Friday, April 28, 2017

Ju uroj një fund javë sa më të bukur


Ky pyll për mua


Mes frymëmarrjes së gjetheve ndjej
Buzë të arta ëmbël më puthin trupin
Dashuris së pemëve veten lart e gjej 
Pranë diellit ku zanat dalin e humbin
Fëmijëria ime mes kujdesit t'pemëve
Të parën abetare prej tyre kam mësuar
Të artat fjalë dëgjoja buzëmbrëmjeve:
Ti beso në dashuri, e unë kam besuar
E dua pyllin e zbathur endem mes tij
Ndjej gjethet dhe aromë bari të lagur
Nëse pyesni unë u përgjigjem përsëri
Unë me këtë pyll një ditë kemi lindur!


Sunday, April 16, 2017

Mbi krahë pranvere


Ajo shpesh vjen mbrëmjeve e artë
Lehtë sa s'ja dëgjoj as fëshfërimat
Frymë e saj shpleks flokët e gjatë 
E poezisë ulet e bisedon me rimat
Por këtë vit s'di si mu duk ndryshe
E kaq të bukur kurrë se kisha parë
Mbi krahë i fle një zog dallandyshe
Lotët duke e puthur ja kishte tharë
E pashë të fluturoj plot dritë në sy
U përlotën qiejt e pemët u perlotën
Dëgjova t'thotë do t'kthehem për ty
Sot e lumtur jam sa për gjithë botën
Ky mall për ty shpirtin ma mundon
Vjeshta frymon dhe flet mes fletëve
Qiellit hëna ndrin e për ty mendon
Ti kthehu sërish stinës së poetëve


Saturday, April 8, 2017

“ Të dëgjosh zërin e lotit "


Të dëgjosh zërin e lotit "
Pas suksesit të dy librave të parë " Zgjimi i një ëndrre " dhe " Të flesh me yjet në agim " Një libër i ri që starton gjithë historinë time krijuese për të ardhmen me logon e emrit ARIANITA. Një liber ku përjetojnë së bashku preokupimet, dhimbjet e gëzimet e ditëve të kohëve që po jetojmë, dhimbjet dhe gëzimet që më shumë se një detyrim qytetar për një poete shkojnë përtej dëshirës së pafundeme me urimin që e nesërmja të jetë një rivleresim i dinjitetit njerëzor dhe një mundësi për të njohur vetveten. Një vitë e gjysëm punë me pagjumësinë për të përcjellë në cdo poezi një mendim poetik, jo “ një mendim prej letre “ por “ një mendim për tu jetuar “ Michel Onfray
Miq të mi!
Po Ju drejtohem sot me shumë respekt dhe mirenjohje të beheni pjesë e realizimit sa më dinjitos të librit tim të ri duke kontibuar së bashku qe kjo ditë të mbetet një kujtim i pa harruar!

Dhuroni.

Nr i llogarisë (Euro ): 0001178554
Numri IBAN AL 78202111160000000001178554
KODI SWIFT I BANKES RAIFFEISEN BANK ALBANIA: SGSBALTX

Nr i llogarisë (Dollarë):  0011178554
Numri IBAN AL 63202111160000000001178554
Me shumë respekt
Anita

Wednesday, April 5, 2017

Ditën kur unë s'do të jem

Sërish qirinj do ndezësh ditlindjes tënde
Dhe unë përherë do t'shtoj një më shumë
Për vogëlushin që trëmbej pas cdo ëndërre 
Për lumturin që netëve më linte pa gjumë

Ndër vite kur ti burrë të bëhesh bir një ditë
Pa mua qirinjtë do t'fikësh dritës së hënës
Ditlëndjen tënde do festojnë gjith perënditë
E një qiri më tepër do t'ndez shpirti i nënës