Sunday, April 16, 2017

Mbi krahë pranvere


Ajo shpesh vjen mbrëmjeve e artë
Lehtë sa s'ja dëgjoj as fëshfërimat
Frymë e saj shpleks flokët e gjatë 
E poezisë ulet e bisedon me rimat
Por këtë vit s'di si mu duk ndryshe
E kaq të bukur kurrë se kisha parë
Mbi krahë i fle një zog dallandyshe
Lotët duke e puthur ja kishte tharë
E pashë të fluturoj plot dritë në sy
U përlotën qiejt e pemët u perlotën
Dëgjova t'thotë do t'kthehem për ty
Sot e lumtur jam sa për gjithë botën
Ky mall për ty shpirtin ma mundon
Vjeshta frymon dhe flet mes fletëve
Qiellit hëna ndrin e për ty mendon
Ti kthehu sërish stinës së poetëve


No comments:

Post a Comment