Lamtumir i dashur une sot po shkoj
Kurre kesaj bote s'dua te rri fshehur
Tmerrohem kur ty ne piano te degjoje
Ato tinguj ashtu harruar dhe te zbehur
Ti atje luaje e une e vetmja spektatore
E nje muzike gri pa jete e pa shprese
Ti gjithe jeten doje t'me merrje perdore
E une pran teje e vetme s'dua te vdes
Ne jete muziken nga zoti pata dhurate
E me kenge zemre ushqeva shpirtin tim
Kur pianon degjoj e tmerruar kete nate
Te zhdukem larg nje rruge dua pa kthim
Ndaj sot nje leter lamtumire ty te shkrova
E dhimbje s'ndjeva as vuajtje as mallkim
Ashtu mes lotesh duke vrapuar mendova
Thuam si ta besoj ty te brishtin trupin tim
No comments:
Post a Comment