Wednesday, April 5, 2017

Ditën kur unë s'do të jem

Sërish qirinj do ndezësh ditlindjes tënde
Dhe unë përherë do t'shtoj një më shumë
Për vogëlushin që trëmbej pas cdo ëndërre 
Për lumturin që netëve më linte pa gjumë

Ndër vite kur ti burrë të bëhesh bir një ditë
Pa mua qirinjtë do t'fikësh dritës së hënës
Ditlëndjen tënde do festojnë gjith perënditë
E një qiri më tepër do t'ndez shpirti i nënës



No comments:

Post a Comment