Tuesday, December 30, 2014

Libri im i pare!

Miqe Ju ftoj te gjitheve, kudo qe ju jeni, te merrni pjese ne festen time! Realizimi i nje enderre ne keto dite te bukura feste! Ne ditet e para te Janarit do te jete mes jushe Libri im i pare! Ju falenderoj nga zemra!

Në këtë ndërrim motesh

Në këtë ndërrim motesh që po afron
Kur gotat të ngrihen e bëjnë gëzuar
Të gjithë shqiptaret nga zemra le të urojmë
Të bëhemi një Komb bashkë të bashkuar


Kufinj mos njohim as dy flamur
Se një Atdhe kemi amanet qe s tretet
Kjo shqipe që ka lindur nëpër shkëmbij e gurë
Kuqezi gjithmonë do mbetet 


Urime ,miq ku do që jeni
Ky vit që vjen qoftë i bekuar
Një vend në tokën tuaj e keni
Me shpirt ju them dhe unë Gëzuar 










Mendime

Ajo nje grua e thjeshte nga natyra
Floket e saj i krihte kete mengjes
Cudi mendoj ne pemen e saj plot ngjyra
Nje vend per kartolinen mos e gjesh ?


Dhe ashtu larg i coi ,kujtimet
Ne rinin e bukur ne nje sirtare tashme mbetur
Aty pran oxhakut filloi enderimet
Duke pare druret qe jane bere si hi i tretur


Dhe filloji te lotoi per ate kohe te rinise
Kur fshehurazi i ikte prinderve ne oborrin e shtepise
Qeshi dhe me lote i flet dikujt me vete
Bashk me letrat e enderrat tona nuk e di ku mbete ?


Vitet iken tani nuk jam me aq e brishte
Por ne kujtese me ke mbetur dhe sot
Sjell ndermend ate peme qershie ne oborrin e shtepise
Letrat tona i mbylla ne shpirt me mall e lote


Gezuar mik thote ajo me nje gote vere
Per ty dhe enderrat tona te rinise
Me kujto dhe ti me malle ne pranvere
Kur dritareve te varen deget e qershise 




Monday, December 29, 2014

Gezuar Vitin e Ri 2015

Miqeve te mi kudo qe ju ndodheni!

Ne keto ore te fundevitit i kujtoj te gjitha!
Me ju fola per poezine dhe pergjigja ishte pa rezerva!
Ju qe nuk harruat asnje here te me falnit gezim dhe jo te shikonit gabimet!
Ju qe me dhuruat vetem buzeqeshje edhe ne ditet e veshtira dhe te lodheshme!
Ju qe njerezishte me ofruat ndihme pa kerkuar kurre asgje!
Ju qe me mesuat te dua, te buzeqeshe dhe te shpresoj ne te ardhmen!
Ju qe me energjine dhe sinqeritetin tuaj e bete kete vite per mua te pa harruar!

Ju uroj nga zemra te gjithe Juve miqte e mi te shtrenjte!
Te jete per ju dhe familjet tuaja nje vite gezimi dhe suksese pa funde!
Gezuar!

Sunday, December 28, 2014

Kjo cigare

Cigaren ndez ulur e menduar
Me veshtrim larg tretur pa kufi
Ky tym dhomen ma ka rrethuar 
Si nje re qe shpesh kthehet ne shi
Rrugen vizatoj ashtu e heshtur
E un ne caste i harrova te tera
Nder mend me vjen ti duke qeshur
E melankolike sot s'di pse u bera
Te kujtova sot se me mungove
Te thirra e u mundova te te preke
Si vegim mes tymit ike u largove
E kjo cigare doren po ma djege

I flas Hënës

Po i flas hënës për ty
Ajo më rri ashtu sipër mbi kokë
I tregova që dikur ishim dashuri
Sot kemi mbetur thjesht shokë


Më ndjek hëna që nga lartë
Hera herës i hedh një sy
Më kujtohet koha e gjatë
Kur hënën e shikonim të dy


I flas hënës i tregoj
Për ditet për jetën time
Për dashurinë që iku shkoj
Mbetën në shpirt vetëm kujtime


Nuk e di ku ke shkuar
Më kujton ndoshta se di
Apo netëve i vetmuar
Flet me yjet edhe ti


