Saturday, July 4, 2015
Nje leter
Nga libri "Zgjimi i nje endrre "
Po te nise une sot nje leter
Ndoshta ti e kupton vete
Un skam kujt ti shkruaj tjeter
Dhe pse emer s'do te kete
Kur te mbrrij ne vendin tend
Do e lexosh ti i befasuar
Miket do sjellesh nder mend
Doren qe mund ta kete shkruar
Nder kujtme ti do t'futesh
Dhe do merzitesh une e di
Dhe kujteses do ti lutesh
Kush ma solli a mund ta di
Ne ato rreshta qe te shkruajta
Fjale dashurie do kete pak
Shkruajta une aq sa munda
Per ty ne kontinentin larg
Neper nate ti do shetisesh
Se dhe gjumi s'po te ze
Letren s'mundesh qe ta grisesh
Dhe fshehtas syte hedh ne te
Melankolik te bera une sot
Dhe kurioz ndoshta patjeter
Mos e lodh mendjen me kot
Ta ka shkruajtur mike e vjetetr
Hapat ndalove nje moment
Si duket me njohe nga shkrimi
Mes habise mbete nje cast
Pastaj fluturove nga gezimi
Mike une te kisha harruar
Nga kjo leter te gjeta perseri
Dhe pse jam kaq i gezuar
Mik i vjeter mbetem gjithsesi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment