
Ne cast pa ty qetesi ndjeva e lumtur mu duk bota
C'te thashe harrova, gjithcka c'the e c'fare thame
Ne valixhe t'harruara lashe c'do gje qe ishte e jotja

Sonte kjo nate, ky shi, ky manjetofon qe s'pushon
Keta lote qe mbysin at'kujtim shkuar large ne vite
S'di si ndodhi, pse ky shpirt sonte ty po te kerkon
Valle pse perkedhel shkallet qe ate dite ti i zbrite

Sonte ti s'je por si dikur vec e jotja valixhe e vjeter
Heshtja mureve e une ulur prane zjarrit si gjithmone
Ajo muzike, ai manjetofone, ajo kenge e asgje tjeter
Serish dimer e ka kohe vec kolla jote me mungone


Friday, August 14, 2015

Me drite hene po te shkruaj

Si dikur me drite hene ty po te shkruaj
Qiellit lart plot yje hena ndrin si nje meit
S'di si por ndjej t'mendoj per nje te huaj
Vjeshtes kur dhe hija jote humbi nje dite

E serish e shkruajta e hera heres e grisa
Takimet tona t'largeta kalonin nje nga nje
E malli n'etere shperndahej si vet harresa
Befas n'ajer kthehj e cdo gje ngrinte ne te

E si rrallehere deri ne agim po te shkruaj
E lodhur kujtimesh ti je harruar s'di se ku
Nje fjale magjike ne shpirt une do ta ruaj
E kur te therras vetmia ime ti te vish ketu

Tuesday, August 11, 2015

Bashkesia Shqiptare Montreal

Bashkesia Shqiptare Montreal
Te nderuar bashkeatdhetare,
Poetja shqiptare Anita Hoxha ka nxjerre ne treg librin e saj 'Zgjimi i nje endrre' dhe ne Shtator nxjerr ne treg edhe librin e dyte me titull: 'Te flesh me yjet ne agim'.
Ajo ka shprehur deshiren qe keto libra pervecse ne Shqiperi, te promovohen edhe ne vende te ndryshme te botes, kudo ku ka shqiptare dhe te apasionuar pas letersise. Midis tyre dhe komunitetin tone. Nje rast me teper per tu njohur me penat e reja te vendit tone.
Per me teper informacion mbi librat dhe poezine e znj. Anita Hoxha klikoni ne linkun e meposhtem:
http://anitahoxha.blogspot.com/
Ju faleminderit dhe ju uroj nje jave te mbare te gjitheve,
Me respekt
Rikard Shpori

Shoqata Kulturore Iliria Treviso
Shoqata Kulturore Tetraplegjik Shkoder
Shoqata Shqiperia
Stefani Guri
Artur Vrekaj
Shoqata Porta Evropiane Korce
Mas Albanians
Shoqata Iliria Baden Baden
Shoqata Shqiptare Kanadeze-Kosove
Shoqata Shqiptare- Shqiponja Aleksandhrupoli Greqi
Hamilton Albanians
Shoqata Kosova Boston
Shoqatga Atdhetare Kulturore Gora
Bashkesia Shqiptare Kulturore Jura


Dhe perseri do te jete vjeshte

Ja edhe parku braktisur ne fund vjesht
E gjethet fjal kujtimesh shperdare kudo
Une e vetme ndjek hapat e mi dhe hesht
Syte harruar mbi gjethe me do s'me do

Nese sonte larg dhe ti mendon per mua
Drite yjesh shkruam e qiellit ler nje gjurm
Une do ta njoh ate drit lene duarve te tua
Qe s'shuhet e n'agim do t'ndrij me shume

Si ombrelle me yje qendisur sonte fle nata
Por une si dikur do t'pres si ne t'vonat ore
Ndjej si ky park vitesh ka ngrire tonat hapa
Dhe trupat tane qiellit shperndar si meteor

Trishtimi i dallandysheve

I kujtoj dallandyshet ne cdo pranvere
Ato migruar visesh larg nisur per ketu
Lumturohesha mes tyre une cdo here
Dhe ato gezonin qe dikush i pret diku

E ne ballkonin tim ato uleshin ngadal
E une i perkedhelja dhe emrat jua dija
Ato njeheresh gumezhinin mijra fjale
E une harruar endrrash mes tyre rrija

E shkonin e vinin dallandyshet rradhe
Foleja nen qiell mbushur cicerima plot
E deri sa mengjesi fillonte te zbardhe
Shtepia ime behej m'e bukura ne bote

Por vjeshta shpejt oh sa shpejte erdhi
Ato gati u bene te udhetonin vise larg
Ajo e vogla dallandyshe pika loti derdhi
Lote derdha une kur su kthye ne darke

Malli m'merrte per miket e mia te bukura
Ndaj folene ua rregulloja une si nje nene
Ditet me to n'ballkonin tim ishin te lumtura
Te mirave emrat une vete jua kisha vene

E dimri i acart erdhi mes shirave pafund
Ftohte e frike ndjen foleja n'ballkonin tim
Por nje dite stuhia e pabese jua shkund
Dhimbje o sa dhimbje qe ndjeu shpirti im

