Kjo dritë s'e ndrin këtë errësirë
E shikoj i flas e pastaj ndalem
Pres të më kuptojë ai më mirë
Honin thelle shpirtit që e vuan
As kjo dritë jo s'e ndriçon dot
Ky qiri mezi dritën po e ruan
Hënë të kthehet s'mundet dot
Kujtojmë sot atë kohë te shkuar
Vitet që s'mund t'i kthejm përsëri
Koha e faljes si perëndi ka kaluar
Ndaj mëkatet do t'mi fale ky qiri
Si perëndi ne i falemi dashurisë
E mendojmë ate te pavdekshme
Po kur na afrojnë ditët e vetmisë
Ajo ikën në një botë të përtejshme
No comments:
Post a Comment