Dalngadal po zbardh mengjesi
Dhe hena po largohet e pa fjale
Qyteti dritat nje nga nje i shuajti
S'po e shoh me edhe yllin polar
Ashtu menduar dita sot me gjeti
Emrin tend mermerita pa kuptuar
Nje trishtim ne sy sot me mbeti
Tej oqeanit larg ku ti ke emigruar
Dhe rrezja e diellit atje maleve ra
E ndricoi nga larg ato si pasqyre
Dielli ne liqen fytyren e tij e pa
Zot sa e mrekullueshme je natyre
Une s'di si te te quaj kete moment
Te quaj hene a diell a liqen i qete
Me sy te pikturova ne ate vend
Edhe pse piktore nuk jam as vete
Jo s'di vertet si sot une ty te quaj
Shpesh si sirene qe lundron ne dete
Si nje kujtim perjete une do te ruaj
Si nje kenge qe vitesh me cmende
Vitet ikin une ndjej tenden mungese
Ti i vetmi kuptim je per gjithe jeten
Nje dite kur vec shpirti te me mbes
Tek ti do prehem te them te verteten
No comments:
Post a Comment