Sunday, December 21, 2014
Këtë fund vit
Po i ndez dhe unë dritat e pemës
Kësaj dhome ti jap pak ndriçim
Si fëmije më shtohet tik taku i zemrës
Me rradhë vendos poçat me shkëlqim
Sot çuditërisht u ndjeva e vetmuar
Dikur fëmijet zhurmonin nëpër shtëpi
Kësaj peme i flas ashtu me fjalë ngatërruar
Kemi mbetur vetëm unë dhe ti
Mban mend i flas me ngadal ?
Se sdua aspak ta mërzis
Në vitet që kaluan lam tek ty mijra fjalë
Sot ti vetëm si statujë rri në mes te shtëpisë
Fëmijët u rritën lodra më nuk duan
Nuk besojnë te babagjyshi i vitit të ri
Me dhurata më stë rrethuan
Sot besimtarë jemi un dhe ti
Ndriçoma shpirtin këtë natë
Këtë fundviti ,me borë mbuluar
Tek ty unë do besoj shum gjatë
Dhe tek babagjyshi që vërtet ka egzistuar
Sot këtë fundvit unë pemën ndriçova
Pa rrëmuje pa zhurmë fëmijësh perqark
Me veten time në qetësi mendova
Vitet më te bukura paskan mbetur shum larg
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment