Wednesday, December 10, 2014

Vjeshte e art

Gjethet e vjeshtes po bien ngadal
E ky pejsazh me duket i par dikur
Shpirti im ne heshtje vuan pa fjale
Mes sfondit te arte duket si pikture

Ti piktur braktisur diku ne nje muze
Si shpirt behesh e behesh dhimbje
Un shpirt i harruar qe as ha e as fle
Si i vetmi rast pa nje rruge zgjidhje

S'di pse sot me erdhe ti si asnjeher
Mes te renave gjethe ne kete vjesht
E thelle shpirti im ty te mban perher
E kurre shpetim nga ty ai s'do kete

Ti me mall erdhe e sot po rri me mua .
Te lutem ti me fole e puthem shume
E lumtur cdo moment te them te dua
Me zemren zjarr une s'dua qe te humb

Si vjesht e art nje dite ti do te shkosh
Si pejsazh i Levitanit e bukura piktur
Ne zemren time perjet ti do qendrosh
Gozhduar me dhimbje si ne nje mure


No comments:

Post a Comment