Sunday, May 31, 2015

Kur hena del e plote


Nje dite kur prej fatit braktisur do m'kerkosh 
Une ne fatin tim plot drit do te kem shkuar 
Me brengen e humbjes ne shpirt do t'jetosh 
E larg shpirtit tim te bardhe lumturis harruar

E kur veten trotuareve te botes ti ta shohesh
E nen diellin e veres qe djeg e ty s'te ngroh
E ti prej rrahjeve te zemres do t'me njohesh
E une prej mallit thelle shpirtit tim do te njoh

Kur hena e plot mes yjesh si atehere te dale
Kur ti puthjesh me mbuloje dhene me shpirt
E perlotur yjet do ti pyes nje nga nje ngadale
Valle a do te takohemi kesaj bote ne nje dite




Friday, May 29, 2015

Pershendetje Miq


Per Ty Gjysh

Falem gjyshi im e kuptoj une kam gabuar
Se per kete bote te eger shkruajta me pare
Te betohem asnje sekond s'te kam harruar 
Ndaj per ty sonte vone lapsin e kam marre
Do me thuash bije ishe foshnje te rrita vete
Rrugeve kur zbathur vrapoje t'kam kerkuar
Kur ndiqje xixellonjat e luleve punetoret blete
Kur manit plot hije uleshe ti per te shkruar
I kujtoj te gjitha gjysh une betohem i kujtoj
Dhe sonte ti embel mi tregon ngadal serish
Une zerin tend degjoj e me mall po te kerkoj
Atje n'parajsen tende ku ti prehesh qetesisht
Eh mos u merzite me mua nese dicka harroj
Se une e ti kujtime te bukura kemi aq shume
Me ndodhe ne dite merzie gjithmone i kujtoje
Ato patat e egra qe fluturonin larte mbi lume
Dhe zjarri me kujtohet kur kerrciste ne oxhak
Neper koceke ne shkonim per miser te bardhe
Kur gjyshes i thoje hidhem pak vere ne canak
Se mbesa ime nga Tirana mysafire me ka ardhe
Pastaj mbas teje vija ku bagetit kullosnin ne are
Eh une femije e prap isha por sonte po ta them
Sa shume me ka marre malli e per ty kam qare
Femij me shpirte dua te behem e ty pran te kem
Gjysh sonte ti je ketu mes dashuris se vargut tim
Mes mallit per ty une neteve jo s'fle shpeshhere
E di se mallit per ty une kurr s'do te kem sherim
Ndaj vjesht me shi u bera mes t'bukures pranvere
Gjysh nje liber per ty une do e shkruaj ta premtoje
Dhe te gjitha kujtimet aty do ti hedh bukur ne leter
Naten kur hena mbi dete rrugen do te ma ndricoje
Une me shpirt librin do ta sjell atje ne boten tjeter



Tuesday, May 26, 2015

Ah Nene


Sonte ne zemer m'erdhe nene si c'do nate 
Si nje fllad i leht pranvere ti ne shpirtin tim 
E ashtu duart shtrenguar ne folem aq gjate 
Per kohet kur bashke rrinim plot mallengjim

Nene e bukur sonte m'erdhe urte e pa fjale
Dhe une si femij lutesha kjo t'ishte e vertete
Nene po ta them sot me mundon i yti malle
Edhe kafeja qe me ty e pija shpejt e shpejt

Eh nene sa malle ti ke per mua ne cdo kohe
Ne te fundit leter e ndjeva per mua shkruar
Ah bije me krah do t'behem e do vij te shoh
Ah Anit ta dish sa shume ti me ke munguar

Ah i larget vendi ku ti nene jeton shume larg
E une agimeve numeroj ditet kur ti do t'vish
Trendafilat qe ti nene i mbolle sot celen varg
Dhe macja e vogel ne dritare te pret ta dish

Mos me qorto nene ndodhe dhe une gaboj
Ndonjehere dhe une kthehem ne nje femije
Ndonjehere dhe une mbas fluturave vrapoj
Ndonjehere dhe me yjet neteve te vona rrije

Ah nene te ne zbardhi e dita e re agoi serish
Te ju nata sapo eshte ulur e yjet sa kan dale
Nete enderrash te tjera do t'pres qe ti te vish
Dhe ti do t'biesh te flesh ne gji me timin mall



Sunday, May 24, 2015

Dimer ish ne Central Park


Fund dimri ishte e sot m'kujtohet Central Park
Troku i kalit e bore binte e une te ndiqja me sy
Ajo e bukura karroce te mori bardhesise larg 
Ngrire qiellit mbeti dora e fjalet qe s'ti thash ty
Dhe a t'kujtohet miku im si u ndam ne aq ftohte
As puthje e fjale te bukura c'do gje ishte e kote
Edhe kali ndjehu dhimbje atje ne Central Parke
Per shpirtrat tane e dashurine e merguar larg
A te kujtohet dashuria ime kali i menduar ecte
E zhgenjimit c'do gje syve vertet ty te humbiste
Koken pas jo s'e ktheve thuam pse dashuria ime
E urrejtjes veten genjeve s'do kete me pendime
Sot e blerte erdhi pranvera ketu ne Central Park
E une pres si atehere por ditet ketu jane ndryshe
Gjithe rinia harruar puthjesh duken qe nga large
Lumturie mbushur karrocat e qiellit dallandyshe


