Sunday, March 17, 2019

Vjeshtë

Përsëri Tetor si kohë më parë
Qyteti përgjumet dritash ndezur
Ato ditë lumi me rrjedhën i ka marrë
Vetëm hëna ngjan si fëmi e qeshur

Cdo fillim Tetori kthehem te ky vënd
Orën e kohës kërkoj ta kthej mbrapa
Era si muzik më joshë me zërin tënd
Gjethet prekin tokën si të tuat hapa



Mall Ç’dreq poete paskam qenë, s’e kisha ditur Në këto vite shkruajta vargje pa pushim, Netëve nostalgjia me troket ashtu pa pritur Më sjellë për dore në ate të bukurën fëmijerinë..!. Çudi, lotët faqeve më rrodhen pikë- pikë, Tek shihja tymin në oxhakun përballë, Sot, o gjyshe në shpirt trokite, s’pata frikë, Dhe flisje me mua, të ndeja si të gjallë Të prekja duart e brishta, si të një fëmije, Me duart që ndizje zjarrin atje tej në oborr, Si nuk u lodhe kurrë dhe vetëm buza gaz rrije, Dhe kur vitet flokët ,ti zbardhen si borë ! Ç’dreq poete paskam qenë sot e kuptova ?! Nga ai tym që dilte oxhakut përballë, Ato shkarpat që ndizje ti në oborr prap i kujtova, Dhe shaminë e kokës, që ti e hiqje rrallë... Sa dua të kthehem edhe një herë në fshat, Kur zabelit ndrinin xixiëllonjat, e frynë veriu me erë, Ky tym i shkarpave marshonte qiellit aq gjatë, Kur gjyshërit krahëhapur më prisnin ulur në derë. Oxhak mermeri ndërtuam në shtëpi, Ky zjarr që përvëlon, çudi, s’më ngroh aspak ! Më merrë malli për ato shkarpa që ndizje gjyshe ti, Per atë mjegull tymi, që flinte mes reve larg !


Wednesday, February 20, 2019



Falenderoj World Nations Writers Union, Kazakhstan,awards, në vecanti Presidentin e ketij Unioni Z.Kairat Duissenov Parman!

Anita Hoxha


Monday, November 26, 2018

Baba, muza e vargut tim.

I thura nënës kaq shumë poezi,
Jo se ty të desha unë më pak,
Ti qeshje e më thoje, 
sa bukur moj bijë,
Ke qëndisur çdo fjalë,
çdo varg !
Ndaj sot u ula të shkruaj për ty,
Muzën vjeshtore e thirra pranë,
E pashë dhe lotët më rrodhën në sy,
- Të lutem, shkruam vargje për babanë !
Vitet të kanë lodhur baba, e ndjej në shpirt,
Larg në dhe të huaj, ndarë kaq kohë...
Shfletoj me radhë kujtimet, fotografitë
Dhe përdore me ty,
fëmijë veten shoh !
Kujtoj të qeshurën tënde, kur luaje me ne...
Punën e rëndë, kur i lodhur vije çdo natë,
Bleje rrallë një palë këpucë, një xhaketë të re,
Për një ditë më të mirë, i luteshe Zotit lart !
Kam ruajtur çdo gjë baba,nga ne
Koha kujtimet tona i mban ngrohtë në gji,
Ndjej se vjeshta po mbush parqet dhe atje,
Me muzën mbi tastierë, sot mu ule dhe ti!

Gezuar festat e Nentorit

Nëpërmjet këtij videoklipi, u urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Festat e Nëntorit!
"Rrofte Shqiperia"
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Teksti: Irma Libohova & Anita Hoxha
Muzika & Orkestrim: @genti_lako
@ilibohova @julianapasha @kastriottushaofficial
Altea Ali, Ana Gjebrea, Emi Baloshi, Aleksa Ferraj, Klea Kaloshi
Video Production: @fourinfinitproduction
Producente Artistike: @eldamamoci
Shkolla 9-vjecare “Turgut Ozal " Tirane

kenge

Wednesday, November 21, 2018

Faleminderit miq!

Sot një gëzim dhuruar nga miqtë " Bashkësia Kulturore e Shqipëtarëve të Rumanisë". Një gëzim e më shumë, komunikimi e respekti i ndërsjellët mes njerëzve të kulturës e artit kudo ku ne jemi! Ju falenderoj nga zemra dhe mirënjohje për Ju miq! Ju përqafoj!
Anita