Ajo nate e qete ishte e kujtoj si tani
Ne dy mike se bashku si motra rritur
Yjet numeronim e na dukej aq cudi
E hena dukej drejt tokes duke zbritur
E qetesine nates ja prishe duke qare
E une perdore t'veshtroja gjithe habi
Per nenen the malli sa me ka marre
E ne t'voglat duar mbaje ate fotografi
Si violine harruar yjesh ti qaje trishte
Dhe te kaltrit sy te ndrinin ne erresire
Zemra te rrihte thell kraharorit t'brishte
Nenen dua ta shoh sonte kam deshire
E une habie shtanga, femij isha si ty
Yjet lart shikoja e une s'dija c'te thoja
Me mengen e trikos t'fshija lotet ne sy
E prej dhimbjes une fort te perqafoja
Nenes i flas duart shtrenguar plot mall
Mengjesit i lutem t'zbardhi sa me vone
Ndjej t'me puthi ballin e floket si e gjall
E mengjesit drejt parajses ajo fluturon
E kujtova mikja ime ate te qare si tani
Ato lote me drite hene nates se ftohte
Gjethet asaj vjeshte ngrine si me magji
Dhe nena te erdhi si perqafim i ngrohte
No comments:
Post a Comment