Friday, May 22, 2015

Kur pranvera vinte


Agoi e ne dritaren time rrezja e diellit trokiti
E u shkri dhe bora e fundit mbetur ne prage
Si zog i lumtur prej gezimi me fluturoi shpirti 
Ajrit t'kalter dehur, ajrit qe vjen prej detit larg
Dritaren hapa e qiellin veshtrova si nje femi
E njeheresh dhjetra zogje largohen trembur
Sot c'do gje si me pare u kthye mungon vec ti
Duket se vetmia viktimen e saj me ka zgjedhur
Kujtimesh me ore te tera ri e veshtoj natyren
E me behej ti duke ardhur tej fundit te rruges
Nje kore dallandyshesh qiellit i nderroi ngjyren
E ca harabele u gezonin therrimeve te bukes
Mbete penge i harrimit a vec mua m'ke harruar
Dhe kjo bore qe sot pragut shkriu dritares time
E keta zogj qe u tremben e qiellit larg flururuan
Ne tjeter bote me cuan shume larg nga bota ime


Briseldit


Ne dhomen tende hyra si c'do mengjes 
E serish ti nuk je bir jeton ne tjeter vend 
Me mall deren hapa dhe ulem me kujdes 

Me goten e qumeshtit prane krevatit tend

Lumturi e trishtim ndjeva une njekohesisht
E aromen e embel te flokeve neper dhome
Mu be serish zeri yte ta degjoja cuditerisht
Mami jam ketu afer teje e ti s'po me shikon

E rendja pas zerit me te miat hapa ngadale
Se s`doja ate mrekulli endrre sot ta prishja
Ah bir jam nene dhe ndjej shpesheher mall
Agimeve per zerin tend me ty dikur kur flisja

Ja me corapet e tua une u ngaterrova tani
E ti qeshe me zerin e bukur ne kendin tjeter
Atehere une te bertisja por ti qeshje gjithnji
Eh keto corape me kujtuan rrengun e vjeter

Ah bir ja dhe topi yt i trishtuar rri ne dhome
Shpesh kur fryn era e luan si shoke me te
Futbolli loja jote e kujtoje dhe sot gjithmon
Ndaj e perkedhel e puth dhe e le ku ti e le

Ah bir sot me mori malli vertet sa me mori
E dritaren tende hapa per flladin pranveror
Syte njomur lotesh e zemre nje oh me doli
E qiellit te kalter mu be te shihja si meteor

Bir Gjermanis se larget ike per shume kohe
E une ketu e hutuar heqe fletet e kalendarit
U be pak kohe qe s'kam ardhur te te shohe
Falem bir sot u bera pak e brisht prej mallit

Ikin vitet bir im e ti po rritesh e behesh burre
Une perhere dhomen mengjeseve do e hape
Dhe te premtoj s'do te qortoj ta dishe me kurr
Kur me topin t'ngaterrohem e me tendin corap



Tuesday, May 19, 2015

Poezia e pesë kontinenteve e Anita Hoxhës


Tirane, 19 Maj/ATSH-Flora Nikolla/.- Që në fëmijërinë e saj të hershme   Anita Hoxha përjetonte me gëzim perëndimet mahnitëse të diellit buzëmbrëmje, qartësinë e malit të Dajtit në Tiranë në ditët e kthjellta të dimrit dhe entusiazmin e pa harruar të festave vjetore. Me nostalgji kujton sot ngrohtësinë e familjes së saj, një familje që e quan të bekuar prej fatit ku mbretëronte dashuria e pa fund . Kujton sot kur teksa priste të ikte mamaja në punë, i ulte  motrat në divanë e bëhej modele me veshjet e mamasë. Ëndërronte të bëhej piktore por shpejt u bind se mes vizatimit dhe saj nuk lindi ai filing i bukur si premtim për të ardhmen. Por shpejt ëndrra e saj do të merrte jetë e do ta shoqëronte deri më sot:  ishte dashuria për poezinë. Poezia ishte mrekullia që iluminoi kujtimet e Anitës.  Poezia e saj e parë mes viteve 11 e 12 vjeç fitoi çmimin e parë në konkursin e poezisë mes shkollave të kryeqytetit me titull ” Për ty nëna ime “.  Në vitet që do të pasonin  poezia do të  bëhëj mikja e saj më e mirë. Kjo miqësi nuk do ta  zhgënjente asnjëherë Anitën. Ajo thotë me gëzim se janë 58 shtete nga të gjitha kontinentet dhe ku për çdo shtet janë me dhjetra qytete nga ku artëdashës të poezisë lexojnë rregullisht poezitë e  saj. Shpesh mrekullohet ! Sapo i poston  poezitë në blog, shikon të hyjnë vizitorë edhe deri në pesë shtete të ndryshme në botë në të njëjtën minutë. E gjitha e gëzon,i shton ndjesinë dhe ndërgjegjësimin se poezia sot është mënyra më e mirë për të komunikuar idetë  me njerëz që nuk i njohim personalisht. http://anitahoxha.blogspot.com/  Sepse, poezia sot për Anita Hoxhën është dëshmitare e ditëve, orëve, stinëve dhe netëve të saj . Poezia është mrekullia që i krijon mundësinë të ndodhet kudo dhe në çdo moment, mundësia për të thënë një fjalë të vetme, një fjalë e njohur dhe e përbashkët për të gjithë por që askush nuk mundet ta thotë më bukur dhe më fort se poezia. Poezia është shtëpia e saj e dytë diku thellë një pylli të bukur ku ajo  shpesh e ndjen veten fëmijë, herë prind e herë mik! Shpesh mendon  si do të ishte jeta e saj  pa poezinë dhe përgjigjen e gjen gjithmonë tek poezia.
anita1F.N:  Cila ka qënë fëmijëria juaj dhe çfarë mund të kujtoni ju në këtë intervistë?
AH: Ka një lidhje të natyrshme e ndoshta vendimtare për mrekullinë e ditëve të sotme fëmijëria ime. E lindur në Tiranë do të përjetoja me shumë gëzim perëndimet mahnitëse të diellit buzëmbrëmje, qartësinë e malit të Dajtit në ditët e kthjellta të dimrit dhe entusiazmin e pa harruar të festave vjetore. Me nostalgji kujtoj ngrohtësinë e familjes sime, një familje bekuar prej fatit ku mbretëronte dashuria e pa fund ndërvllazërore dhe shembull vërtet i rrallë i dashurisë dhe respektit mes prindërve të mirë që na donin dhe na duan çdo ditë e më shumë. Kujtoj me mall pushimet verore te gjyshërit e mi të mrekullueshëm që më mungojnë shumë. Si të gjithë fëmijët edhe unë pas shkollës dhe pregatitjes së mësimeve për të nesërmen harrohesha e lumtur mes lodrave që i doja aq shumë si dhe recitimeve të vjershave që i mësoja çdo ditë në revistën e bukur ” Fatosi ” e më vonë në atë ” Pionieri “. Recitoja çdo ditë e ndoshta ato orë ku ndjeja një lumturi pa fund sikur paralajmëronin shënimin e fatit të gjithë jetës sime dedikuar poezisë. Një motiv tjetër që mbushte ditët e mia me gëzim ishte dhe prezenca ime kostante në stadiumin Partizani ku stërvitesha çdo ditë në disiplinën e atletikës, sport të cilin e ushtroj edhe sot çdo mëngjes. Atletika, leximi i vjershave dhe recitimet ishin motivet më të bukura të fëmijërisë sime.
F.N:  Cilat ishin ëndrrat e tuaja në atë kohë?
AH: Nëse do të thoja se endrrat e fëmijërisë një ditë bëhen realitet në vokacionin më të qartë që zoti i dhuron çdo njeriu në jetë, ky është rasti im. Ëndrrat e mia, ëndrrat e një fëmije me shpirt të gëzuar vraponin si të ishin në garë se cila do të ishtë më e bukur! Shpesh natën ëndërroja të isha atletja më e mirë në botë e ditën doja të ishja modelja më e bukur e botës. Kujtoj që prisja të ikte mamaja në punë, i ulja motrat e mia në divan e bëhesha modele me veshjet e mamasë duke menduar se veshjet e saj ishin më të bukura se të miat. Herë provoja të këndoja por stonoja gjithandej dhe kjo më mërziste shumë. Shpesh ëndërroja të bëhesha piktore dhe kjo dëshirë më mundësonte ti përjetoja të gjitha stinët me shumë gëzime e përfytyrime surreale. Kjo dëshirë provoj të merrte jetë kur një ditë në shkollën tonë erdhi piktori Ilia Xhokaxhi i cili kërkontë portretin e një vajze për veprën e tij ” Tekstilistja ” ku më zgjodhi mua si modele. E nxitur nga kjo eksperiencë e bukur provova disa herë të vizatoja por shpejt u binda se mes vizatimit e meje nuk lindi ai filing i bukur si premtim për të ardhmen. Por shpejt ëndrra ime që do të merrte jetë e do të më shoqëronte deri në ditët tona ishte dashuria për poezinë. Poezia ishte mrekullia që iluminoi kujtimet e mia më të bukura. Kujtoj poezinë time të parë mes viteve 11 e 12 vjeç e cila fitoi çmimin e parë në konkursin e poezisë mes shkollave të kryeqytetit me titull ” Për ty nëna ime ” Në vitet që do të vijonin poezia u bë mikja ime më e mire.
