Sunday, August 16, 2015

Nate e trishte

Ajo dhome qirinje ndezur ku mbreteronte qetesia
Nje manjetofon heshtjes degjohej e trishta muzike
Une s'mundem ti afrohem ndaj large tij e ulur rrija
E trembur erresires si nje zog qe ka shume frike

Mu be si n'enderr te degjoja te tijen kolle te thate
Dhe une ne heshtje e degjoj e s'mundem te bej ze
Sa malle o zote sa malle e nostalgji ne kete nate
E s'di si ulur afer meje mu be te shihja serish ate

Kujtoj kur shkove se ajo nate me shi jo s'harrohet
Ne jete mendova me e qete e vetme pa ty do isha
E kujtoj kur t'thashe se jeta me ty jo me s'durohet
Dhe se pa ty vertet te lumtur une jeten do ta kisha

Ashtu koke ulur shkallet zbrite e shihje ti menjane
Ne cast pa ty qetesi ndjeva e lumtur mu duk bota
C'te thashe harrova, gjithcka c'the e c'fare thame
Ne valixhe t'harruara lashe c'do gje qe ishte e jotja

Sonte kjo nate, ky shi, ky manjetofon qe s'pushon
Keta lote qe mbysin at'kujtim shkuar large ne vite
S'di si ndodhi, pse ky shpirt sonte ty po te kerkon
Valle pse perkedhel shkallet qe ate dite ti i zbrite

Sonte ti s'je por si dikur vec e jotja valixhe e vjeter
Heshtja mureve e une ulur prane zjarrit si gjithmone
Ajo muzike, ai manjetofone, ajo kenge e asgje tjeter
Serish dimer e ka kohe vec kolla jote me mungone


No comments:

Post a Comment