Në këtë natë hënën takova
Fola shumë e fola gjatë
Disa pika lot lëshova
Të dua prapë


Ne

Në jetën time hyre fare rastësisht
Ndoshta nga fati e kishim të shkruar
Dhe unë të pranova ashtu paqësisht 
Ndoshta dikur ishim vërtet dashuruar
Ti nuk munde të vazhdoje më
Nga jeta u lodhe shumë shpejt
Unë sot kujtoj çdo gjë
E vetme ndoshta jam vërtet
S'të kujtova nga dashuria
Por as nga urrejtja normal
Pa fund ti vjen në mendimet e mia
Ashtu i heshtur , mërzitur pa fjalë
Se di ku gabuam ne të dy ?
A jeta gaboi me ne
Un ty të sjell çdo ditë nëpër sy
Por ndonjëherë i largët vërtet je
Më fal të kujtova këtë natë
Ndoshta ti nuk do të të kujtoj
Ishim të dy , thjesht të pafat
Se di po une a të mungoj ?
Mos më gjyko ti sot
Asgjë më nuk ka asnjë kuptim
Të mendojmë të kaluarën është e kot
Më mirë të ardhmen ta shohim vazhdim


Në këtë natë

Kjo nate ndricuar prej henes shume 
Ku qielli pafund yjesh eshte mbuluar 
Kujtimet rrembyshem rrjedhin lume 
Ne kohen kur shume ishim dashuruar

Jo s'eshte mekat une sonte te kujtova 
Kjo e imja nate eshte deshmitare 
Yjet ngadale me mendje i mblodha 
E henen si llambe e vendosa ne dritare

Mos mendo se ditet rrine ne vend 
Asgje smundet kurre te rri ndaluar 
Dikur me shpirt e shkruaja emrin tend 
Sot nje histori pa ndjenja e kujtuar

Ne te bardhin krevat ta fala trupin tim
Harruar mes dashurise genjeshtare 
Yjet po kthehen nga i largeti kujtim 
Dhe hena qendron heshtur ne dritare

S'di c'mu kujtua ajo kohe e shkuar
Ajo histori ne vite larg kishte mbetur 
Kur trupin ta fala ne krevatin e trazuar 
Ku te dy prej lumturise ishim dehur

Ndodh qe me jeten kuptohemi nje dite 
Dhe une s'te mbaj aspak meri ta dishe 
Nje dite serish lindin vrullshem dashurite 
Dhe pse ne mund te lendohemi dyfish

Saturday, December 27, 2014

10000 Lexues!

Miqe
sot Blogu tim mbushi plot 10000 lexues te cilet e kan vizituar brenda ketyre dy muajve. Jam vertet e lumtur dhe e nderuar qe poezite e mia i kan lexuar kaq shum miqe ne te gjithe boten. Jeni te gjithe te mrekullueshem . Ju sjell  te gjithe ju lexuesve   kudo qe ndodheni ne cdo kend te botes  nje perqafim miqesor e te perzemert nga Tirana .
Ju falenderoj nga zemra!




Per ty

Per ty vendosa te shkruaj ca rrjeshta
Se te kam mik te shtrenjt
Ateher sa filluar kishte vjeshta 
Ti me ktheve prap ne jete
Braktisur nga fati veten e ndjeja
Braktisur kisha koh qe isha
Veten me shpres genjeja
Kerkoja ate qe me se kisha
Kur me gjete isha zog pa krah
Kisha harruar te fluturoja
Jeta per mua nuk pati gjynah
Un ditet pa jete i kaloja
Ti engjell sot je per mua
Me fale me shumë nga ç'kishe
Sot un them me shpirt te dua
Je atje ku duhet te ishe
Ti ke jeten tende e di
Un ne timen jam normal
Por shum her ne shum vende
Te falenderoj me shpirt pa fjal
Gjith jetes do te dua ne heshtje
Askund sdo flas per ty asnjeher
Dhe pse shum te tjer me pyesin me kureshtje
Ke njohur dike ndonjeher ?
Per ty i shkruajta keto rrjeshta
Se mik te kisha e te kam
Dhe pse gjethet pa pushim po hedh vjeshta
Unë zog pa krahë me nuk jam


Friday, December 26, 2014

Bie Bore

Filloi te bjeri dhe bora ngadal
Cdo gje po zbardhet si qilim i shtruar
Ne heshtje me vete them qindra fjale
Spo le vend mes bardhesise pa te kerkuar


Jemi te larget kontinente ndare
Ne vendin tend pranvera sa ka ardhur
Tek ne dimri po uleret si i marre
Sot dhe shpirtin tim e ka zbardhur


Tek ky bredh mendohem pak gjate
Zogjte nuk duken kane fluturuar
Nje urim ta sjelle ashtu neper nate
Krishtlindjet e tjera te na gjejne bashkuar


Perandoria e puthjes


Wednesday, December 24, 2014

Gezuar Krishtlindjet

Gezuar Krishtlindjet ! Te dashur Miq Kjo feste tradicionale me jep rastin e lumtur tju dergoj juve Urimet e mija me te Perzemerta dhe te Sinqerta: DASHURI, MIRËQËNJE dhe SUKSESE per JU familjarisht kudo qe ndodheni! GEZUAR!!!

Tuesday, December 23, 2014

Duke pritur naten


Duke pritur naten te vinte 
Xixellonjat filluan lojen e tyre 
Peshpriste era ne veshet e mi 
Muzike e vargje te vakta deshperimi

Duke pritur naten te vinte
Po flisja me sy me yllin polar
Me gjuhen e largesise
Me gjuhe pa kuptim harrese

Nata filloi te vinte me terrin e saj
E hodhi si carcaf para syve te mi
Xixellonjat i fiken dritat e tyre ylli polar
U struk per te pritur mengjesin

Duke te pritur ty ne kete nate te gjate
Mengjesi gdhiu hareshem
Ti nuk erdhe netet e tjera
Un nuk do kem me ankthin e pritjes



Kete nate


Tani ti je me mua mos iu tremb nates 
Shtrire ne jeshillikun e tokes te dy veshtrojme ngultasi 
Ti je me mua endrra ime dhe e jotja po pushojne ne nje shpirt 
Krahet e njeri tjetrit zgjasim per tu perqafuar 

Buzet i  afrojme  henes i morem shkelqimin 
Per te ndricuar shpirtrat tane pafundesisht te dashuruar
Sot , ne jetuam nje dashuri platonike 
Ndricuar nga mijra grimca henore e shkelqime yjesh 

Sot u bem dy te dashuruar galalktikë
Sot je me mua i dashur, 
Vetem sot nga asgje mos ki frikë.




Buzet e kuqe ne goten bosh

E vetme qëndronte ajo këtë  natë
Dhe orët shkonin pa e kuptuar 
Ajo dhe vetja flisnin gjatë
Me gotën boshe pa verë shoqëruar

Çfare eshte jeta ? Asgje vetmi
Se si shkoi as vete se kuptoje
Me buzet e kuqe ajo goten bosh po pi
Neper kujtese ca pika lumturie filloi te kerkoi

Te gjith ikin ne drejtime te tjera
Dhe ti si e pa vlere ndjehesh e braktisur
Ikin vitet sikur rrëmbyeshëm i merr era
Jeta nuk është më atje ku e ke nisur

Gotën bosh rrotulloi me duar
E buzët e kuqe vendosi ne të
Kjo gote ashtu pa vere shoqeruar
Ju dukë e akullt pa ndjejë pa asgjë

Veten e pa ashtu ne pasqyrë
Buzët ju duken më te kuqe se kurrë
Cudi i tha vetes me nje nënqeshje në fytyrë
Sot te puthi kjo zbrazdësi dhe asnjë burrë


Monday, December 22, 2014

Dikur qesha

Dikur qeshja me menyren si me doje
Sot te bej fajtore pse ike ashtu pa pritur
S'e mendoja sa shpejt do t'me harroje
E sot si engjell nga qielli ti ke zbritur

Une luaja me dashurine tende cdo dite
Ti ishe si nje femije oh fare i pa rritur
Sot fshehurazi hedh syte te fotografite
Mrekullisht si kujtim ti paske zbritur

Te veshtroj vjedhurazi heshtur pa fjale
Kjo foto e vjeter si kujtim aty ka mbetur
Ngadale ne heshtje un te them me fale
Sot piken e dobet ne zemer ma ke gjetur