 anit hpxha3F.N:  Si titullohej e cila ishte përmbajtja e poezisë tuaj të parë? E mbani mënd?
AH: Po ! Kujtoj se poezia e parë të cilën ja dedikova mamasë time të shtrenjtë me titull ” Për ty nëna ime ” gjeti te unë ngrohtësinë dhe bukurinë e përjetimit të një dashurie hyjnore. Ndonse mamaja ime ishte shumë e re, në atë poezi më tepër ndihej dashuria për gjysherit e mi që më mungojnë aq shumë. Dashuria për mamanë më drejtoi natyrshëm të zgjedhja e fjalëve më të bukura të cilat ndjeva të thuheshin në mënyrë sa më poetike. ” Nëna ime sa shumë të dua Ti si bletë e vogël përmbi lule Ti gjithë ditën rri me mua Dhe ditët e mia janë të tuat ” Ajo poezi u prezantua në konkursin ” Krijuesit e rinj ” mes shkollave 8 vjeçare ku u nderua me çmim të parë. Pas këtij momenti të pa harruar do të regjistrohej në jetën time hartimi në provimet e klasës së tetë të cilin e shkruajta në vargje në katër faqe dhe mori vlerësimin maksimal me dhjetën e bukur të asaj kohe.
F.N:   Cilët janë dhe vijojnë të jenë poetët tuaj të preferuar?
AH: Bota e mrekullueshme e letrave është për mua një univers bukurie, energjie pozitive dhe udhëtimesh imagjinare ku e shkuara është një natë pranvere plot yje dhe e sotmja një ditë e kaltër, tejet e kaltër dimri me një diell të ftohte legjendash. Në një fuzion të shpirtrave të bukur të poetëve të të gjitha kohërave dhe të gjitha kombeve në rininë time te unë ndjeva të lindnin ndjenja miqësie e aprovimi me poetët tanë më të mirë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci e në veçanti Migjeni. Ndërkohë si në dy botë paralele të preferuarit e mi ishin Pushkin, Esenin, Majakovski, Gëte, Hajne, Tagora, Prever e Eluar. Shpesh ndjej që me çdo njërin prej tyre herë më lidhin temat, herë mënyra leksikore e herë problemet e metrikës së poezisë. Ndërkohë ndjej një kënaqësi kur lexoj poezitë e poetëve të tjerë bashkëkohorë. Krijohet një lloj përfytyrimi thuajse unik për jetën e duket sikur jam së bashku me ta në një udhëtim drejt një botë më të mirë.
anita hoxha5 F.N:  A mund të jetojë një poet me poezinë e tij ?
AH:  Eh! Kjo është pyetja më interesante! Po, vërtet, unë jam akoma me emocionet e librit tim të parë dhe kjo ndoshta nuk më ka lënë kohë të mendoj për këtë. Natyrisht kënaqësia që më jep fakti kur mendoj se libri im sot dhe nesër do të jetë pjesë e bibliotekave në shtëpitë e miqve të mi të mirë kudo që ata ndodhen, është një moment lumturie.
F.N : Çfarë është për ju sot poezia?
AH: Poezia sot për mua është dëshmitare e ditëve, orëve, stinëve dhe netëve të mia. Poezia është mrekullia që më krijon mundësinë të ndodhem kudo e në çdo moment, mundësia për të thënë një fjalë, një fjalë të vetme, një fjalë e njohur dhe e përbashkët për të gjithë por që askush nuk mundet ta thojë më bukur dhe më fort se poezia. Kam menduar gjithmonë se jeta ime ka qenë një jetë dedikuar familjes, rritjes së fëmijëve dhe përballimit të vështirësive të jetës, por kur kujtoj poezitë e mia më të bukura e shikoj vetën të kudogjendur, në të gjitha momentet e lumtura apo kritike të shoqërise dhe atdheut tim. Dhe kjo është poezia! Kujtoj dëshirën e bukur të një mikes sime që për ditëlindjen e nënës së saj kishte zgjedhur t’i dhuronte një poezi shkruar nga unë për atë ditë. Kujtoj dëshirën e një edukatore që më shprehte dëshirën që unë të shkruaja gjashtëmbëdhjet poezi dedikuar çdo njërit prej fëmijëve të kopështit. Kujtoj një ditë një letër shkruar nga dora e një prindi, një letër tejet e dhimbshme që më ftonte të shkruja një poezi për djalin e tij që kishte ndërruar jetë në moshë të re! Edhe kjo është poezia! Poezia është shtëpia ime e dytë diku thellë një pylli të bukur ku unë shpesh e ndjej veten fëmijë, herë prind e herë mik! Shpesh mendoj se si do të ishte jeta imë pa poezinë dhe përgjigjen e gjej gjithmonë te poezia.
anita hoxha4F.N:  Kur dhe pse shkruani poezi ?
