Tuesday, December 9, 2014

Endacaku

Endacakut i kushtoj nje varg
Tek e shohe vetem atje verdall
Rruges ai ecen kot ashtu larg
Shpirtit s'do donte te kishte halle

Afrohem e shoh e provoj ti flas
I habitur me sheh mua dhe ai
Un mbas tij rrugen nis e marre
Ai nje hap me mua s'do kurrsesi

Lypsar gjith kohes jo s'kam qene
Familje kam patur edhe shtepi
Me flet si ata qe s'ta kan ngene
E une nga pas ndjek hapat e tij

Qeverit shkuan dhe u ndryshuan
Per to une s'votova asnjehere
Te gjitha parajsen me premtuan
Por un endacak mbeta perhere

Miku im m'u dhimbse ne shpirt
Dhe sot akoma me vjen te qaje
Le te bejne ty c'te duan qeverit
Une ngroht ne varge do te mbaj

No comments:

Post a Comment