Krishtlindjet me gjeten me te tuat  fotografi
Dhe malli ne shpirt si kristale akulli mbetur
Kujtoj dikur u talla me te bukuren dashuri
Sot nje korniz pa piktur une kam mbetur

Sikur të ishte

Lasgushi i thuri vargje liqenit 
Për detin unë shkrova papushim 
Thjeshtë më pëlqen ta kujtoj 
Por unë dhe ai nuk kemi krahasim 

Lasgushi i thuri vargje dashurisë 
Dhe mbeti një idhull i përjetshëm 
Ndonjëherë me vete i pëshpëris
Ti je idhulli im më i pushtetshëm 

Si kur ai gjallë të ishte 
Se di a do më kishte lexuar ?
Se di për mua dëgjuar do kishte ?
Se di diçka a do më kishte shkruar?

Ky vend i vogël në mes të Europës 
Ndoshta është i varfër nuk ka pasuri 
Por këtu ka lindur qytetërimi i gjithë botës 
Lasgush , Dritëro , Ismail e do të lindin përgjithnji ..

Anita Hoxha.


Tutje fshatit…

Tutje fshatit në të dalë 
Ku gjarpëron rruga në zallë
Ku flasin mali me mal
Ku blegërin  delja çobanë 

Atje dielli bën me sy 
Kur zogjtë këngës ja thonë për ty 
Ku atje në moçalishtë 
Ëndrra e vajzës mbetur ishte 

Atje ku njohu ajo djalin 
E netëve krah për krah dalin
Atje ku yjet bisedojnë 
Atje ku shpirtrat dashurojnë 

Tutje fshatit në të dalë 
Ku gjarpëron rruga në zallë 
Ku mali kuvendon me mal 
Ku dashuritë ndjehen të gjalla 

Atje ky shpirti ndjen vetëm mall 
Atje ku kthehemi shum rrallë 
Atje në rrënjët e mia 
Ku mbretëron në fron dashuria


Ah liqen .....

Ah liqen sot të urreva 
Të mora inat vërtet 
Të betohem stë gënjeva
Kur ta besova atë sekret 

Ti e more ashtu rrëmbim 
E çove sa andej këndej 
Un të besova dashurinë 
Tani unë smundem pas ta kthej 

Ah liqen sdua të flas 
Mos u përpiq se më stë dua 
Më fjalë të rënda sdo të bërtas 
Se ti ishe gjithçka për mua 

Në ujin tënd në kaltërsi 
Me ngjyrën e qiellit të shkruar 
Unë humba sot një dashuri
Vetëm ty ta kam besuar 

Bëjmë paqe unë e ti 
Sepse jemi miq të vjetër 
Jeta sjell shumë  dashuri 
Do trokasi një dit
ë  patjetër 

Ah liqen unë po largohem 
Ti je i vetmi dashuri 
Sado në jetë të dashurohem 
Unë ëndrrat peng kam lën tek ti.




Peisazh Dimri

Po bie shi. Pikëzat e vogla si të hazdisura bien e përplasen me forcë nëpër xhama , Disa trumcakë të vegjël dimëror u strukën nëpër folet e tyre me padurimin për të fluturuar përsëri. Qielli është gri. Ylberet në këtë kohë nuk janë më te pranishëm.Gjethet kanë rënë të tëra si nje qilim shumë ngjyrësh që shkëlen pa kujdes nga kalimtarët. Pikat e shiut nuk bien më qetë si në pragun e vjeshtës por bien te rrëmbyeshëm e të ftohtë. Qyteti u zbraz nga zhurma. Dritat po fiken një nga një. Zogjtë u strukën nëpër rrëza për të kaluar natën. 
Mbrëmja ra. Qetësi...
Shiu bie me flokë dëbore ngatërruar. Bora e parë po shtron rrugët . Melankolia e vjeshtës i ka lën vendin mjegullës së ftohte të dimrit. Ëndrrat tona po vaken po zbehen nga pak për tu rikthyer në pranverën e ardhshme. Zyrtarisht jemi në dimër . Sa bukur mendova me vete. Ky dimër i ftohtë ka bukurinë e tij që të magjeps. 