AH: Përgjigjen e kësaj pyetje e gjej në kujtimin më të bukur, ditën kur shkruajta poezinë time të parë. Atëherë isha vetëm dymbëdhjet vjeçe dhe poezinë ja dedikova mamasë time. Poezi, sepse ndoshta u ndjeva më afër mundësisë për ti folur mamasë me një gjhuhë që normalisht nuk do të mundja. Poezia për mua është një rizgjim i përditshëm i kujtimeve të harruara, është zëri i perëndive dhe i natyrës, janë ngjyrat dhe orët magjike të stinëve. Kur duart e mia prekin tastierën e kompjuterit ndjej të krijoj muzikë për poezitë e mia, ndjej të dashurohem, të udhëtoj e të rikthehem në vende që kurrë nuk kam qënë, ndjej të qaj, të ndahem dhe të vrapoj përsëri. Unë shkruaj vetëm natën nën shoqërinë e yjeve apo zhurmës së bukur të shiut që s’pushonte dëri në mëngjes.Shkruaj sepse besoj në të vërtetën dhe sa herë që poezia është e vërtet mësoj diçka të re që shpesh ndodh të nesërmen. Ndërkohë ditët e mia fillojnë me kafen e mëngjesit në një udhëtim surreal me ” E dashura imë Sputnik ” roman i të mrekullueshmit Haruki Murakami. Murakami, një legjendë që do të tregohet në të gjitha kohërat!
 F.N:  Cili është mendimi për poezinë shqipe sot ? Cila është arsyeja që lexuesi është larguar sot nga poezia?
anita12AH: Sot poezia duket se përjeton një moment të lumtur mes letrave shqiptare. Shkruajne aq shumë poetë sa të krijohet idea së Shqipëria është vendi i poezisë. Ka mes tyrë që shkruajnë si të zgjedhur prej zotit për talentin që u ka dhuruar dhe të tjerë që shkruajnë të drejtuar nga dashuria për poezinë. Lexuesit nuk janë larguar nga poezia por ndoshta institucionet përkatëse do të duhej të bënin më shumë për poezinë. Shqipëria ndonesë një vend i vogël ka një traditë të bukur poezie. Poet e shkrimtarë si Ismail Kadare është një shembull vërtetësie për kombin tonë. Unë shpesh i postoj poezitë në orët e vona të natës pas një lodhje të gjatë që më kthehet në gëzim kur shikoj që më mbërrijnë menjëherë komente e mesazhe urimi.
F.N:  Blogu juaj lexohet në 58 shtete të botës ?
AH: Po dhe tani mund t’ju them me shumë gëzim se janë 58 shtete nga të gjitha kontinentet dhe ku për çdo shtet janë me dhjetra qytete nga ku artdashës të poezisë lexojnë rregullisht poezitë e mia. Shpesh mrekullohem! Sapo i postoi poezitë në blog shikoj të hyjnë vizitorë edhe deri në pesë shtete të ndryshme në botë në të njëjtën minutë. Kjo më gëzon, më shton ndjesinë dhe ndërgjegjësimin se poezia sot është mënyra më e mirë për të komunikuar idetë tona edhe me njerëz të mrekullueshëm që nuk i njohim personalisht. http://anitahoxha.blogspot.com/
hoxha5F.N:  Në Janar 2015 ju botuat librin tuaj të parë më poezi ” Zgjimi i një ëndrre ” … Ndjesia dhe komenti juaj për këtë ngjarje? Po historia e botimit të këtij libri … ?
AH: Ishte një ditë e ftohtë Janari me një diell që dukej akoma i pa vendosur se çdo të bënte, herë dilte e herë harrohej mbas reve. Shikoja qiellin e ndjeja një lloj gëzimi të pa përjetuar kurrë më parë në jetën time e ndërkohë dëgjoj që mbërrin një mesazh në telefon që më njoftonte daljen e librit. Gëzimi për marrjen e librit më dha ndjesinë se një pjesë e jetës simë ishte harruar në të e unë po shkoja ta merrja. Mes 800 poezive për librin e parë zgjodha 60 poezitë më të realizuara të cilat ashtu së bashku ishin pjesa më e bukur e jetës sime. Një moment për të mos u harruar ishte zgjedhja e titullit të librit. Ndjeva menjëherë dëshirën që titulli duhej të ishte një emblemë për jetën time, një vazhdim e komunikim i natyrshëm me ecjen drejt së vërtetës si e gjithë jeta ime. ” Zgjimi i një ëndrre ” se ajo ditë kur fillova të rishkruaj poezi ishte vërtet si një shkrepëtimë në qiellin e qetë të jetës sime.Vetëm arritja e lajmit te lexuesit e mi do të bënte që unë të merrja me qindra mesazhe urimi. Falë energjisë së lexuesve e miqve të mi të mrekullueshëm ajo ditë do të ngelet e pa harruar në jetën time dhe sikur të mos mjaftontë në ditët e Panairit të Librit 2015 që u zhvillua këto ditë, libri im ” Zgjimi i një ëndrre ” ishte libri më i kërkuar.
anita2F.N:   Keni menduar ndonjëherë që të kaloni nga poezia në prozë ?
AH: Poezia është ide, është tingull, është dashuri. Poezia është zëri i perëndive brenda zemrës simë. Poezia është misteri i mijëra përgjigjeve për pyetje që kurrë nuk kanë ekzistuar. Shpirtra të bukur si Gëte, Hajne, Esenin e Pushkin i dedikuan jetën poezisë. Kur mendoj se jam e zgjedhur nga poezia e ndjej veten me shumë fat. Unë shkruaj shpesh prozë poetike dhe më pëlqen. Proza poetike më shplodh, më bën të përjetoj kujtime të fëmijërisë, të ndjej dallgën që shuhet në këmbët e mia deteve të largët. Por poezia është një zjarr i bukur brenda meje, më bën të jem gjithmonë në kërkim të së vërtetës, përgjigjen e pyetjes shekullorë – kush jam unë?
