Monday, December 22, 2014

Tutje fshatit…

Tutje fshatit në të dalë 
Ku gjarpëron rruga në zallë
Ku flasin mali me mal
Ku blegërin  delja çobanë 

Atje dielli bën me sy 
Kur zogjtë këngës ja thonë për ty 
Ku atje në moçalishtë 
Ëndrra e vajzës mbetur ishte 

Atje ku njohu ajo djalin 
E netëve krah për krah dalin
Atje ku yjet bisedojnë 
Atje ku shpirtrat dashurojnë 

Tutje fshatit në të dalë 
Ku gjarpëron rruga në zallë 
Ku mali kuvendon me mal 
Ku dashuritë ndjehen të gjalla 

Atje ky shpirti ndjen vetëm mall 
Atje ku kthehemi shum rrallë 
Atje në rrënjët e mia 
Ku mbretëron në fron dashuria


No comments:

Post a Comment