Sot

Asgjë s'më vjen më nga ty 
Çdo gjë ka ngrirë si dëborë
As nuk shihemi më me sy 
As takohemi me dore

Si akull u kthye dashuria
E ftohtë pa ndjenjë  pa jetë
E bëri punën e saj largësia
Fajtor jemi në vete
Numrin tënd fare e fshiva
Çdo gjë që ti më ke shkruar
Një ditë veten vetëm e ndjeva
Pluhuri harresës të ka mbuluar
Asgjë ska mbetur  mes nesh
As takime as puthje as prekje
Tradhtia të dyve po na qesh
Po ndahemi pa as një qef mbetje
Nëse ti për tjetër do vuash
Një tjetër do dua unë ska diskutim
As mua ti s'do më duash
Dhe ti për mua do jesh, mashtrim
Të them rrug e mbarë në jetën tënde
Po iki dhe unë pa shumë dëshirë
Do jesh tek unë mbas çdo ëndrre
Herë urrejtje e herë delir
Nëse të dy do të kujtohemi
Lumi jetes nuk kthehet më
Si të gjithë dhe ne do harrohemi
Nuk do jemi më asgjë .  


Sunday, December 21, 2014

Këtë fund vit


Po i ndez dhe unë dritat e pemës 
Kësaj dhome ti jap pak ndriçim 
Si fëmije më shtohet tik taku i zemrës

Me rradhë vendos poçat me shkëlqim

Sot çuditërisht u ndjeva e vetmuar
Dikur fëmijet zhurmonin nëpër shtëpi
Kësaj peme i flas ashtu me fjalë ngatërruar
Kemi mbetur vetëm unë dhe ti

Mban mend i flas me ngadal ?
Se sdua aspak ta mërzis
Në vitet që kaluan lam tek ty mijra fjalë
Sot ti vetëm si statujë rri në mes te shtëpisë

Fëmijët u rritën lodra më nuk duan
Nuk besojnë te babagjyshi i vitit të ri
Me dhurata më stë rrethuan
Sot besimtarë jemi un dhe ti

Ndriçoma shpirtin këtë natë
Këtë fundviti ,me borë mbuluar
Tek ty unë do besoj shum gjatë
Dhe tek babagjyshi që vërtet ka egzistuar

Sot këtë fundvit unë pemën ndriçova
Pa rrëmuje pa zhurmë fëmijësh perqark
Me veten time në qetësi mendova
Vitet më te bukura paskan mbetur shum larg 




Sunday, December 14, 2014

Kohe kujtimesh

Brenda shpirtit ndjej t'largohemi cdo dite
Eh mezi arrij t'kujtoj ashtu si ne mjergull
Ne letra kujtimet mblodha dhe fotografite
Edhe oret ne zemer i vendosa me rregull

Ti serish humbet e large syve me tretesh
Un me dhimbje mbledh grimcat e paketa
Dhe deri sa ti fare asgje te mos mbetesh
Vec ne eter si copa kujtimesh te largeta

Kur njeri tjetrin ne vertet ta kemi humbur
Dhe asgje te mos kete mbetur nga un e ti
Kujtimet si debora prej degesh shkundur
Atehere lamtumir do te themi per gjithnji

Kam frik

Lerem vend ne zemren tende
E lumtur te jem te mbreteroj
Se bashku jemi ne nje mendje
E ndjej qe une ate e meritoj

Ne zemeren tende dua vend
Mjafton me ty une te jem kudo
Te jem aty dua ne trupin tend
E s'dua tja di me do a sme do

 Nje vend ti lem ne shpirtin tend
Aty te jem banore e perjetshme
Aty do te jet gjithmon i imi vend
Te jem aty dua e pushtetshme

Kam frik nga ti c'do me thuash
Frik se nje dite do t'jem e tepert
Se vendin ne zemer sdo ma ruash
Frik nga harrimi yt nga asgje tjeter


Friday, December 12, 2014

Me detin

Me sy sonte e ndjek detin Deri ku valet shuhen leht Atje ku horizonti zhduket E duket s'e humbet vertet Ndjehem sot endrrimtare Detit dua ti thur nje varge Ai me perkedhel kembet Heshtur valen terheq larg Doja ta pushtoj te gjithin Vetem nje moment e doja Aroma dhe ajo qetesi ishin Zemres ndersa une mendoja
Detit rrugen more ate dite Valet tregojne e yjet larte Une cdo dite lusja prendite Por dita behej shume e gjate Sonte kujtimesh humb e tera Ndjej ne trup nje fllad te lehte Oh emrin tend e mbuloi vala Une doja te mbetej atje per jete
Kujtimin deti qetesisht ma zgjoi E heshtur thash ashtu ngadale Nje keng malli leht nis e kendoi E koke ulur kthehem e pa fjale

Thursday, December 11, 2014

Pa ty

Shihemi ne sy heshtur pa fjale
S'e fjalet sonte jo s'kan kuptim
Te pershperise embel ngadale
Ti je e vetmja drit ne shpirtin tim

Ti buzeqesh leht ashtu koke ulur
S'di c'far thua une s'po te kuptoj
Ti sot je kaq e bukur si nje flutur
E une pa ty jo s'mundem te jetoj

Se pa ty un s'di te jetoj ndryshe
Ti busull e arte per shpirtin tim
Ti si ato te bukurat dallandyshe
Qiellit enden e kerkojne lumturin

Sot lutem se dhimbje kam ne shpirt
E nga zemra jo s'mundem te largoj
Qiellit ngre zerin e flas me perendite
Pa ty jam i humbur e s'di me te jetoj

Mengjesi zbardhi

Dalngadal po zbardh mengjesi Dhe hena po largohet e pa fjale Qyteti dritat nje nga nje i shuajti S'po e shoh me edhe yllin polar
Ashtu menduar dita sot me gjeti Emrin tend mermerita pa kuptuar Nje trishtim ne sy sot me mbeti Tej oqeanit larg ku ti ke emigruar
Dhe rrezja e diellit atje maleve ra E ndricoi nga larg ato si pasqyre Dielli ne liqen fytyren e tij e pa Zot sa e mrekullueshme je natyre
Une s'di si te te quaj kete moment Te quaj hene a diell a liqen i qete Me sy te pikturova ne ate vend Edhe pse piktore nuk jam as vete Jo s'di vertet si sot une ty te quaj Shpesh si sirene qe lundron ne dete Si nje kujtim perjete une do te ruaj Si nje kenge qe vitesh me cmende
Vitet ikin une ndjej tenden mungese Ti i vetmi kuptim je per gjithe jeten Nje dite kur vec shpirti te me mbes Tek ti do prehem te them te verteten

Wednesday, December 10, 2014

Vjeshte e art

Gjethet e vjeshtes po bien ngadal
E ky pejsazh me duket i par dikur
Shpirti im ne heshtje vuan pa fjale
Mes sfondit te arte duket si pikture

Ti piktur braktisur diku ne nje muze
Si shpirt behesh e behesh dhimbje
Un shpirt i harruar qe as ha e as fle
Si i vetmi rast pa nje rruge zgjidhje

S'di pse sot me erdhe ti si asnjeher
Mes te renave gjethe ne kete vjesht
E thelle shpirti im ty te mban perher
E kurre shpetim nga ty ai s'do kete

Ti me mall erdhe e sot po rri me mua .
Te lutem ti me fole e puthem shume
E lumtur cdo moment te them te dua
Me zemren zjarr une s'dua qe te humb

Si vjesht e art nje dite ti do te shkosh
Si pejsazh i Levitanit e bukura piktur
Ne zemren time perjet ti do qendrosh
Gozhduar me dhimbje si ne nje mure


Tuesday, December 9, 2014

Endacaku

Endacakut i kushtoj nje varg
Tek e shohe vetem atje verdall
Rruges ai ecen kot ashtu larg
Shpirtit s'do donte te kishte halle

Afrohem e shoh e provoj ti flas
I habitur me sheh mua dhe ai
Un mbas tij rrugen nis e marre
Ai nje hap me mua s'do kurrsesi

Lypsar gjith kohes jo s'kam qene
Familje kam patur edhe shtepi
Me flet si ata qe s'ta kan ngene
E une nga pas ndjek hapat e tij

Qeverit shkuan dhe u ndryshuan
Per to une s'votova asnjehere
Te gjitha parajsen me premtuan
Por un endacak mbeta perhere

Miku im m'u dhimbse ne shpirt
Dhe sot akoma me vjen te qaje
Le te bejne ty c'te duan qeverit
Une ngroht ne varge do te mbaj

Drita e qiririt

Dritës së këtij qiriri sot i falem
Kjo dritë s'e ndrin këtë errësirë
E shikoj i flas e pastaj ndalem
Pres të më kuptojë ai më mirë