Ore te tera qava ne ballkon une ate dite
Miket e mia mendoja qe ngelen pa shtepi
Dimrin e urreva, urreva aq shume stuhite
Veten e urreva qe se mbrojta ate mrekulli

Dhe u kthyen dallandyshet me pranveren
Kengen e trishtimit kenduan nen ballkon
Dhe fluturuan larg sa larg bashk me eren
Sot prej mungeses se tyre syri im loton


Ajo dite larg teje nene

Ah nene po te shkruaj te fundit leter
Dhe nje diell kujtimesh pikturuar kam
Ky mall per ty s'me le ne boten tjeter 
Se shpirte ndezur atje tek ti une jam
E dashur nene kjo dite me gjeti larg
E frike ndjeva se s'mundem me te vij
Gjethja e pare kur te bjere mbi prag
Puthja ime eshte me mall nisur te ti
O nene une s'di me pare cte shkruaj
Se shpirti nenes dhimbje sduron e di
Lajmi i trisht i semundjes qe po vuaj
Rastesisht e mesova nje cmenduri
E shtrenjta nene une s'dua ti te vuash
Ti te lumtur me rrite me aq mundime
Sa here mallin lotesh ti do te shuash
Rrobat puthmi atje lene dhomes time
Nene mbushur me mall para ca ditesh
Me sy pikturova rrugen drejt shtepise
Mu be te shihja gjithcka me mall vitesh
Te bukurin oborr dhe pemen e qershise
Ah dhe sot ta bleva ate fustanin e bukur
Si ai qe me kerkove shume vite me par
Diten kur une te shkoj vishe ti e lumtur
Si lule ti te jesh dhe s'dua asnje te qare
O nene sot semundja po me tret ngadal
Zbehur ne fytyr jam e ne trup jam tretur
Frike kam se s'do ta them te fundit fjale
Frike nene se pak dite me kane mbetur
Kurr mos qaj nene e uroj te jetosh gjate
E ditet e mia une me shpirt nene ty ti fal
Malli kur t'mundoi ty e vetme neper nate
Me shpirtin tim fole ulur n'preher ngadal
E kur ti shohesh beju t'fala miqeve te mi
Per ata me shpirt une po le nje amanet
Prane teje nje dite t'me sjellin ne shqiperi
Nene, toka ime une trupin dua t'ma trete

Ti nuk erdhe

Ja qirinjte per darken tone i ndeza si gjithmone
E sonte fustanin e kuq veshur qe te pelqente ty
I njejti parfume ndjehet e degjohet kenga jone 
Nje buzekuq i shkoj buzeve e laps te leht ne sy
E ti do trokasesh si cdo here tik tak ne dere e di
S'do harrosh ti karafilat te bardhe qe sjell perhere
Une e lumtur si femij vetes i them kjo eshte magji
Fund dhjetori eshte jashte une ne shpirt pranvere
Yjet u fshehen e ti jo s'erdhe e hena s'di ku humbi
Thuam rrugen ke harruar a dehur je ti me nje tjeter
As refreni me s'degjohet e prej pritjes me zu gjumi
Nje nga nje qirinjte u shuan nata mbeti kujtim i vjeter

Ajo nate e qete ishte

Ajo nate e qete ishte e kujtoj si tani
Ne dy mike se bashku si motra rritur
Yjet numeronim e na dukej aq cudi
E hena dukej drejt tokes duke zbritur

E qetesine nates ja prishe duke qare
E une perdore t'veshtroja gjithe habi
Per nenen the malli sa me ka marre
E ne t'voglat duar mbaje ate fotografi

Si violine harruar yjesh ti qaje trishte
Dhe te kaltrit sy te ndrinin ne erresire
Zemra te rrihte thell kraharorit t'brishte
Nenen dua ta shoh sonte kam deshire

E une habie shtanga, femij isha si ty
Yjet lart shikoja e une s'dija c'te thoja
Me mengen e trikos t'fshija lotet ne sy
E prej dhimbjes une fort te perqafoja

Nenes i flas duart shtrenguar plot mall
Mengjesit i lutem t'zbardhi sa me vone
Ndjej t'me puthi ballin e floket si e gjall
E mengjesit drejt parajses ajo fluturon

E kujtova mikja ime ate te qare si tani
Ato lote me drite hene nates se ftohte
Gjethet asaj vjeshte ngrine si me magji
Dhe nena te erdhi si perqafim i ngrohte

Sunday, August 2, 2015

Thank you Erik Wahl

Wow. Raw. Authentic. Poetic. Hauntingly Beautiful. I love it
Erik Wahl
Jam shume e emocionuar, qe mes shume urimeve per ditelindjen mora me gezim nje vleresim te cmuar per poezine " For you mather " nga nje artist vizionar i njohur si Erik Wahl.

Hi Erik Wahl. Thank you very much for your warm words, for me very important. Anita

 Erik Wahl :  Fill your artistic soul. Take a look at Anita Hoxha art