F.N:  Pse ekziston opinioni që poetët janë njerëz të vështirë, ose më mirë jo të zakonshëm ?
AH: Poezia ka një gjuhë dhe lidhje të natyrshme me të vërtetën. Ajo injekton në mënyrën më të pa shpjegueshme mbi njeriun të vërtetën për fatin e tij, për të sotmen dhe të nesërmen. Por në kohët tona, sidomos aktualisht në një shoqëri si e jona ku sistematikisht po harrohën vlerat themelore të bashkëjetesës kjo mund të krijojë idenë se poetët janë njerëz të vështirë apo jo të zakonshëm. E vërteta në shekuj ka krijuar atë aksion forcë që shkon kundër interesave të njerëzve që komandojnë apo të vetë shtetit. Por për fate që ajo pjesë akoma e shëndoshë e shoqërisë shqiptare është e projektuar drejt një të ardhme më të mirë. Unë këtë e ndjej në mesazhet dhë komentet e shumta, të ngrohta e të sinqerta, në çdo ditë të re për poezitë e mia.
anita11F.N:  Po më shumë çfarë shijon?
AH: Me kohë kam ndjerë të jem rrëmbyer nga ëndrrat, gjysëmhijet që krijon dielli projektuar nga dritaret dhe shoqëria e ëmbël e fjalëve të pa gjetura të poezisë. Kjo më ndodh në të gjitha ditët por stina e vjeshtës për mua është ajo që më bën të ndihem e plotë e përhumbur mes qetësisë duke dëgjuar në sfond Leonard Kohen që vjen ëmbël nga dhoma tjetër. Ditët shpesh fillojnë me një vrap në natyrën, një rit tashmë që shkon tej dhjetë viteve të fundit. Vrapi më krijon një raport mistik me titujt e poezive. Dhe momentet më të bukura janë në atë hark kohor në shoqërinë e kafes së mbasdites duke lexuar e rilexuar poezinë që jam duke punuar.
hoxha7F.N:  Cilat janë planet tuaja më të afërta?
AH: Pas botimit të librit tim të parë ” Zgjimi i një ëndrrë ” në Janar 2015 në muajn Prill të këtij viti arriti edhe suksesi im i parë në nivel internacional duke qenë pjesë e Antologjisë Poetike ” International Golden Pen ” me poezinë ” For your mother ” publikuar nga Milda Publishing në USA e zgjedhur mes poetëve më të mirë amerikanë. Kjo ngjarje e bukur më dha një kënaqësi të veçantë dhe do të mbetet e pa harruar në jetën time. Poezia ime në ditët që vijuan mori një ngjyrim akoma të bukur dhe do të zgjonin te unë dëshirën për tju afruar edhe më shumë lexuesve të mi me një vëllim të dytë poetik. Ditët në vijim do të jenë plot emocione dhe një punë intensive për përzgjedhjen dhe organizimin e të gjitha momenteve që lidhen me botimin e librit. Jam pak në mendime se përzgjedhja mes poezivë më të reja është shumë e vështirë pasi ato janë të gjitha copëza kujtimesh, nga kujtimet më të bukura të jetës sime. Gjithashtu edhe zgjedhja e shtëpisë botuese si edhe titulli i librit po më krijojnë kënaqësi të dyfishtë. Pas daljes së librit të dytë kam në program një udhëtim në shërbim të një projekti të ri për poezinë. Për këtë jam duke bërë pregatitjet e duhura.
F.N:  Kur do të ndalesh së shkruari poezi ?
AH: Ndoshta kurr ndonjë herë kjo sdo të mund të ndodh. Poezia nuk është një zgjedhje stinësh a zgjedhje e një mënyrë apo tjetër në artin e sotem. Të jesh e zgjedhur nga poezia do të thotë të kesh në zemër zërin e përëndive, të jetosh me frymën e zotit. Të shkruash për jetën e të mbash fjalën të gjallë deri në përjetësi në aktin e krijimit është një mrekulli. Të mendoj këtë është njësoj si të mendoj që pjesën tjetër të jetës ta jetoj larg emocioneve të forta, larg kujtimeve.
anita13F.N:  Si do të ishtë bota pa poëzi dhë pa letërsi ?
AH: Një botë pa letërsinë, pa poezinë dhe pa poetë do të ishte një fushë e gjerë e pa fund me grurë që pret largimin e reve të mëdhaja tymi pas një bombardimi, një botë shënuar prej fatit e pa shpresë, gri dhe e priviuar nga çdo shenjë jetë për të nesërmen, pa këngë, pa dashuri. Një botë pa poezinë sot është lehtë e perceptueshme me një botë me mungesë të vlerave dhe gëzimit për të nesërmen. Një botë pa kujtime, pa kujtime që na bejnë të reflektojmë me dritën e duhur për të sotmen dhe të ardhmen. Një botë që çdo gjë do të ishte por jo e jona. Ne kujtojmë dashurinë e parë, dimë emër e mbiemër të atij që duam, por pas puthjes së parë atë e harrojmë pothuajse dhe thirremi me fjalët – zemra imë, i dashur, flutura ime etj. Fjalë ku shpesh gjen fillesën dhe vetë poezia. Edhe në programet e të gjitha shkollave studjohet historia e letërsisë dhe jo e muzikës, pikturës apo kinematografisë. Kjo më shumë se sa një problem pedagogjik është një e vërtet që letërsia dhe poezia në shekuj kanë mundur të zënë një vend si një domosdoshmëri në jetën e popujve

Sunday, May 17, 2015

Kjo peme qershie

Celi e fundit peme qershie ne oborrin tim
Deget hapur dritaren mbuloi gjere e gjate
E lulezuar e shohe e mbushur mallengjim 
Per ty miku im, per ty qe ndodhesh larg
Dhe dritaren hapa e dehur luleve plot ere
Fryme thelle mora e u ndjeva kaq e lumtur
Kjo qershi sot celi si urim per kete pranvere
Qe ti te kthehesh per mua nje dite te bukur
Ku je mes mendimit e mallit me lote t`kerkoj
Ditet pa mua ngjyre gri per ty thuam qe jane
Nje dallandyshe e lumtur kaltersive fluturoi
Qiellit ne thellesi atje ku folen e tyre e kane
Celi dhe qershia e fundit sot ne oborrin tim
Mes degeve e gjetheve me ben melankolike
Ate histori kujtova qe tashme s'ka me kthim
Diten kur trishtuar nje mengjes pranvere ike


Saturday, May 16, 2015

Mirupafshim Mike


Mirupafshim te them sonte mbremjes vone
Se ndoshta fati keshtu ishte shkruar per ne
Valle do takohemi nje dite mendoj gjithmone
Kur era lehte ketu fryne perdet, bore bie atje
Mirupafshim te them e rrethuar vetmis time
Mbi mua nata trishtuar ka kohe qe me sheh
Jetes t'gezuar vrapojme e bejme dhe gabime
E vjene nje dite mes pasqyrash veten se njeh
Mirupafshim te them se s'mundem lamtumire
E ndoshta ndodh nje dite si miq do t'shihemi
Do te kalojne vite por per ne s'do jete veshtire
Prej heshtjes e rrahjeve te zemres do njihemi


Friday, May 15, 2015

Nje dite vrapimi buze detit

Sot nje dite plot diell ne shoqerine e detit e qiellit te kalter dhe nje dreke e kenshme me miqte e mi ne nje nga restorantet e bukur te Shkembi i Kavajes. Nje dite plot mbresa e si te mos mjaftonte nderkoh qe shikoja detin degjoj nje ze te bukur qe me thote: Me falni, ju jeni ajo poetja qe shkruani ato poezite e bukura?
Ishte kamarjerja e restorantit qe po me shikonte me dy sy te bukur e te gezuar.
Me kete kujtim te bukur u kthyem buzembremje per ne Tirane.




Sunday, May 10, 2015

You came tonight

Even the single piece of wood in the fireplace got burnt And the sermedi lately turned into ash At night silence you come and run away And I cannot figure out if you’re a shadow or magic…
Tonight you really got me perturbed Of thee I was not broken free One autumn day you flew far away from skies To be forgotten with the swallows
It has been times I don’t see you That’s why I missed you I remind your last image We casted down and seldom met
And when you didn’t talk to me, the same I did Melancholia, tired beside this fire Which warmed the room and lightened my soul Oh, tonight I slept yearning of you….


Friday, May 8, 2015

Ti erdhe sonte

U dogj dhe druri i vetem ne oxhake 
Dhe shpuza se fundmi u kthye ne hi 
Heshtjes nates ti vjen e iken prape 
E une s'kuptoj ti je hije a vall je magji

Dhe sonte kete nate c'me turbullove
Prej teje une s'paskam te shpetuar
Nje dite vjeshte larg qiejve fluturove
Tok me dallandyshet per tu harruar

Sa kohe s'te shohe ndaj ndjeva malle
Te fundit imazh tendin une mbaj ne sy
Merziteshim kujtoj e shiheshim rralle
E kur ti s'me flisje as une s'te flisja ty

Melankonis e lodhur pran ketij zjarri
Qe dhomen ngrohi e shpirtin e ndricoi
Oh sonte ne gjume me vuri i yti malle
Por shpirti im drejt teje nates fluturoi






Thursday, May 7, 2015

Me dhuro nje lule

Me dhuro nje lule te bukurin mengjes
Nese vetmuar me sheh ti duke qare
Ska gje nese petalet nuk i ka me vese
Ska gje edhe nese vjeshta e ka thare


Me dhuro nje lule manushaqe pranvere
Kur t'me shohesh hapat hedhe merzitur
Ska gje se jane fishkur nga e ftohta ere
S'ka gje e nese ca gjethe i jane prishur


Me dhuro nje lule ti kete buzembremje
Kur me henen flase e me zemer i lutem
Kur jeta te me tund ne nje marramendje
Kur une si lastar i dobet peme keputem


Me dhuro nje lule kete dite te bukur sot
Kur te kuptosh qe shpirti s'ka me shpres
S'ka gje se e pa ere eshte akull e ftohte
S'ka gje dhe sikur ne duar te me mbese


Me dhuro nje lule dhurom tenden dashuri
Shpirtit tend mbushur plot drite te vertete
Dhe pse e vetmuar ne shpirtin tim do t'rri
Fryma ime do ta mbaj gjithmone ne jete 






Netet tona harruar

Ti i harrove te bukurat netet tona
Kur zgjuar rrinim deri ne mengjes
Mbuluar argjendit qe hidhte hena
Trupat freskuar nga brilantja vese


Ti harrove te bukurat netet tona
Ne krahet e njeri tjetrit perqafuar
Une sot me shpirt i perjetoj akoma
Te largetat nete enderrash harruar


Ti i harrove te bukurat netet tona
Kur yllin polar e ndiqnim ne me sy
I pa fundi qiell ishte catize e jona
Ku shuhej, shuhej e shuhej dashuri


Tuesday, May 5, 2015

Dedikuar Shpresa Frey

Kemi kohe


Ndjej malle te shihemi serish ne sy
Kjo e bukura shtepi si qytet i larget
Dite vere e une ftohte ndjej per cudi
E zerat se kane me bukurin qe paten
Harruar dashuria, harruar ka kohe
Te pa jete dhe tonat hapa mbi asfalt
Vec hija jone ne munde te na shohe
E smundemi as vetem per nje nate
S'mbaj mend diten kur si folem tjetrit
Merguar e bukura ndjenje nje mrekulli
Sa te larget nje dite njerzit nga njerzit
Pa gabuar fajin e kam une a ndoshta ti
Kur dashuria humb drita i humbe jetes
Te jetoshe harruar e per pergjithmone
Kjo heshtje sonte besnike e se vertetes
Dashuria larg dashurie kurre s'fluturon


Friday, May 1, 2015

Kur dy engjej puthen


Mes paqes se diellit me te kaltrin det
Agimit njerezit shetisin dore per dore
Si drita mes tyre shoh dy adolishent 
Me te bukur se vet bukuria engjellore
Bregut u shkelqenin hapat permbi rere
Bota frymemarrjen ndali mbi t'kaltrin sy
Ajo puthje adolishentesh sa parajsa tere
Ata ndjenin se vete jeta filloi ate cast aty
Te lumtur vrapojne e sebashku luajne
Ajo puthje fale e here ja vjedhe rrembyer
Puthja e pare e tyre hyjnore ata e quajne
Me buzet petale deti e qiell mallengjyer
Ajo puthje magjishem gjithe jetes per ata
Vitesh do ta ruajne si te bukurin perjetim
Jam e lumtur se rastesi me te bukur s'ka
Une engjej qe putheshin pashe ate agim


Dite Vjeshte


Vjeshta e arte mes mikeve te mia
Te gezuara qeshnim e benim shaka
Sa here lenduar ishim nga dashuria 
E si na u prishen planet e medha
Ishte shtator si sot ndaj e kujtoje
E gjethet kishin mbushur trotuaret
E ngrohta ere drejt saj s'di si me coi
E bukur e s'pushonte ajo te qaret
Mes parkut te shkujdesur udhetaret
E mahnitur ndesha veshtrimin tend
Ti m'shikoje e s'pushoje nga te qaret
Me syt harruar e s'shihje ti askend
Une lotet ja fshiva dhe e pyeta lehte
Vall sot c'te mundon ti a as me thua
Ne te lumtur studente ishim atehere
Por fati jo s'deshi ai te ishe me mua
Cdo vjeshte vij ne park e s'di sa vite
Familje kam krijuar kam dhe femije
Por ai ne shpirt me mbeti asaj dite
E zemra kurr e qete s'mund te rrije
Mbaroi shkolla e ne ikem ne vere
E si zogjte do t'ktheheshim perseri
Por iku nje vite e shtatore te tjere
E ai jo su kthye e humba pergjithnji
Tjeter jete ka filluar ne t'largetin qytet
Une endrra e rinise shpejte u harrova
Kam vite qe pres e do vazhdoj nje jete
E sot kete shtator me mall e kujtova
Ja edhe shkronjat qe ne i gdhendem
Vitesh kjo peme prej gjetheve mbuluar
Ate dite gezimi perqafuar u gjendem
Dy studente cmendurisht dashuruar
Dhe dallge e jetes pa meshire na mori
Ne tjere krahe ne prej fatit perqafuar
Shpirti me dhembe cdo fillim shtatori
O zot dhe sa kohe do t'jetojme larguar
Jo mike e dashur mos u trishto me kot
Kesaj jete ne marim aq sa eshte shkruar
Nese me ty kete vjeshte ai s'eshte sot
Ndoshta s'te ka dashur a s'te ka merituar


U harruam


U harruam, e kuptova kete mengjes
Kur ne krevat pa ty une sot u zgjova
Ngrihem e shapkat per te ecur vesh 
Cudi sot neper shtepi nuk te kerkova
U harruam, kur deres nisa per te dale
Si dikur s'u ktheva une te pershendes
Zbrita shkallet e s'ndjeva per ty malle
Cudi e vec i trishte s'ishte ky mengjes
U harruam e ashtu ne vetemi pyes veten
C'ishte valle ajo qe ne e quajtem dashuri
Keqardhje ndjeva per kohen e vet jeten
Harruar e pa kujtime do mbetet pergjithnji