Honin thelle shpirtit që e vuan
As kjo dritë jo s'e ndriçon dot
Ky qiri mezi dritën po e ruan
Hënë të kthehet s'mundet dot

Kujtojmë sot atë kohë te shkuar
Vitet që s'mund t'i kthejm përsëri
Koha e faljes si perëndi ka kaluar
Ndaj mëkatet do t'mi fale ky qiri

Si perëndi ne i falemi dashurisë
E mendojmë ate te pavdekshme
Po kur na afrojnë ditët e vetmisë
Ajo ikën në një botë të përtejshme


Monday, December 8, 2014

Drite hene

Hena e shtangur ka qendruar
Mes ketij qielli me yje plote
Ne trup te ndjej kaq te afruar
E dehur kur ti me puthe fort

Afrohu nje trup dua te behemi
Kesaj nate ti falim ne cdo gje
Thelle ndjenjash ne harrohemi
Me syte e mbyllur dhe pa ze

Me kete mall ma ndeze shpirin
Puthjet ndjej me djegin zjarre
Zemres time ja shtojne ritmin
Gjithe bukurine sonte po ta fale

Vec fjale dashurie ti me thuaj
E shpirti im tendin e ndez zjarr
Kjo nate le te mbese e pa harruar
Si kujtim qe me vete do ta marre


Sunday, December 7, 2014

Kjo nate

Ne driten e ketij qiriri te shikoj
Ti me flet e une hesht pa fjale
Sot ky qiri i zbehte na ndricon
E fjalet e tua mi sjell ngadale

Deshiroja me shpirt te kisha
Ne kete nate te ishim ne te dy
Lumturia e kesaj bote do isha
Mjaft qe ne te shiheshim ne sy

Sot me naten une u bera mike
Hena jo s'dua te me ndricoj
Ashtu ne erresire dikur ti ike
Dhe sot ikjen tende po kujtoj

Ky qiri shkrihet i pa pafajshem
Trupin sonte e dogji per mua
E un ashtu nen ze ngadalshem
Munda ty te them vetem te dua.

Dashuria

Ai qe s'njohu dashurine
Zere se nuk ka jetuar
Ai kurr s'njohu magjine
E nje shpirti te gezuar

Ai qe dashurine se njohu
S'eshte pranvere e lulezuar
Zemer ngrir eshte nga dimri
Gjethe vjeshte e rrezuar

Ai kurr s'u ndje i dashuruar
E ne kete jete beri mekat
Fati i tij keshtu ishte shkruar
Nje dru pa gjelberim e i thate


Saturday, December 6, 2014

Krishtelindje

Ajo u kthye ashtu papritur
E veten shihte ne pasqyr
Dikur nje bukuri e ndritur
Sot vitet lexonte ne fytyre

Pa ze u plaka tha me vete
Dhe thinjat  embel rregulloi
Kujtimet o jet larg mi trete
Aq sa sot s'di nga tja filloi

Ky vend i huaj e tjeter bote
Vite kalova larg vendlindjes
Shpirti im u rrenqeth sot
Nga afrimi i krisjhtlindjes

Une dashurine e lash atje
Rinin e bukur dhe cdo gje
Sot s'di me thuaj ti ku je
Jeton i vetem ose me ke

Une shpresoja ta harroja
E ndertova nje jete tjeter
Por sado larg un fluturova
Me dhimbte dashuri e vjeter

Krijova une familjen time
Ne shpirt nje tjeter dashuri
Por ti neteve ne mendime
Kembe kryq ulesh vjen e rri

Une s'jam me adolishente
Dhe s'deshiroj me te gaboj
Por ne rruget e kesaj jete
Cuditerisht serish ty te kerkoj

Falem mik sot ty te kujtova
Ate dashuri larg ne vendlindje
Si cdo vite serish u ngaterrova
Ne prage te se bukures krishtlindje

Friday, December 5, 2014

Kthehu

Eja ti sonte po te therras
Vjeshta gjethet ka rrezuar
Ne inatin ta lem nga pas
S'shtyhen ditet ne larguar

Serish thuam ku ke shkuar
Ndaj zerin tim e sjell tek ti
Per mos te qene te harruar
Te lutem ti khehu perseri

Kesaj jete kalimtar ne jemi
Dhe nuk do jemi pergjithmon
Dashurin si himn e kemi
Kthehu pra sa s'eshte vone

Nese s'kthesh kete vjeshte
Do te pres ketu e vetmuar
Mallin tim po e bej rrjeshte
Per ket'shpirt te dashuruar

Me shkruaj

Me shkruaj nje leter dashurie
E dua te thjeshte vetem ca fjale
Ne te mos hidh ti lote merzie
E i penduar mos me thuaj me fale

Me shkruaj ti nje leter dashurie
Te lutem sa me thjesht te mundesh
Ti nder fjale te bukura lumturie
E premtimesh nuk dua te humbesh

Me shkruaj nje leter ose nje rrjesht
E dua te thjesht vetem per mua
S'dua as nje fjale teper te hedhesh
Vec me mungon o zot e sa te dua.

Monday, December 1, 2014

Dielli dhe rete


Oh c' zhurem qe behet ne qiell
Rete mblidhen koke me koke
Mendjemadh eshte ber ky diell
S'do lejm rreze te coje ne toke

Shume u nxine dhe u sterrosen
Dhe bllokuan te gjith hapsiren
Fshehur njera tjetren e fjalosen
Ketij diellit sja duam te miren

Erdh mengjesi e serish dita celi
Zgjuhet dielli dhe mbetet i hutuar
Ashtu i shastisur ne vend ngeli
Para tij gjithe toka ishte erresuar

C'eshte keshtu e cfar po ndodh
I zemruar fliste dielli me ulerim
Mua kjo erresire sa po me lodh
Pse un qenkam sot pa shkelqim

Dhe flasin rete pa u menduar
Ta dish ne me ty nuk jemi mik
Por dielli ndihet tejet i pikelluar
Dhe ashtu pa rreze ndjehu frik

Ju deshe nje cast qe te kuptoi
Se rete nje loje i paskan bere
Me mijra rreze i coi drejt tokes
Dhe qiellin ktheu ne shi te tere

Nisi e qeshi dielli aq sa mundi
Loja juaj svlen as pese grosh
Si s'keni degjuar asgjekundi
Qe s'mbulohet dielli me shosh

Sirena dhe marinari


Dikur me pare nje legjende tregojne si histori
Nje sirene e marinare paskan rene ne dashuri
Nuk e di sa e vertete por keshtu e kam degjuar
Neper dete vite me radhe ata ishin dashuruar

Ajo e bukura sirene cmendte naten cdo anije
Rrjetave per ta zene ajo u zhdukej si nje hije
Por nje dite pa e kuptuar kur uji e kishte marre
Pa me sy e dashuruar nje djal te ri nje marinar

E u hutua djali i shkrete filloi te vuante ne shpirt
Hidhte syte neper dete per ate qe pa ate dite
Ndezi dritat marinari dhe e kerkonte si i marre
Shpirtin deti te ma marri une me te shkoj varre

Kjo siren magjistare hynte e dilte pa pushim
Marinarin jo s'e shihte e here i shprehte dashurine
I bertiste marinari dil nga uji e bukura sirene
Te rrim bashk kete nate e oret kuptim te kene

Dhe nga uji ajo doli dhe e lumtur hypi ne anije
S'di te them per cfar i foli, fjale  ishin dashurie
Po e mbyll kete histori qe thone se eshte e vertet
Nje sirene e nje marinar dashurohen vec ne dete


Pa Ty


Nje gote vere ashtu ne heshtje
Gezuar murit i them aty perball
Ne buze nje e ftohte buzeqeshje
Sonte per ty i pa harruari mall

Dhe kjo gote pa fund me duket
Vera sonte mendjen po ma merr
Hija jote ngadale sonte zhduket
O ndoshta zemra jasht e nxjerr

Goten e veres une po pi e vetme
Dhe zjarri ne oxhake po kerrcet
Ndjej te jem ne boten e pertejme
Sikur ti vetem atje mua me pret

Serish gezuar i them murit perball
Dhe goten me duar gati e theva
Oh sot ti mu bere vertet nje mall
E ndaj veten me vere e genjeva

Mire u takofshim ne nje tjeter bote
Se ne kete bote thame lamtumire
Te rri sonte e vetme me duket kote
Ndaj vendosa te dehem duke pire