Saturday, July 25, 2015

Te flesh me yjet ne agim.

" Te flesh me yjet ne agim "
Te dashur miq edhe per pake dite dhe libri do te jete mes jush!

Wednesday, July 22, 2015

Nete kujtimesh

Shtepine e prinderve shita kohe me pare
S'ju duhet me mendova ata kane migruar
Mes kujtimesh ngriva e shkreha ne te qare 
C'trishtim per femijet me prinder te larguar
Shtepine e vjeter e shita tju bleja nje te re
Kur te kthehen t'lumtur te jetojne mendova
Dhe celsat jua dhashe pronareve t'rinje atje
Pac fat m'uruan, ta gezoni dhe une ju urova
Pak dite kaluan e telefoni m'zgjoi ne mesnat
Te na falesh degjoj dhe une mbeta e habitur
Pronari i shtepise me thote se ketu cdo nate
Nje vajze e vogel qane si prej gjumi ngritur
Ndoshta femijeria ime mendova ne moment
Vitet e mia jane qe kane mbetur aty ngujuar
Sa shume kujtime qe therrasin nga ajo jete
E sa malle per prinderit qe larg kane shkuar
Nxitova drejt shtepis se prinderve n'erresire
Leket po ju kthej miqt e mi me duhet shtepia
Ajo vajz e vogel qe qane cdo nate jam une
E hapat qe degjoni jane vellai e motrat e mia
Ndaj shtepis se prinderve jo s'behet mekat
Une kurre me kesaj jete askujt s'do tja shes
Atje femijria ime endet dhomave posht e lart
Dhe sa here te ndjej mall atje do ta therres


Tuesday, July 14, 2015

Une sot po iki

Lamtumir i dashur une sot po shkoj
Kurre kesaj bote s'dua te rri fshehur
Tmerrohem kur ty ne piano te degjoje
Ato tinguj ashtu harruar dhe te zbehur

Ti atje luaje e une e vetmja spektatore
E nje muzike gri pa jete e pa shprese
Ti gjithe jeten doje t'me merrje perdore
E une pran teje e vetme s'dua te vdes

Ne jete muziken nga zoti pata dhurate
E me kenge zemre ushqeva shpirtin tim
Kur pianon degjoj e tmerruar kete nate
Te zhdukem larg nje rruge dua pa kthim

Ndaj sot nje leter lamtumire ty te shkrova
E dhimbje s'ndjeva as vuajtje as mallkim
Ashtu mes lotesh duke vrapuar mendova
Thuam si ta besoj ty te brishtin trupin tim

Ndjenj

Sa i bukur je te them prane teje ne qetesi
E thelle shpirtit tim tjeter gje per ty mendoj
Di qe kjo bote mbushur eshte me dashuri
E po sikur nje tjeter vajze do te doje njesoj

Oh une dukem si nje femije para teje e di
Tii me dukesh kaq i larte kaq madheshtor
Ndaj me xhelozin ngujuar diteve te mia rri
Here behem diell e here shi behem e bore

Nese nje dite do te duhet i vetem te shkosh
Se ndoshta fati per ne ashtu ishte i shkruar
Si anije me vela ti oqeanin do e pershkrosh
Dhe une e vetme do te mbes shpirt i harruar

Saturday, July 4, 2015

Nje leter


Nga libri "Zgjimi i nje endrre "

 Po te nise une sot nje leter 
Ndoshta ti e kupton vete
Un skam kujt ti shkruaj tjeter 
Dhe pse emer s'do te kete

Kur te mbrrij ne vendin tend 
Do e lexosh ti i befasuar 
Miket do sjellesh nder mend
Doren qe mund ta kete shkruar

Nder kujtme ti do t'futesh 
Dhe do merzitesh une e di 
Dhe kujteses do ti lutesh 
Kush ma solli a mund ta di

Ne ato rreshta qe te shkruajta
Fjale dashurie do kete pak 
Shkruajta une aq sa munda 
Per ty ne kontinentin larg

Neper nate ti do shetisesh 
Se dhe gjumi s'po te ze 
Letren s'mundesh qe ta grisesh
Dhe fshehtas syte hedh ne te

Melankolik te bera une sot 
Dhe kurioz ndoshta patjeter
Mos e lodh mendjen me kot 
Ta ka shkruajtur mike e vjetetr

Hapat ndalove nje moment 
Si duket me njohe nga shkrimi 
Mes habise mbete nje cast
Pastaj fluturove nga gezimi

Mike une te kisha harruar 
Nga kjo leter te gjeta perseri 
Dhe pse jam kaq i gezuar 
Mik i vjeter mbetem gjithsesi




Wednesday, July 1, 2015


Kohe letrash


Ah kohe e arte kur ne shkruanim letra
Ajo e bukura e dlirta kohe e dashurise
Here premtime e here ishin genjeshtra 
Atje poshte pemes me lule te qershise
Ne fjale zemre drites henes se praruar
E puthje pa fund dergonim ne cdo leter
E dy adolishent cmendurisht dashuruar
Sikur t'jetonim diku ne nje planet tjeter
Ah kohe e arte kur ne shkruanim letra
Qe dritareve ato shpesh i kishim lene
Dhe flinin ne to te bukurat tonat endrra
Mbuluar yjesh dhe nga e bukura hene
Por vitet shkonin dhe koha lume nxitoi
E une malle ndjeva per kohen e shkuar
Per pemen e qershis qe era lulet i rrezoi
E per letrat plot kujtime nga ne shkruar
Koha ndryshoi dhe jeta shume ndryshoi
Te largta netet kur shkruanim une e ti
Koha kur zemra per zemre bukur shkroi
Ku mbeten letrat qe shkruam nen qershi