Shtepine e prinderve shita kohe me pare
S'ju duhet me mendova ata kane migruar
Mes kujtimesh ngriva e shkreha ne te qare
C'trishtim per femijet me prinder te larguar

Shtepine e vjeter e shita tju bleja nje te re
Kur te kthehen t'lumtur te jetojne mendova
Dhe celsat jua dhashe pronareve t'rinje atje
Pac fat m'uruan, ta gezoni dhe une ju urova

Pak dite kaluan e telefoni m'zgjoi ne mesnat
Te na falesh degjoj dhe une mbeta e habitur
Pronari i shtepise me thote se ketu cdo nate
Nje vajze e vogel qane si prej gjumi ngritur

Ndoshta femijeria ime mendova ne moment
Vitet e mia jane qe kane mbetur aty ngujuar
Sa shume kujtime qe therrasin nga ajo jete
E sa malle per prinderit qe larg kane shkuar

Nxitova drejt shtepis se prinderve n'erresire
Leket po ju kthej miqt e mi me duhet shtepia
Ajo vajz e vogel qe qane cdo nate jam une
E hapat qe degjoni jane vellai e motrat e mia

Ndaj shtepis se prinderve jo s'behet mekat
Une kurre me kesaj jete askujt s'do tja shes
Atje femijria ime endet dhomave posht e lart
Dhe sa here te ndjej mall atje do ta therres

No comments:
Post a Comment