Monday, October 23, 2017

Kujtime

E di miq do qeshni ju me mua
U cmënd dhe kjo dreq poete 
Në ketë vjeshtë gjethe rënë dua 
Kujtimet që o jetë ti s'mi trete

Nëse vitet ikin dhe rinia vrapon
Mes flokesh një thinjë e fsheha
Një palë corape nderur në ballkon
E mërzitur me ato flas ngahera

Ndjej të lëvizin kthyer në hapa
Mua më kërkojnë nëpër shtepi
Ora e jetës si kthehet mbrapa
Mall e perqafuar e imja femijeri

Ndër duar corapet ngjyrë kafe
Arnuar nga nëna për në shkollë
Shpesh mërzitesha i ktheja llafe
Shkallëve dëgjoja të sajën kollë

Përse


Mu ul ndër buzë, puthja jote sot 
Lehtë si fletët e një peme në park
Kur shiu vjeshtor i spërkat me lot 
Mu ul si pëllumb, ardhur nga larg

Mirënjohje

Me mirënjohje një falenderim të përzemërt për besimin dhe vlerësimin e punës time, për organizatorët e Edicionit të 7 të Festivalit “ Bilbilat e Korabit “ 2017. Festivali i këtij viti ishte mrekullisht një vlerë shtesë që ju shtua traditës së bukur të muzikës për fëmij në të bukurën Dibra e Madhe. Ju uroj gjithmonë suksese dhe mireutakofshim vitin tjetër!

Ju përqafoj,
Anita

2017 Educioni i 7




Një mbrëmje plot gëzim dhe emocione Festivali për fëmijë " Bilbilat e Korabit " 2017 Edicioni i 7. 20 këngët të interpretuara nga fëmijë shumë të talentuar me zëra të mrekullueshëm ngrohën zemrat e prindërve dhe pjesmarrësve të lumtur. Cmimi i parë ju dha vogëlushes së bukur dhe shumë të talentuar Rona Fida me titull " Fëmijët janë pëllumba " me muzikë Zinçe Mimidinoski dhe tekst Arbër Muca. Cmimin e dytë dhe te tretë i morën vogëlushet e bukura dhe shumë talentuara Venisa Dumani me kengen " Nuk jam më e vogël " teksti Anita Hoxha, Muzika Zinçe Mimidinoski dhe Jozefina Jani me këngën " Party im ", Cmimi i interpretueses më të mirë ju dha vogelushes Sergita Varfi me tekst te Anita Hoxha muzika Mirjan Sulovari. Falenderoj nga zemra organizatorët për mikepritjen e ngrohtë dhe respektin ndaj meje. Miq të mrekullueshem! Një përqafim gjithë fëmijëve pjesmarrës me urimin e ngrohtë - Mire u pafshim në e edicionin e 8!

Mirmengjesi miq!


Thursday, October 19, 2017

Drejt Festivalit

Një udhëtim fundë vjeshte e lumtur drejt Dibrës së Madhe.
Falenderoj nga zemra organizatorët e festivalit " Bilbilat e Korabit " per ftesën dhe nderin për të qenë Kryetare e Jurisë për vitin 2017. Me shume dashuri uroj që ky festival të jetë një triumf i vërtet suksesesh vecanërisht për fëmijët e talentuar dhe të bukur Dibran që me zërat e tyre do ta kthejnë këtë natë në një kujtim të mrekullueshëm e të pa harruar!